Partia Demokratike përmes një projektligji ende në proces, kërkon të vendos një gurëthemel në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Projektligji “Për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar”, synon të ndalojë, çdo mjet komunikimi, qoftë vepra krijuese intelektuale, që do të gjykohet sot, se në atë kohë i ka shërbyer propagandës komuniste.
Imazhe, monumente, lapidare, emërtime, vepra të muzikës, baletit, artit pamor e më gjerë, çdo gjë që do të gjykohet se ka përcjellë informacion të pavërtetë dhe në shërbim të diktaturës, është pjesë e listës. Madje, shkohet më tej, duke e lënë të hapur mundësinë për marrjen e masave të tjera ligjore në emër të drejtësisë.
Neni 9 i këtij projektligji ndalon dhe heq nga qarkullimi çdo vepër me përmbajtje me propagandë të hartuar para ligjit, dhe nuk lejon prodhimin e mëtejshëm të tyre. Me veprat audiovizuale ndodh po njësoj, ndalohet transmetimi, përmbledhja e përdorimi i tyre.
Krijimet nuk ndalohet vetëm kur ato i shërbejnë edukimit për krimet komuniste, mbahen në muze, ekspozohen, përdoren në kontekst ndërgjegjësues në tekstet akademike, leksione etj. Penalizmi në rast shkeljeje të këtyre kufizimeve shkon nga 100 deri në 200 mijë lekë.
Grupi i punës që ka punuar për paketën e dekomunistizimit përbëhet nga Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, sekretarja e PD-së për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole, Drejtorja e Fondacionit për Liri dhe Demokraci pranë PD-së Enriketa Papa si dhe Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, Marash Logu.
Për zbatimin e këtij projektligji, siç citohet në relacionin shoqërues të firmosur nga 18 deputetë, mes të cilëve edhe ish lideri i PD-së Lulëzim Basha, nuk do të krijohen organe të tjera shtetërore. Autoriteti Qendror, sipas tyre që do të merret me zbatimin e tij, do të jetë Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ndonëse në grupin hartues nuk ka pasur asnjë anëtar të kësaj strukture.
Vetë kineasti Mevlan Shanaj ka reaguar, duke e konsideruar të gabuar vendosjen e drejtësisë për krimet e diktaturës, duke censuruar artin e realizuar në atë kohë.
“Më thanë që Alibeaj paska propozuar në Kuvend ndalimin e filmave të para 90 ! Nëse është kështu, (siç edhe po më kërkon media të prononcohem).... si themelues i PD, ndiej trishtim të konstatoj këtë kërkesë absurde nga PD. Ju them këtyre PD- istëve, se këtë ide, mes shqiptarëve nuk e përkrahin as 3 % e popullatës... Duket që po me këtë përqindje do ndahen zgjedhjet e ardhshme nëse hidhni teza te tilla. Korrigjoni shënjestrën nëse seriozisht mendoni se duhet ndryshuar Shqipëria! Kjo mendësi është pa asnjë vlerë ndryshimi! Do të ndodhë të shtohet shikueshmëria si për çdo gjë të ndaluar! Shoqëri e çuditshme, kaq shume të dashuruar këta politikanë me censurën në Art! Koha e ka bërë shkëlqyeshëm përzgjedhjen dhe seleksionimin. Merruni me ndonjë aventurë tjetër! Populli di vetë çfarë zgjedhë, nuk mund t'i imponohet asnjë instrument politik”, shkruan regjisori në rrjetet sociale.
Vetë ky Institut (ISKPSH) në raportin që i paraqet Kuvendit lidhur me studimin dhe vlerësimin e veprimtarisë Komuniste jep rekomandime të tjera për lustracionin, duke u fokusuar tek plotësimet ligjore për dënimin e veprave penale të kryer në diktaturë, punësimin në administratë, ndalimin e promovimit të propagandës etj. Ndërsa sa i përket veprave të realizuara në atë kohë, kërkon të ndalohen veprat që glorifikojnë partinë komuniste dhe anëtarët e saj, si dhe të rregullojë mënyrën e shfaqjes të prodhimeve propagandistike të regjimit komunist.
Postimi i aktorit
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Relacion i prligjit
Biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një video krah artistes së madhe, Margarita Xhepa dhe kanë folur për projektligjin e PD-së që kërkon të ndalojë veprat që i shërbyen propagandës komuniste. Margarita Xhepa mbështet mendimin e biznesmenit, i cili është rreshtuar kundër kësaj nisme.
