TIRANË- Shefi i qeverisë, Edi Rama prezantoi të gjitha masat e marra për forcimin e kontrollit mbi territorin dhe mbrojtjen e hapësirave publike. I shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Rama vuri edhe njëherë “pikat mbi i” për ndërtuesit dhe zaptuesit e hapësirave publike.
Për çdo ndërtim që tejkalon lejen në masën 2%-10%, shtesa e bërë pa leje do të konfiskohet për interes publik, për t’u përdorur për zyra, apo për strehim special. Në rastet kur leja tejkalohet mbi masën 10% konfiskohet i gjithë ndërtimi për interes publik. Të gjitha hapësirat publike do të regjistrohen në një regjistër, ndërsa një tjetër do të jetë edhe për lejet e ndërtimit.
Me qëllim kontrollin e territorit do të ketë monitorime në kohë reale përmes teknologjisë, me dronë, apo GPS e kamera në kantieret e ndërtimit që mos të devijohet nga lejet e ndërtimit. Vijat e kuqe ua kujtoi edhe njëherë të gjithë ndërtuesve, të cilët nëse do shkelin lejet, emrin e tyre do ta gjejnë në një listë të zezë, e cila do të jetë publike dhe për 5 vite nuk do të marrin më leje. Në listën e zezë s'do jenë vetëm ndërtuesit, por edhe administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët. Këta të fundit do të përballen edhe me përgjegjësi në rast se devijohet leja e ndërtimit, të cilët jo vetëm do të përballen me përgjegjësi penale, por do t’u hiqet licenca për 5 vite.
"Për shkak se arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga projekti dhe ndërkohë nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit. Duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit dhe me përgjegjësinë për çdo devijim, bëhet e pamundur që çfarëdo presioni nga ndërtuesi të funksionojë mbi arkitektin ", tha Rama.
Të gjitha këto rregulla për disiplinimin e ndërtimeve dhe kontrollit të territorit kanë hyrë në fuqi përmes një Akti Normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa vetë kryeministri Rama prezantoi masat të ndara në tre faza, nga formalizimi i çdo hapi të një ndërtimi, përcaktimi fazave të kontrollit e deri te përgjegjësia penale për çdo hallkë.
Në asnjë rast, qytetarët nuk do të lejohen të futen në banesa pa përfunduar objekti dhe pa u pajisur me hipotekë. Për të gjitha objektet në ndërtim, nuk do të ketë lidhet uji dhe dritat, pa u marrë certifikata e përdorimit.
“Nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje”, theksoi kryeministri Edi Rama.
Çdo metër tokë rreth pallateve nuk do të mund të konsiderohet më private.
“Nuk mundësh të vesh një gardh rreth e qark pronës në kat të parë dhe të rrisësh bagëti....Janë të pafundmë ata që blejnë apartament dhe u del një që sharron me sharrë. Padyshim që mund të ketë aktivitete të ndryshme por e para duhet të jenë me leje dhe e një kategorie që nuk shqetësojnë të tjerët....Muret rrethuese do të duhet t’i nënshtrohen modeleve tip. Nuk mund të jetë Shqipëria evropiane që muret rrethuese janë pa asnjë lloj sensi të zhvillimit të brendshëm urban”, u shpreh Rama.
Institucionet kontrollore në terren do të caktojnë një person që do të përgjigjet për çdo ndërtim. Dhe masat parashikojnë që çdo punonjës që ka ndërtuar pa leje do t’i ndalohet që të punojë 7 vite në shtet.
Kryeministri njoftoi se në Akt Normativ parashikohet që në rastet e flagrancës vendimi i autoriteteve për prishje të ndërtimeve pa leje të mos pezullohet administrativisht.
Kryeministri Edi Rama tregoi edhe një rast të një gruaje që kishte denoncuar se shtëpia që kishte blerë kishte rezultuar komplet ndryshe nga projekti që kishte parë. Rama tha se ndërtuesi ia kishte shitur banesën me ballkon, por jo dera e ballkonit në fakt ishte një derë që e nxirrte atë në rrugë. Rama paralajmëroi gjithashtu edhe masë kundër kondicionerëve që i cilësoi si "bubuzhela" në fasadat e ndërtesave.
