Luan Baçi në SPAK, akuzohet nga ish-ortaku se pastroi e fshehu 1.5 mln euro! Deputeti i PD-së i Fierit: Jam i qetë, më kallëzoi një patronazhist (VIDEO)

1 Nëntor, 11:13| Përditesimi: 1 Nëntor, 17:15

  • Share

Tirane-Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë sërish në SPAK deputetin demokrat Luan Baçi. 

‘Një problem që do e sqarojmë kur të dalë’ tha ai duke iu përgjigjur gazetares së Report tv, Keti Banushi e cila po raportonte live lajmin për paraqitjen e Saimir Tahirit sot në SPAK.

Baçi po hetohet për akuzat e rënda të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ndërsa denoncuesi ka dorëzuar për të në Prokurorinë e Posaçme një liste me 48 dokumente.

“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si cështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnë lloj problem.Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë I qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problem. Është mbyllur si cështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim. Ndoshta dhe SPAK për ti bërë qejftin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla,  unë u paraqita' tha ai pasi doli nga SPAK.

Kjo është hera e dytë, që Baçi pyetet në Prokurorinë e Posaccme për këtë cështje, ndërsa vetë organi i akuzës nuk ka dhënë detaje. Baçi u pyet për këtë dosje edhe në maj të këtij viti. 

Por për çfarë akuzohet Baçi?

 Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.

Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 02/11/2024 04:59

    jame i qet thoshte dhe Likja .yy ndyrsira 34 vjecare

    Përgjigju
  • Biku: 01/11/2024 23:21

    Të gjithë këta që bërtasin më shumë, këta janë më të korruptuarit me kak fjalë hajdut.

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/11/2024 17:00

    Kur dalin nga dera e SPAK, kèta vazhdojnè atè ison e kètyre 30 vjetève tè fundit, ku TEATRI I KUKULLAVE jep shfaqje. Kush i padit kèta, èshtè i arushès ose patronazhist. Rrahin edhe gjoksin kèta aty jashtè,,,do ua bèj kèshtu e ashtu kètyre,,,sepse shpresojnè qè TEATRI tè mos ndalet kurrè. Kèshtu u bènè milionerè kèta, ndèrsa Shqipèria, njè kènetè e korrupsionit tè tyre. Ka ndryshuar ca "temperatura e gjellès" tani. Deri dje nuk denjonin as tè venin kur thirreshin. Sot venè dhe ulin kokat si pulat kur hyjnè brènda. Vetèm kur dalin, sa pèr inerci, "kèndojnè" atè kèngèn,,,,partizani nè luftè po shkonte. SPAK iu ka çjerrè maskèn kètyre keqbèrèsve. Vetèm bèjeni o SPAK dhe çlironi vèndin nga kèta hajdutè.

    Përgjigju
  • Xhaja: 01/11/2024 14:51

    Hajt mo ishalla po pastrohet llumi nga te till politikan, kta duan te vin ne pushtet vetem per te shpetuar veten e tyre, se nuk u plas shum per shqiptaret apo per shqiperin.

    Përgjigju
  • Bik: 01/11/2024 13:52

    Dil tani dhe thuaj qe eshte politike siç dhone te gjithe te korruptuarit e pd.

    Përgjigju
    • Pjeter: 01/11/2024 15:34

      Ne fakt po thote,qe kush e ka paditur qenga patronazhist!! Keta te bejne te uletish nga inati jo vetem per per ato qe po akzohen,por per fsktin qe keta hajna,jane ne politike tash 30 vjet, paguen nga taksat e shqiptareve per ti vjedhur pikerisht ata,per ti nençmuar,ofenduar,,duke u vetzgjefhur me radhe pa e marre ne konsiderste vullnetin e shqiptareve!!!

  • Emigranti: 01/11/2024 12:51

    Leri llogjet por nxir parat qe ke vjedhur Boll na cat bythen ju qelbesira E filluat me xhinse e me 2+1 shpia dhe ta nuk u diheta sa vila keni dhe sa llogari bankare keni neper bote

    Përgjigju
  • Ridi: 01/11/2024 12:47

    Ehhh Baci tani you ben by*ha pse, pse, po eshte shume vone. Shikoni keto jane kategorija qe mbeshtesin Salen, ne Shkoder ne themi "shif e shkruj". Po kenaqemi metevertete shume duke pare fundin e ketij llumi.

    Përgjigju
  • PD & HAJDUTËT: 01/11/2024 12:37

    Ha ha edhe një fytyrë HAJDUTI

    Përgjigju
  • Tani: 01/11/2024 11:58

    Pse nuk ja vene prangat ketij homos qe lyen floket?

    Përgjigju
  • papahoxhaj: 01/11/2024 11:37

    Leon, rrespekt per kapacitetin tend intelektual, jeni kuazi nje kalkulator human. Spikat komunikimi milimetrik, me koherence te larte intuitive si dhe shprehi te gjuhes se trupit ne stature lideri.

    Përgjigju
    • Hajdari: 01/11/2024 13:29

      Ore po a e dine te pakten kto ca do te thote patronazhist? megjithate duhet ta dijne se jane deputete dhe me shkolle kta zagara.

    • Mara emigrante ne Itali: 01/11/2024 12:12

      Eshte thirur per pastrim parash dhe vjedhjet qe ka bere luani i Fierit me biznesin e tij .nuk flasin per veten e tyre qe sollen banda qe ne 1992-1993 , banda komandoheshin nga personat e pd .a e degjuat gjelin e Peqinit te SokolBalla kur tha qe kur ishim ne ne pushtet proponiamo qe fshatarit ti jepnim na 5000 lek te vjetra qe te mbillnin ullinj ti genjenim me leke se me vone fitonim me shume frutet i marim pas 5 vitesh .dhe familja e tij nuk kishte mare , po bizneset keta karabushe me çfar i ngriten Luana duheh te ishte ne burg .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?