Gjergj Luca: Sot kam pasur që të më vizitojë një nga legjendat e kinematografisë , jam i emocionuar, po pimë një kafe dhe unë nuk kam ditë, po më shpjegonte se si është propozuar një projektligj për të fshirë të gjithë memorien kombëtare të Teatrit, të kinematografisë, të kombit të shpirtit të Shqipërisë
Margarita Xhepa: Bravo
Gjergj Luca: Po ju pyes a mund të fshihet kjo memorie, a mundet që këta njerëz të fshihën, e të mos i studiojnë brezat
Margarita Xhepa: E të harrohen
Gjergj Luca: Ky është rup dhe nuk do të lejoni kurrë këtë lloj kinezerie
Margarita Xhepa: Të lutë goja, kemi shumë për të të thënë, kemi një jetë të tërë me Ndrec Lucë, Gjergj Luca, djali i Ndrec Lucës, aktor i madh gjigand, që kam pasur fatin të luaj në disa role, edhe në Pyllin e Lirisë,
Gjergj Luca: Po unë nuk jam pak more bir
Margarita Xhepa: Po unë nuk jam par more bir, kujtimet më të mëdha më të paharrueshme
Gjergj Luca: Teta Margarita e ka lënë një ikoninë, djalin Cimin
Margarita Xhepa: Që ia ka kaluar mamës dhe kjo është kënaqësia. Mamës nuk e di a ia kaluar dot
Gjergj Luca: Por të të matet me hijen e mamës, e ka pasur të vështirë
Te pakten edhe aktoret qe kan lozur keta filma te bejn nga 2 vjet burg,,,edhe mos ti japi televizori me se kan deskritituar ne ballistat qe jemi shtylla e kombit
PërgjigjuO ALI-MUTI,,O ZOG GOMARI,O FIERAK IDIOT,,,,FILMAT SHQIPTARE NA KANE MBAJTUR GJALLE NE DIKTATURE,,,,,TE PJERRSHA TRUTE,,,ME DEBILA SI TI DHE SALI BERISHA PD DO RRIJE NE OPOZITE DHE 100 VJET.....
PërgjigjuKam mendimin qe vepra te tipit emri enver ne malin e beratit e gjera te tilla te ngjashme duhet te hiqen,se per hir te vertetes fyejne ata njerez qe e kane vuajtur me pa te drejte ate periudhe. Per artin dhe kinematografine jam pjeserisht dakort.
PërgjigjuJam komuniste or Mevlan e ne fakt duhet te hiqen te gjithe krijimtarit, filmat dhe festivalete gjithcka te periudhes komuniste Pse jo ti je me PD, dhe njeri me shume Vlera bashke me bashkeshorten tende te nderuar Natasha Lakon por duhet eleminuar, mjafton te lem Saliun , qe ti e deshe aq shume, te pasurohet politikani, te marrin hapsira frogs dhe prostitucioni , korrupsioni dhe gjithe te mirat qe na solli demokracia sepse Nexhmijen Hoxha vdiq me te levizje Iliria dhe me fukarallek te papare Kur e nxorren nga Pularia e Tiranes e pra ca duhet ti mbaj me krijimet e Kominizmit ti flasim njehere e pergjithmone krijimtarine dhe veprimtarine 50 vjecare dhe te mbajme arritjet dhe sukseset e arritura 30 vjecare.
PërgjigjuO Alibeaj po kapitalin e Marksit do t'a heqësh nga qarkullimi,se ai është gur themeli i atij sistemi.
PërgjigjuFilmat e para 90 jane po aq te bukur sa edhe brezat e rinj i kane mesuar batutat e tyre. Psh. O Sali e regullove ‘PD’ po . Beji shurren bahçes.
PërgjigjuGjejini ku vajten parate e fajdeve, kush vrau nismetaret e UCK ne Tirane,kush beri 97,Gerdecin e me radhe dhe pastaj e hedhim ne referendum mqse kapot e liripede'se e kane shume qejf kete term, po ta fitojne hallall dufeku Mekes dhe I Bamkes bashke
PërgjigjuPo pse shumica vendos ça filmi shoh une????!!!!! Ç'është mo ky referendum!!!??? Demokraci do te thote te respektosh ne thelb te drejtat e njeriut, prandaj thuhet ne numrin njëjës pra të drejtat edhe të një njeriu të vetëm. Çfarë e dallon këtë palo ligj që sugjeron pseudo PD nga koha e Enverit kur të plasnin në burg vetëm se dëgjoje Beatles??? Kinezeri të kohës së Mao Ce Dunit
Në fakt nga qarkullimi duhet të dal PD se nuk i duhet e nuk i vlen askujt, i ka ikur koha si është katandisur.
Përgjigjukjo nisme e PDhjese me ngjan shume me revolucionin kulturor Kinez. THoni po deshet qe keta nuk jane pasardhes te komunizmit. Plotesisht dakort me Shanajn!
PërgjigjuEshte projektligj antikushtetues sepse kufizon pa arsye lirine e shprehjes, shtypit dhe te organizimit politik. Krijon nje organ censure qe merr vendime qe nuk apelohen dot. Do ndalonte shkrimaret, historianet, kineastet te benin punen e tyre per te trajtuar nje periudhe shume komplekse te historise shqiptare (jo vetem monizmin, por edhe periudhen e luftes). Per shembull, do ta bente te pamundur te beje nje film per Qemal Stafen ngaqe ka qene figure kyce e PKSH. Do ndalonte filmin Dr. Zhivago meqe ka nje sekuence ku kendohet Internacionalja. Ndoshta autoritetit mund t’i teket te ndaloje edhe kengen Bella Ciao meqe me se shumti e kane kenduar komunistet gjate luftes. Projektligji pervecse antikushtetues eshte edhe krejtesisht i panevojshem. Ne Shqiperi eshte veper penale te nxitesh dhunen ndaj nje grupimi njerezish dhe te kerkosh permbysjen e rendit kushtetues me force. Nese ka fansa te Enver Hoxhes qe i kryejne keto vepra penale asgje nuk e ndalon Prokurorine qe t’i ndjeke penalisht.
PërgjigjuE keqja nuk na vjen nga filmat,por nga korrupsioni dhe trafiqet.
PërgjigjuFilmat e kohes monizmit ishin edukativ dhe me artista te nivelit shume te larte. Dhe te huajt qe vinin ne shqiperi mbas vitit 91 merrnin kaseta me filma shqiptare
Përgjigju