“Dhe kur shkojnë paguajnë ndërtuesi, se kisha një rast konkret para dy ditësh me një karagjoz. Ndërtuesi i tregon projektin dhe shikon njeriu mblidhet gjitha familja e sheh projektin gjithë gëzim, projekti shkëlqen me pemë e ndriçim dhe paguan. Kur shkon atje, ajo godina nuk ngjan me atë që ka parë në fotografi. Është e shëmtuar, e dyta, futet brenda dhe nuk merr dot hipotekën sepse ai ndërtuesi ka shkelur të gjitha kushtet e lejes. Se do t’i marrë me vete në varr ato metrat katror që ka bërë. Kjo është kostoja që më intereson, jo se do t’i rritet x e y se do të bëjë shtesa. Se nuk i dalin 100 vila, do të bëjë dhe 20 pa leje. Para dy ditësh fola me njërin, e mora vetë se kishte bërë edhe të fortin inspektorëve, ia kishte shitur apartamentin një zonje me ballkon. Nuk kishte ballkon. Ajo me të drejtë thoshte ja ku është, kishte bërë denoncimin. Ma çoi edhe mua, ja ku është çfarë kam blerë, një godinë me tre kate dhe në të parin me ballkonin dhe ja cfarë kam marrë, një godinë me bubuxhela se kështu iu them atyre kondicionerëve që i vënë nëper fasada. Do t’ia heqim të tërë kondicionerët në fasada, ata që janë akoma në proces. Dhe ia kishte nxjerrë apartamentin në rrugë. Derën e ballkonit, ia kishte bërë derë për të dalë nga shtëpia në rrugë. Këto janë kostot që kam merak unë. Jo të atij tipit që o do të bëj ballkonin ose do të hyjë në listën e zezë.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për bashkinë që ka dështuar për operacionin e lirimit të hapësirave publike. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një bashki apo një tjetër, por për një “kancer” që ka prekur të gjithë vendin. Për këtë, Rama drejtoi gishtin drejt PD-së dhe Sali Berishës si shkaktar, ndërsa shtoi se ky fenomen është tkurrur, por do ende punë për ta shkulur plotësisht.
“Është një pyetje prapë frigoriferi se nuk bëhet fjalë se ka dështuar një bashki apo disa. Ky është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga PD e Shqipërisë, që të jemi të qartë. Edhe udhëheqësi legjendar që thoshte se Bathorja është mrekullia e tetë e botës se është qyteti i parë në historinë e botës i ndërtuar pa leje. Është fjalim historik elektoral. Nuk është një, dhe që thoshte se në Lanë po ndërtojmë Zvicrën shqiptare. Ky kancer është luftuar në vijimësi dhe është fiksimi im ky kancer që kam filluar ta luftoj që ditën e parë, por çfarë ka ndodhur është tkurrur por nuk është shëruar. Pra, nuk jemi sot në kushtet që të jemi të qartë se shumë kush është kjo histori akoma. Kjo është pjesë e një procesi se nuk jemi në kushtet kur vetëm, nga Lana kemi hequr 132 mijë ton mbetje inerte vetëm nga dy rripat e Lanës. Sot nuk jemi në këto kushte, sot janë struktura të çmontueshme. Ka edhe pa leje por janë bërë kate pa leje por janë të gjitha të sekuestruara dhe në bazë të ligjit, janë detyruar t’u blejnë me çmimin e tregut vetëm për një arsye. Edhe këtë parablerjen e hoqëm tani. Kush bën të re nuk do të jenë në gjendje të marrë njerëzit e tij si Hamasi. Tani konfiskohen. 4 mijë e kusur metra te syri i Tiranës është bërë kontrata do t’i marrë shteti”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për etiketimin e vendit si “lavatriçe” e pastrimit të parave. Kryeministri përmendi se Tirana në 95% të rasteve përmendet nga mediat ndërkombëtare si një vend i jashtëzakonshëm për t’u vizituar, por shtoi se nga një 5% që flet për “lavatriçe e frigoriferë”, siç theksoi ai.
