Politikë

Edi Rama: Para disa vitesh nuk kishte asnjë grua e vajzë në takime, sot kemi pjesëmarrjen më të lartë të tyre në kabinetet qeveritare

11 Prill, 18:22| Përditesimi: 11 Prill, 18:33

  • Share

 

Nga takimi me gratë dhe vajzat, kryesocialisti Edi Rama tha se vite më parë në takimet që zhvilloheshin nuk kishte gra dhe vajza.

Ai tha se qeveria është në 5-shen e parë të klasifikimit për pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare.

'Para disa vitesh nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë në takime, ajo që e bënte dëshpëruese takimin e këtij lloji ishte përgjigja e pyetjes sime pse s’ka asnjë grua këtu. Kur ata nuk reagonin shtoja edhe pyetjen tjetër po në shtëpi kush kujdeset për, ju vetë për veten tuaj. Imagjino sikur të gjitha ju të iknit nga Shqipëria, për pak kohë, kur të ktheheshit ky vend do ishte i mbushur me burra me mjekëra dhe me flokë të gjata, të palarë rrugëve.

Në atë kohë parlamenti nxinte nga burrat dhe qeveria e sapo formuar kishte një grua. Po në këtë parti nisi një revolucion gjinor duke e rritur pjesëmrrjen e vajzave dhe grave në parti. Raporti burra- gra në rolë drejtues u shtri në listat e këshillave bashkiak dhe më pas në kuvend, qeveria jonë është në 5-shen e parë të klasifikimit për pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare’, tha ai.


Lajmi kryesor:

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?