Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

Politikë

Rama nis fushatën për Tiranën krah Manastirliut: Veliaj në burg pa gjyq, por s’mund të presim më! Akuzat e PD për dekretin e Begajt? S’keni intelektin e Rusmailit

5 Tetor, 08:58| Përditesimi: 5 Tetor, 10:33

  • Share

TIRANË- Ndonëse Erion Veliaj po ‘lufton’ në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Bajram Begajt, kryesocialsiti Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, duke u shfaqur krah kandidates Ogerta Manastirliu në podcastin “Flasim”. E ulur përballë Manastirliut, e cila po rrëfen detaje nga jeta e saj, që nga fëmijëria, rrugëtimi politik e deri tek gara për Bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama iu dha përgjigje edhe disa pyetjeve që kanë dominuar debatin publik që pas shpalljes së zgjedhjeve me dekret të presidentit Bajram Begaj.

"Tirana nuk mund të presë më, kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur", tha Rama.

Arsyen se përse zgjodhi të shkarkojë Veliajn dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, kryeministri Edi Rama e shpjegoi se kryeqyteti nuk mund të presë më, pasi duhet të ecë me ritmin e duhur. Edhe pse theksoi se Veliaj u mora nga zyra pa gjyq dhe u dërgua në paraburgim, mes një procesi që sipas tij, po zhvillohet me standarde të dyshimta.

“Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që janë të dyshimta”, tha Rama.

Jo vetëm opozitës, por shumëkujt që dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë e ka quajtur antikushtetues, iu thotë se nuk kanë intelektin e këshilltarit ligjor të Presidencës, Ilir Rusmailit. E kundërshtarëve politikë, të cilët ende nuk e kanë një emër për garën për Tiranën, iu kujton integritetin që ka Rusmaili përmes dorëheqjes së tij si ministër i drejtësisë në PD, në kohën kur shpërtheu Gërdeci.  

“Tirana nuk mund të presë. Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas diku në vend të quajtur Gërdec”, tha Rama.

Lajmi në përditësim...

Ora 10:25
Rama: Si është të kesh gruan kryetare bashkie? Manastirliu: Ermali mbështetja më e madhe! Koha ime e limtuar për familjen

1759652549_ogertamanastirliu.jpg

Ogerta Manastirliu ka treguar se bashkëshorti i saj është mbështetja më e madhe për rrugëtimin e saj në politikë. Ajo tregon se koha e saj për tu përkushtuar në familje është e limtuar.

Ogerta Manastirliu: Me Ermalin jam dashuruar në gjimaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. I thamë po njëri-tjetrit në 2005, 20 vite më parë. Mbasi mbaruam shkollën. Familja e dinte, kanë qenë të hapur. Shkoja tek shtëpia, nuk kishim pengesa. U bëra nënë po në të njëjtin vit që u martuam. Ndërsa vajza e dytë erdhi në vitin 2009. Cdo gjë duhet të ketë kohën e vet. Të marrit vendime për të pasur familje më të madhe duhet të kesh kohë për t’iu përkushtuar. Koha ime ka qenë e limituar për shkak të këtij rrugëtimi. Familja është forca ime e madhe. Ermali është kolona ku mbështetem dhe gjej prehjen sepse më ka lehtësuar nga angazhimet që duhet të kisha si nënë në raport me vajzat. Komplimentojmë njëri-tjetrin.

Edi Rama: E di cfarë domethënë të kesh burrin kryetar bashkie e kryeministër. Është një peshë dhe një sakrificë që askush nuk e kupon. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj po as un nuk e kuptoj. Sesi është për burrin që ta ketë gruan në një detyrë që kërkon kohë e energji. Ti nuk je njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në 4 mbyll derën.

Ogerta Manastirliu: Do të ishte mirë që të merrnim një bashkëvuajtës për ta kuptuar tamam.

Edi Rama: Nuk kam kurajo ta bëj këtë përballje se jam fajtori kryesor.

Ora 10:24
Rrëfehet Ogerta Manastilriu: Jam rritur në një familje tiranase! Fëmijërinë e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit

1759652573_ogertamanastirliu.jpg

Kandidatja e PS për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastilriu, rrëfen në podcastin “Flasim” fëmijërinë, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj. Manastilriu tregoi se ka lindur dhe është rritur në një familje tiranase, ndërsa ndalet edhe tek dy prindërit e saj, e ëma asokohe valltare e Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa babai ushtarak. Manastilriu rrëfen për fëmijërinë mes korridoreve të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Qoftë ata që na ndjekin, por edhe unë, kemi të drejtë të dimë pak më shumë për historinë tënde. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën. Ku ke lindur?

Manastirliu: Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.

Ajo rruga “Luigj Garakuqi” ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë, nga ana tjetër

Ora 10:14
Anëtarësimi në BE, Rama: Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve

1759649665_edirama.jpg

Në episodin e parë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për negociatat me BE. Rama tha se vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve.

“Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord”, tha Rama.

Ora 10:10
‘Kimia ishte pasioni i fshehtë’, Manastirliu: U bëra pjesë e grupit të PS për zgjedhjet e Tiranës! Ju kryeministër ishit frymëzim për brezin tonë

1759650821_ogertamanastirliu.jpg

Deputetja e PS, Ogerta Manastirliu tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë do të ishte pjesë e politikës. Ndërsa studimet i ka mbaruar në fushën e Kimisë, ishte telefonata e një shoqes së saj që e ftoi të bëhej pjesë e grupit të PS gjatë fushatës lokale për Tiranës, kur Edi Rama ishte kandidat.

