Politikë

Rama: Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë pemë! Do krijojmë fidanishtet publike

3 Tetor, 12:00| Përditesimi: 3 Tetor, 12:38

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë ata që ndërtojnë, do kenë detyrim mbjelljen e pemëve. Por, këtë masë detyruese nuk do ta lërë në dëshirën e ndërtuesve, por secili prje tyre do të duhet të dorëzojë pemët dhe për këtë do krijohet edhe një fidanishte publike. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë tha Rama.

“Monitorimi i territorit nëpërmjet teknologjisë, dronë, kamera, GPS për ndërtimin dhe kontrollin e zbatimit të lejeve të ndërtimit. Kërkohet vendosja e kamerave në të gjitha kantieret e ndërtimit dhe ndiqet gjithë procesi në kohë reale. Masë tjetër është krijimi i fondit të gjelbër. Subjektet ndërtuese duhet të garantojnë sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit dhe rregullat e posaçme do të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave. Është plan që e kemi përpunuar do krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit, subjektet do sjellin pemët. Nuk do jetë histori po unë do mbjell pemë dhe shihemi. Do ketë një katalog, do jenë parametrat e përcaktuar dhe subjektet do dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë pemë. Janë të gjitha masa në fuqi”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Listë e zezë për shkelësit, askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?