Superliga shqiptare e futbollit e zhvillon raundin e 25-të në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Në datën 15 shkurt duke nisur nga ora 13:30 zhvillohen dy ndeshje shumë të rëndësishme në dy skajet e renditjes. Bylis pret AF Elbasanin, ndërsa për kreun Egnatia pret Partizanin për zonën ‘Final 4’. Po të shtunë në orën 16:30 luhet Dinamo – Vllaznia, ndeshje për kreun.
E diela rezervon dy duele. Gjithçka nis pas mesditës me Laçi – Teuta dhe mbyllet në Elbasan me sfidën Tirana – Skënderbeu, teksa bie në sy se bardheblutë sërish shtegtojnë jashtë kryeqytetit.
Në prag të ndeshjeve për mediet folën edhe trajnerët e skuadrave që kërkojnë kreun. E rëndësishme kjo javë pasi në fushë zbresin skuadrat rivale që janë në zonën "Final 4".
Te Egnatia trajneri Tetova nuk e sheh përballjen me Partizanin si një moment për të marrë hak. "Nuk mendoj hakmarrjen, por duam vazhdimësinë dhe mos humbasim ritmin që kemi pasur këtë vit. Mendoj që shumë e rëndësishme është të jetë fitorja prezente, duhet të jemi më të kujdesshëm në vijim që të mos pësojmë gola. Është një mini “Final Four” pasi ne përballemi me Partizanin dhe Dinamo me Vllazninë dhe sigurisht që kjo përbën një element pasi luajën katër skuadrat më të mira momentalisht."
Aleksanadar Veselinovic i Partizanit premton se kundër kampionëve në fuqi do shohin ekipin më të mirë që ka në dispozicion. "E respektojmë ekipin e Egnatias, ata janë kampionët në fuqi. Në këtë sezon ata po luajnë shkëlqyeshëm. Janë një skuadër kompakte , luajnë prej shumë kohësh bashkë dhe kanë automatizime në lojë. Ne duhet të mendojmë dhe për veten. E kemi përgatitur këtë përballje si çdo ndeshje dhe ekipi që do të zbresë nesër në fushë do të jetë ekipi më i mirë i Partizanit për këtë moment."
Te Vllaznia Thomas Brdaric kërkon suksesin kundër Dinamos. "Kemi punuar fort dhe kemi shumë motivim për të qenë të përgatitur për këtë sfidë. Kemi luajtur kundër Dinamos, duhet të tregojmë më shumë se 100% nëse duam të fitojmë nesër dhe ky është objektivi ynë"
Superliga shqiptare, raundi 25-të:
E shtunë, 15 shkurt 2025
13:30 Bylis – AF Elbasani
13:30 Egnatia – Partizani
16:30 Dinamo – Vllaznia (Elbasan Arena)
E diel, 16 shkurt 2025
13:30 Laçi – Teuta
16:30 Tirana – Skënderbeu (Elbasan Arena)
Renditja:
RROGOZHINË - Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli në prag të ndeshjes që ekipi i tij luan kundër Partizanit. Të shtunë në orën 13:30 në "Egnatia Arena" vendasit presin të kuqtë për raundin e 25-të në Superligë. Tetova kërkon vazhdimësinë dhe jo "hakmarrjen" për humbjen që "Demat" u shkaktuan në fazën e parë.
“Si vjen Egnatia në këtë takim? Mendoj që gjendja është e mirë, sigurisht kemi disa mungesa të rëndësishme, Xhemajli prej kartonëve, Guindo është me gjendje gripale, Fernando është rikthyer, mund të ketë minutazh, por pjesa tjetër e grupit është e gatshme.
Kalendari - Shumë ndeshje iu ka rënë lojtarëve kryesore, nuk kemi pasur shumë mundësi për të bërë ndryshime ne formacion, por çunat që janë të gatshëm do të 'shtrëngojnë dhëmbët' për këtë ndeshje.
Nuk mendoj hakmarrjen, por duam vazhdimësinë dhe mos humbasim ritmin që kemi pasur këtë vit. Mendoj që shumë e rëndësishme është të jetë fitorja prezente, duhet të jemi më të kujdesshëm në vijim që të mos pësojmë gola.
Është një mini “Final Four” pasi ne përballemi me Partizanin dhe Dinamo me Vllazninë dhe sigurisht që kjo përbën një element pasi luajën katër skuadrat më të mira momentalisht.
Rivali - Partizani ka strategjitë e veta dhe ne kemi tonat, por gjithsecili punon vetë me klubin e vet. Janë edhe 12 javë nga fundi, na duhet vazhdimësi për të ruajtur këtë formë që kemi për ta pasur më të lehtë në fund.
Egnatia e vitit të kaluar kishte një grup prej 2 vitesh që unë e stërvisja, por edhe tani jemi në hapat e duhur për të bërë më të mirën për të rikthyer atë Egnatia. Keqardhje nuk kam se e dimë me çfarë skuadrash kemi pasur të bëjmë në Europë”, tha Tetova.
Egnatia me 45 pikë mban kreun e renditjes, ndërkohë që Partizani me 40 pikë mban vendin e tretë dhe në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.
