Politikë

Edi Rama: Do të nisë regjistrimi i hapësirës publike! Zona rrotull godinës, i përket të gjithë bashkëpronarëve

3 Tetor, 11:55| Përditesimi: 3 Tetor, 12:33

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tashmë një ligj i ri do të hyjë në fuqi. Bëhet fjalë për regjistrimin e pronës publike për çdo ndërtues që do të ndërtojë një godinë, qoftë për bllok apartamenteh apo bizneses, duke bërë me dije që zona rreth e rrotull ndërtimit, do të jetë pronë publike e të gjithë bashkëpronarëve të komunitetit.

“Nuk do te lejohet që të futen njerëzit në apartament pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipoteka. Futen në apartament që janë në shtëpinë që e kanë paguar me kursimet por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme.

E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë. Që nga arkitektët deri tek Agjencia e Zhvllimit të Territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe me ujë. Ky bllok hyn tek ligji për kontrollin dhe disiplinim e ndërtimit. Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ku janë rregullim , inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike.

Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Që domethënë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës nuk është më pronë private, është publike. Nuk mundtë ketë aty gardhe e zhvillime të tjera për privatin pasi vetë koncepti i shfrytëzimit të pronës domethënë nga kjo në ti mund të shfrytëzosh ka dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve.

Në këtë të fundit janë bashkëpronarë si komunitet., është hapësirë publike. Kjo bën që të jetë shumë të qatë të gjithë ata që sot janë zaptues të hapësirave publike dhe ata të gjykatës të cilët në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq nga paraja, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije dhe i japin dhe të drejtë zaptueseve. Nuk mundet askush ë pretendojë se ka pronën e vet se me parë i ka marrë asaj prone të gjitha të ardhurat si pasojë e një zhvillimi”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Listë e zezë për shkelësit, askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti


K.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?