(Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë).
Në zgjedhjet e fundit parlamentare (2021), PS-ja mori në qarkun Vlorë 7618 vota më shumë se ç’i duheshin për 8 mandatet që mori atje – për vetëm 1154 vota nuk arriti të merrte mandatin e saj të 9-të.
Por shumë ujë ka rrjedhur në Lumin e Vlorës qysh atëherë…
Së pari, kandidatët e PDIU-së ishin në listën e PD-së më 2021, ndërsa LSI-ja garoi më vete atëherë, duke marrë plot 6202 vota të shkuara dëm (sepse nuk prodhuan dot mandat parlamentar për të).
Së dyti, PDIU-ja duket se do të futet në koalicion me PS-në më 2025, ndërsa LSI-ja (tani e quajtur PL) do të futet në koalicion me PD-në.
Së treti, Tavo zëvendësoi Goron në krye të Bashkisë Himarë. Në zgjedhjet e 4 gushtit të këtij viti Vangjel Tavo mori 5022 vota – plot 1200 më shumë se sa mori vjet paraardhësi i tij socialist.
Duke analizuar të dhënat e 445 qendrave të votimit në Qarkun Vlorë për 23 vjetët e fundit, më rezulton se një aleancë parazgjedhore e PDIU-së më PS-në mund të rezultojë faktor përcaktues për sigurimin e 9 mandateëve në qark nga kjo e fundit – PDIU-ja ka patur historikisht përkrahje të qendrueshme në territorin e Bashkisë Konispol, si dhe në disa lagje të qytetit Vlorë, ku ka përqendrim të madh të popullsisë me prejardhje nga Çamëria.
SHËNIM: Llogaritjet e mësipërme presupozojnë se përkrahja e zgjedhësve që do të votojnë me postë nga jashtë vendit do të jetë e ngjashme me përkrahjen që kanë partitë nga zgjedhësit e këtushëm të Qarkut Vlorë.
votat me kete sistem nuk ka shans ti marrin partite e vogla. jane lista te mbyllyra
PërgjigjuPDIU? Shaka ben ky?! E ka fjalen per narkotrafilantet e aksit Fier-Vlore???
PërgjigjuVlora dhe Fieri kane nje perqendrim te madh te shqiptareve te Çamerise. Jane nje hambar votash per PDIU-n. Uroj qe PDIU te jete e afte te kete kandidate te mire dhe te kete fokus kryesor ceshtjen çame. Shqiptaret e Çamerise u spastruan etnikisht vetem se ishin shqiptare dhe musliman.
Kush jane kta?