Florjan Binaj

Politikë

Edhe Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës: Zëri i qytetarëve të lirë

6 Tetor, 20:03| Përditesimi: 6 Tetor, 20:08

  • Share

1759774055_florjanbinaj.jpg

Nisma Thurje ka vendosur të mbështesë Florjan Binajn si kandidat të pavarur të opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Kreu i saj, Endrit Shabani, ka bërë të ditur vendimin e Kryesisë dhe arsyeja e mbështetjes së Florjan Binajt është për faktin se me aktivizimin e tij ka qenë në anën e qytetarëve.

Reagimi i Endrit Shabanit:

Florjan Binaj, zëri i qytetarëve të lirë

Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.

Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florjan Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm.

Si aktivist, Flori ka treguar përkushtimin të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve. Me të kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale.

Si gazetar Flori ka treguar guximin për të denoncuar korrupsionin. Ai ka folur hapur, pa filtra. Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe pavarur.

Tirana ka nevojë për një frymë të re, për njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar.

Prandaj, jemi të bindur si kryetar bashkie Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Si këshilltar bashkiak, për mua do të ishte nder të punoja me kryetarin Florjan Binajn për të siguruar ushqimin në shkolla, për transportin publik dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës.

 


Lajmi kryesor:

PD e dëshpëruar, kandidon Florjan Binajn! Berisha për të mundur Edi Ramën, përdor imitimin e tij


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?