Sport

Egnatia, Edlir Tetova beson te përmbysja në Kupë: Grupi që kam do ia dalë

23 Prill, 13:13| Përditesimi: 23 Prill, 16:55

  • Share

Partizani dhe Egnatia luajnë sot (e mërkurë 23 prill) në orën 19:00 në Tiranë për sfidën e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë në Rrogozhinë foli 0-1 për Partizanin, ndërsa për mediet trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, tha se ka besim te lojtarët që ka në grup për përmbysjen.

“Ekipi bëri mirë në lojë, por jo në rezultat. Do mundohemi të jemi më racional në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi më të kujdesshëm, nuk ka më ndeshje kthimi, gjithçka mbaron”, tregoi ai.

Tetova është optimist për të kaluar më tej, pasi ka një grup lojtarësh me përvojë.

“Mendoj se kam një grup lojtarësh që e dinë se çfarë është vështirësia, e dinë se çfarë është rezultati në disavantazh, shpresoj shumë tek grupi që kam”, vijoi Tetova.

Partizani i ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër kampionëve në fuqi.

“Nuk është reale ajo që ka ndodhur, mendoj se kemi patur shumë efektivitet në lojë. Për lojtarët e mi është vetëm rregullimi i shënjestrës”, tha Tetova.

Veç Partizani - Egnatia, sot në orën 19:00 luhet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë (0-0).

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?