Rama përmendi gjithashtu edhe intervistën e parë me një gazetare të huaj kur u bë ministër Kulture, e cila i kishte thënë se Tirana ishte i pari në vend që kishte vizituar kur nuk mund të bënte dot një foto për shkak të gjendjes së saj. Por nga ajo kohë, tha kryeministri, vendi ka ndryshuar shumë për mirë.
Rama tha se nuk shqetësohet për kostot e pasojave që mund të kenë ndërtuesit nga shkeljet, por vetëm për kostot me të cilat përballen qytetarët.
“E para, Tirana është si kurrë më parë në media ndërkombëtare si një kryeqytet në zhvillim, për t’u vizituar, me arkitekturë të admirueshme, për shkak të disa veprave arkitektonike etj. Natyrisht që siç ka 95% të artikujve në media që flasin për këtë Tiranë, ka edhe një 5% që flet për këto historitë e lavatriçive. Por unë nuk merrem as me lavatriçe e frigoriferë por merrem me Tiranën dhe Shqipërinë që po transformohet dita ditës dhe që është në sytë e të gjithë ky transformim. Edhe në Danimarkë kur ishim dje, për iu them që akoma ma përsërisnin sa bukur Tirana, sa bukur kaluam…Tirana, Tirana. Imagjino një kryeqytet kur kur unë kam pritur gazetaren e parë të huaj si ministër kulture, një gazetare italiane e revistës Panorama. Më ka mbetur gozhdë ajo që më tha sy ‘Ky është i pari qytet që shoh në jetën time ku nuk bëj dot një fotografi’… Unë besoj që të quhesh sy nuk do të thotë te kesh ekskluzivitetin të punosh me gojën sa herë të shkoj mendja, ndërkohë që këtu merret mikrofoni, bëhet oyetja, jepet përgjigjia dhe vazhdohet. Kjo është përgjigjia ime për çështjen e frigoriferit. Sa i përket pyetjes së dytë të kostove. Ca domethenë kjo pyetje? Është si puna e një debati që kam dëgjuar në Komisionin e Ligjeve që donin gjoba sociale, pra gjobat që kishim propozuar për shkeljet e rregullave të qarkullimit ishin shumë të larta dhe disa deputetë të frigoriferit i kërkonin gjobat sociale. Ka një gjë të thjesht në këtë punën e kostos, mos bëj shkelje dhe s’ke arsye të kesh kosto, mos ndërto pa leje dhe s’ke arsye të paguash për krimin që ke bërë. Mos shto jashtë lejes sipërfaqe dhe nuk ke kosto, kur të vijnë dhe ta konfiskojnë. Mbi të gjitha kostot e ndërtuesve nuk më interesojnë fare. Ajo që më intereson është kostoja e qytetarëve që paguajnë me kursimet e jetës së tyre dhe marrin edhe kredi për të marrë një shtëpi.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se do ta çojnë deri në fund aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se duhet t’i japin hapësirë bizneseve që të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
“Ky është një proces që duhet ta çojmë në fund dhe t’i japim fund çmontimeve që paskan qenë të pafundme. T’i japim hapësirë edhe bizneseve që të ushtrojnë aktivitet në hapësirën që iu takon, siç e kanë qytetet europine. Dhe të iu japim hapësirën që me projekte mund të krijojnë hije, dhe të jenë në vizionin e Rilindjes Urbane”, tha Rama.
Po ashtu Rama tha se makinat e sekuestruar që nuk janë në gjendje pune, do të shkojnë për skrap.
“Duhet të mbajmë makinat mbi shpinë? Ato do shkojnë për skrap. Ato që janë normale do ti kalojnë shtetit, ato të tjerat do të shkojnë në skrap”.
Po ashtu Rama tha se kush abuzon me ndërtimet do të futet në listën e zezë. Sipas kryeministrit, ndërtuesit duhet të tregohen të kujdesshëm.
