TIRANË - Një analizë ADN-jë ka zbuluar tentativën e grabitjes që shkoi keq në Allias të Tiranës me plagosjen e dy pronarëve të shtëpisë, çiftit të biznesmenëve, Petrit dhe Afërdita Laze, ngjarje e ndodhur më 19 janar 2020. Nga marrja e një kampioni pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes, rezultati i analizës çoi në identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje, Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç, i arrestuar nga efektivët e policisë numër 4 në kryeqytet gjatë ditës së djeshme. Nga dëshmia e tij, është identifikuar dhe shpallur në kërkim e Markelian Cungu, 23-vjeçar, ky i fundit hajdut serial në Tiranë dhe jo vetëm. Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe Mario Toci për moskallëzim krimi.
“Plani për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës, është thurur nga Markelian Cungu”-kështu ka deklaruar në polici pas arrestimit Fatjon Mertnikaj. Ky i fundit ka shtuar se plani është ideuar nga Markeliani, madje ai kishte siguruar armët, një automatik dhe një pistoletë, ku automatikun ia kishte dhënë Fatjonit ndërsa pistoletën Markeliani e ka mbajtur vetë. Gjatë rrëfimit në polici, 28-vjeçari ka treguar se Markelian Cungu, i kishte thënë që të shkonin të vidhnin një banesë, pasi aty nuk kishte njeri.
“Më dha automatikun ndërsa pistoletën e mbajti vetë, kemi hyrë në banesë natën vonë, pasi Markeliani më tha se në shtëpi nuk banonte njeri. Por jemi ndeshur me përballjen e të zotit të shtëpisë, ndaj dhe kemi reaguar me armë”-ka treguar Fatjon Mertnikaj. Ditën e ngjarjes - ka rrëfyer 28-vjeçari - ishin veshur me përparëse grash ngjyrë të zeza dhe me maska. Pikërisht në njërën prej këtyre maskave të sekuestruara jo shumë larg vendit të ngjarjes, policia ka arritur të nxjerrë kampione pështyme, ku pas analizave në laboratorin e policisë shkencore është arritur të identifikohet Fatjon Mërtnikaj.
Para arrestimit, 28-vjeçari është thirrur në polici dy herë, ku i është marrë kampion pështyme dhe urine, ku sigurish është marrë në pyetje. Por shoqërimi disa herë në polici, solli dhe shqetësimin e 28-vjeçarit i cili ka kuptuar se po i ngushtohej liria dhe mund të arrestohej. Për t'iu shmangur një arrestimi të mundshëm, Mertnikaj mbrëmjen e djeshme është nisur me taksi nga Tirana në drejtim të Rinasit ku kishte planifikuar largimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Italisë me qëllim shmangien e procedurave të hetimit. Pritet që në ditët në vijim 28-vjeçari i arrestuar të dalë para gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Markelian Cungun është marrë masa “arrestit në burg” në mungesë.
Dy grabitësit Markelian Cungu dhe Fatjon Mertnikaj
C'jane keta qurrashe ne foto ? Sa vjeç jane keta? Njeri duket si ne klase te trete fillore ha ha ha
PërgjigjuDuket Djal inteligjent, faje ka dhe Shoqeria Shqiptare.
PërgjigjuCdo gje ndodh per nji arsye .te gjykosh eshte lehte .zoti i rujt .
Plumbin ne koke duan keta edhe mbaron historua as ne nuk paguajme patksa per keta qe te hyjne ne shtepi.duhet denimi me vdekje ne shqiperi.
Derrmojini bajgat e bajgave se na felliqen
Përgjigju