TIRANË - Egnatia dhe Partizani luajnë të shtunë në orën 13:30 në "Arena Egnatia" për raundin e 25-të të Superligës. Sfida e Rrogozhinës u komentua edhe nga trajneri i "Demave", Aleksandar Veselinovic. Serbi i stolit të Partizanit tha se në fushë do shohin ekipin më të mirë. Të kuqtë vijnë pas barazimit 1-1 në derbin me Tiranën.
"Sfida e radhës ndaj një kundërshtari direkt Egnatia
E respektojmë ekipin e Egnatias, ata janë kampionët në fuqi. Në këtë sezon ata po luajnë shkëlqyeshëm. Janë një skuadër kompakte , luajnë prej shumë kohësh bashkë dhe kanë automatizime në lojë. Ne duhet të mendojmë dhe për veten. E kemi përgatitur këtë përballje si çdo ndeshje dhe ekipi që do të zbresë nesër në fushë do të jetë ekipi më i mirë i Partizanit për këtë moment.
Nesër do të keni mungesa të rëndësishme
Në qoftë se do të filloja të numëroja lojtarët e skualifikuar me kartonë apo të dëmtuar do të humbisja shumë kohë. Lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur meritojnë respekt maksimal. Jam i sigurtë që lojtarët të cilët do të zbresin në fushë ndaj Egnatias do të jenë të motivuar dhe të guximshëm.
Faza “Final Four”...
Së pari ne respektojmë çdo kundërshtar dhe si gjithmonë i marrim hap pas hapi. Eshtë gabim në futboll nëse mendon se duhet të ruash diçka dhe në këtë mënyrë e vendosni veten në pozicion mbrojtjeje. Nuk duhet të mendojmë në këtë mënyrë. Ne gjithmonë duhet të kemi një synim dhe ndeshja e nesërme ka synimin e saj. Përsa i përket synimeve afatgjata do t'i mendojmë për më vonë, ne mundohemi të fokusohemi vetëm te synimet afatshkurtër.
Në dy ndeshjet me Egnatian koleksiononi një fitore dhe një barazim...
Çdo ndeshje është një histori më vete. Në dy ndeshjet e para në të cilat kemi arritur rezultate pozitive mund të jetë si një bisedë e këndshme, por nuk është se ndihmon për ndeshjen e nesërme. Nesër kemi detyra të reja dhe duhet të përgjigjemi pozitivisht", tha Veselinovic.
Egnatia me 45 pikë mban kreun e renditjes, ndërkohë që Partizani me 40 pikë mban vendin e tretë dhe në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.
SHKODËR - Dinamo dhe Vllaznia luajnë të shtunën (15 shkurt) në orën 16:30 në "Elbasan Arena" për raundin e 25-të në Superligë. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric. Kroato-gjermani u ndal te forma e mirë e të tijve dhe te vlerësimi i kundërshtarit, duke mos harruar humbjen që Dinamo u shkaktoi fazën e dytë në "Loro Boriçi".
“Dinamo - Kemi punuar fort dhe kemi shumë motivim për të qenë të përgatitur për këtë sfidë. Kemi luajtur kundër Dinamos, duhet të tregojmë më shumë se 100% nëse duam të fitojmë nesër dhe ky është objektivi ynë. Ne kurrë nuk e nënvlerësojmë asnjë ekip në Superiore e kemi fokusin te ndeshja e nesërme, do të shohim veten tonë, pres fokusim të lojtarëve dhe të vëmendshëm për objektivat. Na duhet disiplinë.
Dinamo iu mposhti fazën e dytë në Shkodër - Ajo dhemb. E kujtojmë ndeshjen e humbur, por nuk ishte çdo gjë keq. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë.
Ndarja e skuadrave në krye dhe zonën e fundit - Është një pikturë e bukur, objektivi ynë është të marrim sa më shumë pikë. Është investimi dhe sakrificat që kemi bërë, duhet të përballojmë uljet dhe ngritjet gjatë sezonit, por objektivi është vetëm fitorja.
Skuadra - Kemi gjithsecilin të gatshëm, duhet të rrimë me këmbë në tokë, Spahia është në fazë rikuperimi, por për momentin merremi me lojtarët që janë të gatshëm.
Kalendari i ngjeshur - Është mirë të kalonim këtë fazë të dimrit, tani është detyra të mbajmë këtë ritëm dhe të përmirësohemi çdo ndeshje, të rrimë me këmbë në tokë dhe të jemi të përqëndruar dhe disiplinuar.
Sot është Shën Valentini, prisni dhurata? Jemi të jemi të uritur dhe mos mendojmë që gjërat janë të thjeshta, por të presim hapin e radhës. Presim të fitojmë nesër dhe pastaj të shohim për dhurata pas ndeshjes”, tha Brdaric.
Vllaznia ka katër fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe me 43 pikë mban vendin e dytë në renditje, dy më pak se kryesuesit e Egnatias. Nga ana tjetër Dinamo vjen pas tre barazimeve radhazi dhe me 40 pikë mban pozitën e katërt.
Komente