“Lista e zezë është në fuqi si normë, kushdo që po ndërton tani, është subjekt i listët së zezë. Pra lista e zezë nuk fillon që nesër. Ata që marrin leje, duhet të jenë të kujdesshëm, se toleranca do të jetë zero. Pavarësisht se kur goditet ndonjë emër i njohur, emri nuk del në media. Për sa i përket çmimit, ne po krijojmë Agjencinë Kombëtare të Planifikimi Urban dhe Strehimit”, tha Rama.
Planin e ri për kontrollin e territorit, kryeministri Edi Rama thotë se do t’ia çojnë të gjithë gjykatësve, noterëve, inxhinierëve e të gjithë ndërtuesve. Rama tha se gjykatësve do tu vënë në dispozicion edhe ekspertë, ndërsa me ironi tha se për ata që nuk dinë as shkrim e as këndim do u çojnë edhe një lexues.
“Do t’ia çojmë gjykatësve, se edhe ata janë shumë të zënë dhe kanë shumë ngarkesë dhe nuk kanë kohë ti lexojnë, atyre do ua bëjmë edhe me shpjegime se është fushë specifike që shpesh herë nuk e kuptojnë dhe do ua çojmë me emër- mbiemër çdo gjykatëse të Administratives të gjitha ndryshimet dhe shpjegimet do u vëmë në dispozicion edhe ekspertë në rast se kanë nevojë. Uroj që masat në dhomat e këshillimit dhe s’e kanë idenë për ca bëhet fjalë dhe marrin masa sigurime që i bien ndesh një komunitet, dhe thotë komuniteti ja korrupsion, vetëm se ia vënë gishtin e korrupsionit institucionit që duhet ta heqin atë çiban aty, ndërkohë që korrupsionin e bën dikush tjetër. Do ti publikojmë të gjitha këto edhe për dijeninë e publikut, do ua çojmë të gjithë arkitektëve, studiove, noterëve, ndërtuesve, inxhinierëve. Atyre që nuk dinë shkrim e këndim, do tu vëmë në dispozicion edhe një lexues në rast se duan. Askush mos të thotë nesër nuk e dija e drejta e komunitetit duhet të triumfojë dhe asnjë lloj forcë e verbër nuk mund të marrë peng asnjë familje të vetëm duke i ndezur furrën poshtë krevatit dhe jo më të marrë peng një lagje të tërë, duke vënë traun apo vazo lart e poshtë, apo duke ngritur pergolatat e hekurit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, u pyet për oraret e punës nëpër kantieret e ndërtimit, që shpeshherë janë kthyer në një “dhimbje koke” për qytetarët.
“ Oraret e kantiereve nuk janë çështje ligjesh e Kodesh, por janë rregulla që vendosen nga autoritetet vendore, por është provuar edhe natën dhe ditën. Ditën jo se na bllokohen rrugët, natën se kemi zhurmë. Tani ndonjë mundësi të tretë që nuk është as ditë e natë nuk ka por është çështje e autoriteteve vendore dhe sa më shumë hapësira t’u jepet të mund të ndërtojnë aq më shpejt do të ndërtojnë sa më shumë t’u ngushtojnë hapësirën, nuk është çështje e qeverisë.”, tha Rama.
Ndërsa pyetjes se nuk do të ketë asnjë masë pezullimi nga gjykata që do të pengojë punën e autoriteteve në rast shkeljesh për ndërtimet, Rama tha:
“Duhet ta lexoni me vëmendje dispozitën të detajuar siç është, dhe është plotësisht ligjore.”
Shefi i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se planin e masave të reja, parashihet që nëse një punonjës shteti do të konstatohet se ka kryer ndërtime pa leje, përveç përballjes me masa administrative apo penale, do t’i ndalohet të punojë në shtet për 7 vite.
Ndër të tjera, Rama bëri me dije se çdo ndërtim që do të ndodhë në Shqipëri, do të ketë persona përgjegjës që do të japin llogari për çdo shkelje të lejes apo çertifikatë false të hartuar dhe gjatë punimeve paraprake.
Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se ndërtimet pa leje kanë ardhur në këë pikë nga Partia Demokratike që kanë qenë më parë në qeveri.
