Deri më tani janë miratuar nga KQZ rreth 178 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar. Kuptohet që shumica e tyre janë me origjinë nga qarqet më të mëdha.
Po si është raporti i të regjistruarve për çdo qark, ndaj përqindjes përkatëse të emigrantëve nga qarku?
Në vend të parë është Qarku Berat, që që ka një koeficient regjistrimi 1,73 (raporti i përqindjes së të regjistruarve për të votuar, ndaj përqindjes së zgjedhësve në emigracion).
I dyti është Qarku Dibër, me koeficient regjistrimi 1,32. Ndërsa në vendet e fundit renditen qarqet Shkodër e Vlorë, me koeficientë regjistrimi 0.77 dhe 0.70.
Komente