Ndërkohë sot, Ogerta është kandidate për Bashkinë e Tiranës, dhe Rama e Partia Socialiste janë në mbështetje të saj.

“Drejtësia ime ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita të fitoj degën por gjyshja ime që ka pasur një rol të rëndësishëm tek unë, më thoshte ‘mos u hidhëro e hidhëruar, mos u gëzo e gëzuar’. Shekncat e natyrës më kanë tërhequr gjith monë. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si përbashkimi i dy elementëve, llogjikës dhe imagjiantës. Më pas e arrita ta përkthej si një metaforë për jetën që sa i rëndësishëm është ekuilibri. Studimet për kimi më kanë dhënë shumë në raprot me aftësitë analitike por dhe për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Shumë e rëndëshishme të dish të vendosësh balancat e duhura. Ka qenë një degë apo një përgatitje për një profesion të mesëm. Nuk e kisha menduar që do të punoja në këtë fushë mendoja që do e shihja veten në laborator shkencor duke punuar pë cilësinë e ajrit, mjedisin, parfume apo për barna.

Më mori një shoqe në telefon dhe më tha për të marrë pjesë në në një riorganizim të PS për të bërë një pyetsor për zgjedhjet lokale dhe nëse do të jesh pjesë e këtij grupi që shkojnë në qytet për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS nuk mu duk e panjohur, gjyshja ishte socialiste 24 karat.

Pranova. Më thotë takohemi tek ministria e Kulturës. Shkoj ishte një furgon i vogël që shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Ramën e njihja si ministri i Kulturës dhe mosha jonë ishte e intriguar që nuk ishte si gjithë të tjetët, nga shpirti transformues, pak rebel. Aty vini ju dhe nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua për të parë përtej qendrës së Tiranës.

Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë cfarë ndodhte në rrethinat e Tiranës, e errët e zymtë. Ishte dhe shpresë që Tiranë mund të bëhej. Tiranës filloi ti vinte ngjyra”, tha Ogerta Manastirliu.

Ora 10:09
Rama: Mandati i katërt fokusohet te hapësirat publike, nuk është aksion por mision

1759649890_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka deklaruar se mandati i katërt qeverisës do të përqendrohet në çlirimin dhe transformimin e hapësirave publike në vend. Ai e ka cilësuar këtë jo si një aksion të përkohshëm, por si një “mision” afatgjatë për të mbrojtur vendbanimet nga ndërtimet pa leje dhe zaptuesit.

“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati. Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha kryeministri Rama.

Ora 09:55
Begaj dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Rama: Askush nuk ka intelektin e këshilltarit Rusmali! Ministri i PD që u dorëhoq pas tragjedisë së Gërdecit

 

Në hapje të podkastit Rama komentoi gjithashtu dhe të gjitha kritikat e lëshuara ditët e fundit drejt presidentit Begaj pas dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Ai tha se askush nuk ka pavarësinë inteletuale të ish-ministrit të Drejtësisë të PD dhe  njëkohësisht këshilltar ligjor i presidentit, Ilir Rusmalit. Kundërshtarëve politikë, të cilët ende nuk e kanë një emër për garën për Tiranën, iu kujton integritetin që ka Rusmaili përmes dorëheqjes së tij si ministër i drejtësisë në PD, në kohën kur shpërtheu Gërdeci.

“Tirana nuk mund të presë më, kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur. Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas diku në vend të quajtur Gërdec”, tha Rama.

Ora 09:45
‘Zgjedhjet në Tiranë, të jashtëzakoshme’, Rama: Veliaj u mor nga zyra e u çua në paraburgim pa gjyq

 

Në çelje të podkastit, Rama ka folur dhe për zgjedhjet e parakoshme që do të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm. Shkarkimin e Veliajt ai e ka konsideruar si një domosdoshmëri për Tiranën, por burgosja e tij erdhi si pasojë e një procesi të dyshimtë që po zhvillohet nga drejtësia.

“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakoshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u cua në parabugim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarte që janë të dyshimta”, tha Rama.

Ora 09:35
‘Zbuluan se Diella ka 6 gishta’, Rama: I bindur që ministrja virtuale do jetë histori suksesi, ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë

1759649974_edirama.jpg

Në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për ministren e parë virtual në botë, Diellë, për të cilën tha se në kaq pak kohë ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë në botë. Ndërsa ironizoi lajmet që qarkulluan për Diellën, e cila u shfaq me 6 gishta, kryeministri Rama tha se nuk ka dyshim që Diella do jetë një histori suksesi.

“Bota vazhdoi të fliste për Diellën, ministren e parë të inteligjenëcn artificiale në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend herë tjetër, kur kërkesat për intervista drej zyrës sime të kenë qenë të panumërta, nuk besoj se ka pasur herë tjetër një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur pa asnjë ekzagjerim, të gjitha anketat e plantit dhe të gjitha faqet. Kuriozitet të madh ngado, ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë siç ka edhe kritika, apo edhe çudira ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë përvete s’kam asnjë dyshim që Diella do jetë histori i bukur suksesi, por ajo në kaq pak kohë, ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në borë, saqë është kaq do mjaftonte për ta bekuar edhe sikur të mos bënte me asgjë tjetër”, tha Rama.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?