Edhe Margarita Xhepa kundër nismës së PD-së për ndalimin e filma të komunizmit (VIDEO)

13 Shtator 2022, 21:17| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 21:28

  • Share

 

Biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një video krah artistes së madhe, Margarita Xhepa dhe kanë folur për projektligjin e PD-së që kërkon të ndalojë veprat që i shërbyen propagandës komuniste. Margarita Xhepa mbështet mendimin e biznesmenit, i cili është rreshtuar kundër kësaj nisme.

Gjergj Luca: Sot kam pasur që të më vizitojë një nga legjendat e kinematografisë , jam i emocionuar, po pimë një kafe dhe unë nuk kam ditë, po më shpjegonte se si është propozuar një projektligj për të fshirë të gjithë memorien  kombëtare të Teatrit, të kinematografisë, të kombit të shpirtit të Shqipërisë
Margarita Xhepa: Bravo
Gjergj Luca: Po ju pyes a mund të fshihet kjo memorie, a mundet që këta njerëz të fshihën, e të mos i studiojnë brezat
Margarita Xhepa: E të harrohen
Gjergj Luca: Ky është rup dhe nuk do të lejoni kurrë këtë lloj kinezerie
Margarita Xhepa: Të lutë goja, kemi shumë për të të thënë, kemi një jetë të tërë me Ndrec Lucë, Gjergj Luca, djali i Ndrec Lucës, aktor i madh gjigand, që kam pasur fatin të luaj në disa role, edhe në Pyllin e Lirisë,
Gjergj Luca: Po unë nuk jam pak more bir
Margarita Xhepa: Po unë nuk jam par more bir, kujtimet më të mëdha më të paharrueshme
Gjergj Luca: Teta Margarita e ka lënë një ikoninë, djalin Cimin
Margarita Xhepa: Që ia ka kaluar mamës dhe kjo është kënaqësia. Mamës nuk e di a ia kaluar dot
Gjergj Luca: Por të të matet me hijen e mamës, e ka pasur të vështirë

 


Lajmi kryesor:

PD propozon të ndalojë veprat që i shërbyen propagandës komuniste, Mevlan Shanaj: Censurë në art?! Merruni me ndonjë aventurë tjetër


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?