“Sporti i ndërtimit pa leje është zhvilluar si sport kombëtar për shumë vite. Ne e kemi ulur çdo vit, por nuk e kemi sheshuar. Në këtë sport kombëtar që është nxitur edhe nga lart, ka qenë dikush para që e quante Bathoren mrekullinë e 8 të botës se është i pari qytet që është ndërtuar pa leje.
Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Këtu ka një pikë që në rast se konstatohet që punonjësi i shtetit, ka kryer punime pa leje, qoftë për pjesshme apo të përhershme, do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vite nga momenti që do të konstatohet dhe do t’i njoftohet masa. Përveç pasojave të tjera si çdokush tjetër, pasoja të natyrës administrative dhe penale. Se kemi dhe ndryshimet në kodin penal që do t hyjë në konsultim publik.
Më tutje, ka parashikime të reja për detyrimin që subjektet që kapen në shkelje ,të mbulojnë shpenzimet për prishjen dhe pastrimin. Se dhe kjo që ca ndërto pa leje dhe shko shteti harxho, para kohë, të kapitalit njerëzor për të prishur dhe për të pastruar, nuk mundtë vazhdojë kështu,. Dhe shpenzimet e prishjes dhe të pastrimit do ti ngarkohen fajtorit.
Janë ashpërsuar masat administrative, kanë të bëjnë me mosdeklarimin e punëve që kryen, punimet pa leje në zonat me përparësi zhvillimit.
Do të ketë një ndryshim të qenësishëm të strukturës së monitorimit. Trupës së inspektimit të IKMT do t’i shtohen dhe dy persona të tjerë përgjegjëses që do të kenë rol mbështetës nga drejtoria e monitorimit pranë agjencive. Kjo do të bëjë që surprizat të minimizohen maksimalisht. Sepse çdo godinë dhe do leje do të lidhet me persona përkatës. Nuk do të jetë më faji anonim. U ndërtuan 5 kate mes Tiranës dhe faji është anonim. Çdo godinë do të lidhet me persona dhe personat do të përgjigjen për çdo certifikim të rremë apo të pasaktë të punimeve në çdo fazë.
Janë një sërë masash që e bëjnë mbylljen e syve fatale për atë që mbyll sytë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se inspektorët e territorit që shkelin detyrën do të përballen me largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal. Sipas tij, nga denoncimet që janë bërë, në terren janë konstatuar shkelje të rënda, por në procedurat e inspektorëve gjithçka rezultonte në rregull.
“Më tutje është largimi i menjëhershëm nga detyra dhe kallëzimi penal për të gjithë inspektorët kur konstatohet mosvënie në dukje e shkeljeve. Psh, nga kontrollet e bëra jo një e dy, por më shumë, si rezultat i denoncimeve të bëra nga qytetarët te portali “Hapësira ime Publike, ka rezultuar se ndërkohe që në territor leja është shkelur rëndë, në bashki aktet e konstatimit të inspektorëve bashkiakë figurojnë çdo gjë në rregull. Dhe për këtë fenomen, në çdo rast që provohet mosveprim apo aq më keq akoma më pas edhe mbyllje e syve, masa është largim i menjëhershëm nga detyra dhe ndjekje penale dhe ndalim për t’u kthyer në punë shteti për një periudhë të caktuar koh. Të gjithë denoncimet e bëra nga qytetarët në këtë portal apo në forma të tjera të provueshme do të jenë të lidhura drejtpërdrejt me personat përkatës. Pra asnjë denoncim nuk do të lihet sikur nuk ndodhi. Në rast se një denoncim është lënë kështu, direkt shkohet te përgjegjësia. “, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtuesit nuk do të lejohen të bëjnë çfarë të duan me fasadat e pallateve, duke paralajmëruar se do të shkohet deri në konfiskim. Rama tha se deri më tani qeveria nuk është lejuar të marrë masa ekstreme për ndërtuesit, pasi kanë përdorur njerëzit si Hamasai, duke i futur nëpër banesa pa mbaruar punimet e pa hipoteka.
