Foto ilustruese

Kronikë

Efektivi përplas me makinën e Policisë këmbësorin në Vlorë, dërgohet në spital

13 Korrik 2024, 20:59| Përditesimi: 13 Korrik 2024, 22:14

  • Share

VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku një polic ka përplasur një këmbësor. Punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka qenë duke drejtuar automjetin e Policisë në bulevardin Ismail Qemali, kur ka aksidentuar këmbësorin.

Policia njofton se këmbësori është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?