Në Vaqarr nuk u gjet një lokomotivë për të nisur trenin bullgar. Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se mungonin 130 mijë fletë votimi të papërdorura, KAS verifikoi 233 kuti në magazinën në Vaqarr ku ruhen materialet zgjedhore. 99,455 fletë votimit që ishin të papërdorura gjatë zgjedhjeve të 11 majit u gjetën brenda kutive të posaçme. Me vendim të dy anëtarë të PD në KAS, u urdhërua hapja e 233 qendrave të votimit, ku komisionerët kishin shënuar në kutitë e posaçme “zero” ose “vizë” tek specifikimi i fletëve të papërdorura.
Siç rezultoi edhe nga verifikimi, në kuti u gjetën të gjitha fletët e votimit të papërdorura, për të cilat KQZ përmes një letre e sqaroi se 99,455 fletët mungonin nga 233 Qendra Votimi që ishin shkruar me "zero" në procesverbale. Pjesa tjetër, KQZ sqaroi se ishin 27.340 fletë të votimit elektronik që u aplikua në 74 QV dhe 5368 të papërdorura në 1,380 QV që ishin pasqyruar me gabime në disa procesverbale. Shifra këto, që bashkë me mbi 99 mijë fletët e gjetura këtë të enjte gjatë verifikimit në magazinën e materialeve zgjedhore të KQZ në Vaqarr, përbëjnë 130 mijë fletët që PD pretendonte se u përdorën për trenin bullgar.
Kështu rrëzohet alibia e PD për manipulim të procesit zgjedhor dhe hapja e kutive vërtetoi edhe një herë se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor nga ana e komsionerëve të cilët pas përfundimit të zgjedhjeve, në procesverbale kanë shënuar zero fletë votimi të papërdorura dhe jo numrin e saktë për secilën kuti përkatëse.
Kërkesa për hapjen e kutive u bë u mbështet vetëm nga dy anëtarët e opozitës në KAS, Ledio Braho e Elvis Çefa. Procesi i verifikimit nisi që në orët e para të mëngjesit, prej orës 09:00 dhe zgjati deri në mesditë, ku u hapën një për një të 233 kutitë për 11 qarqet e vendit, përveç qarkut Kukës.
Hapja e kutive të materialeve zgjedhore u monitorua që në nisje nga vëzhgues të Partisë Socialiste. Demokratët që kishin ngritur këtë shqetësim, nuk sollën monitorues në fillim të procesit. Të dërguarit e opozitës erdhën në magazinën e KQZ në Vaqarr afro 3 orë më pas. Ata nuk bënë komente për procesin.
2. Dibër
3. Gjirokastër
4. Korçë
5. Lezhë
6. Shkodër
7. Fier
8. Berat
9. Durrës
10. Tiranë
11. Elbasan
Komente