“Rritja e rolit të policisë së shtetit, për kontrollin dhe monitorimin e territorit. Forcohet me instrumentë të rinj ligjor dhe u jepet mundësia edhe pushtetit vendor që të ketë një ndërveprim të menjëhershëm me policinë e shtetit lidhur me këtë problematikë. Ka parashikim të reja për moszbatimin e fasadave sipas projekteve. Në Shqipëri operon grupi më i madh i arkitektëve ndërkombëtarë në të njëjtin vend dhe janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë që janë të përshirë nëpër projekte në Shqipëri dhe një pjesë jo e vogël e tyre janë emrat më të mëdhenj në botë. Ndërtuesi bën ca të dojë me fasadën. Fasada është drejta e çdo kujt që nuk banon në atë godinë për të pasur prezantime estetike aty ku jeton. Edhe për fasadën, siç thonë dhe legjislacione të tjera, mund të shkohet deri në konfiskim. Deri sot na i kanë bërë të vështira shumë gjëra, se kanë përdorur njerëzit si puna Hamasit për të mbrojtur vetën, i kanë futur njerëzit pa certifikatë përdorimi, pa mbaruar punimet, pa vënë ashensorët, etj etj. Dhe e kanë bërë të pamundur që të ndërmerren masat ekstreme, se ca do konfiskosh aty, kur njerëzit janë brenda, si do ta bllokosh më tej. Ndryshimi thelbësor që bëjmë me këto ndërhyrje, që s’ka më ujë e drita pa marrë certifikatën. S’ka më që tjetër leje merr e tjetër leje zbaton. Deri për fasadën do shkohet deri në konfiskim”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama theksoi se një tjetër masë e re ka të bëjë me ankimimet administrative dhe gjyqësore. Sipas tij, këto ankimime nuk do të pezullojnë vendimin përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit.
“Një tjetër masë e marrë është që ankimimet administrative dhe gjyqësor nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit. Masë e rëndësishme se ka pasur shumë spekulime dhe abuzime, siç ka pasur edhe shumë akte pranimi në heshtje, një sport i shëmtuar i mosparaqitjes fare në gjyq i palës pushtet lokal, ose një agjenci qendrore në territor. Kështu që nuk do të ketë asnjë pezullim të ekzekutimit të vendimeve të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se persona privatë duhet të marrin leje për aktivitetet që parashikojnë të ushtrojnë pranë blloqeve të ndërtimit.
Ndër të tjera, kryeministri ka bërë me dije se nëse një ndërtim shkel lejen nga 2% deri në 10%, ajo shtesë e ndryshuar nga leja fillestare, do të konfiskohet nga shteti dhe do të përdoret për interes publik apo për zyra shtetërore. Mbi 10%, e gjithë ndërtesa do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit.
“Janë të panumërt shembujt e familjeve që ankohen se blejnë apartament dhe për fqinj nuk kanë në familje tjetër por kanë një furrë dhe dhoma e gjumit i bie mbi furrë në katin poshtë. Aose kanë një zdrukthëtar që sharron me sharrë, që mund të quhet Shaban ose jo për nuk është farë për të zhvilluar aktivitetin aty ku është një komunitet familjesh. Është e mundur që të ketë aktiviteti të caktuar , por padyshim e para këto aktivitet duhet bërë me leje dhe e dyta duhet të jenë pjesë e një kategorie që nuk shqetësojë të tjerët.
Këtë e kemi parë në mënyrë të vazhdueshme Po ashtu për ndryshmin e destinacionit, ka edhe masë që është një masë monetare, nëse ndryshmi është bërë pa lejen përkatëse, është detyrimi për t kthyer në gjendjen e mëparshme. Më tutje është regjistrim i i lejeve të ndërtimit, pranë kadastrës dhe njoftimit të dhomës kombëtare të noterisë. Kjo është një tjetër masë për të garantuar që kush blen apartamente, është i sigurte që o blen një pronë të regjistruar, nuk po blen një që nuk do ta regjistrojë dot kurrë se nuk është legalizuar se ndërtuesi ka ikur në drejtim të paditur.
