Bota

Edhe Australia do të njohë Palestinën në shtator: Një zgjidhje me dy shtete, shpresa më e mirë për t’i dhënë fund konfliktit

11 Gusht, 10:48| Përditesimi: 11 Gusht, 10:54

  • Share

Foto: Anthony Albanese

Australia do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, pas hapave të ngjashëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri australian Anthony Albanese.

“Një zgjidhje me dy shtete është shpresa më e mirë e njerëzimit për të thyer ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gaza”, tha Anthony Albanese.

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

Palestina është një shtet që ekziston dhe që nuk ekziston. Ka një shkallë të lartë njohjeje ndërkombëtare, misione diplomatike jashtë vendit dhe ekipe që garojnë në gara sportive, përfshirë Lojërat Olimpike.

Por për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë të palestinezëve me Izraelin, ajo nuk ka kufij të dakordësuar ndërkombëtarisht, nuk ka kryeqytet dhe nuk ka ushtri.

Për shkak të pushtimit ushtarak të Izraelit, në Bregun Perëndimor, autoriteti palestinez, i krijuar pas marrëveshjeve të paqes në vitet 1990, nuk ka kontroll të plotë mbi tokën ose popullin e tij. Gaza, ku Izraeli është gjithashtu fuqia pushtuese, është në mes të një lufte shkatërruese.

Shteti i Palestinës njihet aktualisht nga 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së. Në OKB, ajo ka statusin e një "shteti vëzhgues të përhershëm", duke lejuar pjesëmarrjen, por pa të drejtë vote.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Media: U vranë pesë gazetarë të Al-Jazeera! Izraeli pranon sulmin! Australia drejt njohjes së shtetit të Palestinës


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?