Ekipi kombëtar i futbollit të Serbisë ndodhet në Nish në pritje të ndeshjes kundër Shqipërisë, e cila luhet nesër në orën 20:45. Në mesditë përpara medieve doli trajneri serb, Dragan Stojkovic.
Një detaj i veçantë është mësuar në lidhje me përgatitjet e Serbisë, pasi rivalët tanë kanë zgjedhur për stërvitjen gjenerale stadiumin e Nishit dhe jo atë të Leskovacit, ku do luhet ndeshja.
Duket se Serbia nuk do të udhëtojë për 45 kilometra nga Nishi drejt Leskovacit dhe në 18:30 do stërvitet në stadiumin 'Çair' të Nishit. Ndërkohë që stërvitja e kombëtares shqiptare do jetë në orën 17:30, teksa në orën 16:30 Sylvinho do dalë para medieve nga 'Duboçica', Leskovac.
Lajmi kryesor:
'Në Tiranë atmosfera ishte si River - Boca', Stojkovic para ndeshjes me Shqipërinë: E di sesi luan Sylvinho, nëse fitojnë do t'i urojmë
S.Dh/ReportTv.al