Noteri do të hyjë në mes në mënyrë që ta garantojë këtë proces. Ka një tjetër parashikim të rëndësishëm detyrues për lejet e ndërtimit për objektet rezidenciale që duhet të përfshijnë hapësirën për fëmijët. Nuk km parasysh me këtë një bace me 5 metra katrojë me një kolovajzë, kam parasysh një hapësirë të brendshme për fëmijët. Po ashtu kemi parashikuar rregulla shumë të arta për konfiskim për interes publik apo strehim social. Çdo ndërtim që do të shkel lejen në masën mbi 2%, që konsiderohet në praktikë ndërkombëtare s një masë e arsyeshme ndryshimesh gjatë procesit të ndërtimit, do të konfiskohet për interes publik, apo strehim social. Nga na tjetër, kemi bërë dhe një dallim deri në masën 10%, konfiskohet vetëm ajo shtesë, përdoret ajo sipërfaqe për interes publik po zyra për shtetin. Mbi 10%konfisohet totalisht ndërtimi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama theksoi se me aktin e ri ligjor parashikohen leje edhe për muret rrethuese. Sipas kreut të qeverisë, tolerime do të ketë për mure rrethuese për shtëpitë, ndërsa ata që ndërtojnë mure rrethuese jashtë lejeve për resorte, pallate apo godina të tjerë do të shemben. Sipas Ramës, mjafton të shkosh vetëm në jug, për të parë sesi muret rrethuese kanë 'gllabëruar' treçerekun e trotuareve.
“Një godinë atje rri në mes të qytetit dhe bëhet si vend me probleme, kështu që të gjitha këto sipas këtij akti ligjor, do të prishen, konfiskohen, apo do të vendosen në procedura për t’i përfunduar në rast se do të shfaqet dikush që i ka lënë në atë gjendje dhe do të sjellë garanci që mund t’i përfundojë. Por kryesisht do të përcaktohet, është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave gjithë procedura e këtij procesi. Muret rrethuese janë një problematikë më vete, dhe akti që kemi kaluar, përcakton se muret rrethuese do të duhet t’i nënshtrohen rregullave tip, nuk mund të jetë dot Shqipëria evropiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban të një lagjeje apo zone. Padiskutim që siç merret leje për ndërtimin, merret edhe për murin rrethues. Muret pa leje do t’i nënshtrohen korrigjimit, të adaptohen sipas modeleve tip që do t’i vënë në dizpozicion bashkitë dhe patjetër që kudo ku janë ndërtuar në godina për qëllim fitimi se ka mure rrethuese shtëpish që procedura do të jetë mirëkuptuese dhe do jepet kohë që t’i adaptojënë si duhet. Kurse çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. Për çdo mur duhet marrë leje, sepse muret, e keni parë vetë, edhe kur keni shkuar në jug, që ato muret kanë tendencë të gllabërojnë treçerekun e trotuarit në të cilën nuk ecën dot çift por të ecësh anash që të mos biesh në rrugë. “, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë ata që ndërtojnë, do kenë detyrim mbjelljen e pemëve. Por, këtë masë detyruese nuk do ta lërë në dëshirën e ndërtuesve, por secili prje tyre do të duhet të dorëzojë pemët dhe për këtë do krijohet edhe një fidanishte publike. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë tha Rama.
“Monitorimi i territorit nëpërmjet teknologjisë, dronë, kamera, GPS për ndërtimin dhe kontrollin e zbatimit të lejeve të ndërtimit. Kërkohet vendosja e kamerave në të gjitha kantieret e ndërtimit dhe ndiqet gjithë procesi në kohë reale. Masë tjetër është krijimi i fondit të gjelbër. Subjektet ndërtuese duhet të garantojnë sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit dhe rregullat e posaçme do të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave. Është plan që e kemi përpunuar do krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit, subjektet do sjellin pemët. Nuk do jetë histori po unë do mbjell pemë dhe shihemi. Do ketë një katalog, do jenë parametrat e përcaktuar dhe subjektet do dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë pemë. Janë të gjitha masa në fuqi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tashmë një ligj i ri do të hyjë në fuqi. Bëhet fjalë për regjistrimin e pronës publike për çdo ndërtues që do të ndërtojë një godinë, qoftë për bllok apartamenteh apo bizneses, duke bërë me dije që zona rreth e rrotull ndërtimit, do të jetë pronë publike e të gjithë bashkëpronarëve të komunitetit.
“Nuk do te lejohet që të futen njerëzit në apartament pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipoteka. Futen në apartament që janë në shtëpinë që e kanë paguar me kursimet por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme.
E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë. Që nga arkitektët deri tek Agjencia e Zhvllimit të Territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe me ujë. Ky bllok hyn tek ligji për kontrollin dhe disiplinim e ndërtimit. Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ku janë rregullim , inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike.
Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Që domethënë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës nuk është më pronë private, është publike. Nuk mundtë ketë aty gardhe e zhvillime të tjera për privatin pasi vetë koncepti i shfrytëzimit të pronës domethënë nga kjo në ti mund të shfrytëzosh ka dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve.
Në këtë të fundit janë bashkëpronarë si komunitet., është hapësirë publike. Kjo bën që të jetë shumë të qatë të gjithë ata që sot janë zaptues të hapësirave publike dhe ata të gjykatës të cilët në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq nga paraja, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije dhe i japin dhe të drejtë zaptueseve. Nuk mundet askush ë pretendojë se ka pronën e vet se me parë i ka marrë asaj prone të gjitha të ardhurat si pasojë e një zhvillimi”, tha Rama.
Duke prezantuar masat e masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, kryeministri Edi Rama tha se për të gjitha ndërtimet e reja, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Rama po ashtu tha se nuk do të lejohet të futen njerëzit në apartament pa u pajisur me hipotekë
“Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë në periudhën e zbatimit të punimeve me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së detyrimit, i zhvillimit të territorit, vetëm pas konfirmimit të aktit kontrollit nga qeveria e vetëqeverisje vendore, dhe përfundimin sipas lejes së ndërtimit, në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar. Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. E keni parasysh që arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga Bashkitë është kontestuar të jetë e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi. Nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje. ”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë, është krijimi i listës së zezë, ku do të përfshihen të gjithë ata që shkelin ligjin për ndërtimet nga administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët. Shkelësit nuk do të mund të marrin leje ndërtimi për 5 vite, ndërsa edhe arkitektët që përfshihen në proces paligjshmërie, do t’u hiqet licenca për 5 vite.
“Më tutje është krijimi i Regjistrit Kombëtar Elektronik të lejeve të zhvillimit të ndërtimit, databazë dixhitale kombëtare ku do të regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit të ndërtimit të lëshuara nga të gjitha autoritetet e zhvillimit të territorit. çka do të jetë një pikë referimi për të gjithë. Një tjetër masë është krijimi i listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve të ndërtimit. Lista e zezë do të përfshijë individët që kanë shkelur ligjin, administratorët, ortakët, pronarët përfitues që do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi për 5 vite. Kjo listë do të përditësohet nga sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Do të aksesohet nga të gjithë regjistri në faqen elektronike. Gjithë ky proces ndalimi do të thotë se nëse një subjekt ka kryer punime në kundërshtim të lejes së miratuar, dhe ka shtuar ose ndryshuar qoftë edhe fasadën, këto shkelje natyrisht pasohen me gjoba e ndëshkimet e tjera, por e bëjnë menjëherë subjektin një subjekt të listës së zezë. Janë të gjithë ata që përfshihen në këtë proces ku hyn edhe arkitekti, të cilit i hiqet licenca pët 5 vjet dhe s’mund të ushtrojë profesionin. “, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat, theksoi se arkitektët do të jenë subjekt i ligjit nëse do të konstatohen shkelje gjatë zbatimit të një projekti ndërtimi. Sipas kreut të qeverisë, ka pasur raste ku arkitektët kanë qenë nën trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime në projekt.
“Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga projekti dhe ndërkohë nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit. Duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit dhe me përgjegjësinë për çdo devijim, bëhet e pamundur që çfarëdo presioni nga ndërtuesi të funksionojë mbi arkitektin pasi në rast se arkitekti i ikën përgjegjësisë është ai që paguan pasojat. Po ashtu, një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përgjegjëse dhe mbikëqyrëse para fillimit të çdo punimi, që procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar. “, tha Rama.
Komente
