Report Tv sjell të tjera detaje rreth pasurisë së deputetëve të rinj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, është pronar me 50 % i katër pasurive të paluajtshme, konkretisht i një shtëpie 103 m2 në Tiranë me vlerë 47 mijë euro, i një njësie tregtare në Kavajë me vlerë 120 mijë euro dhe sipërfaqe 46 m2, i një tjetër njësie tregtare në Kavajë 12 m2 dhe me vlerë 15 mijë euro si dhe i një shtëpie në Kavajë me sipërfaqe 99 m2, mbi një truall 176 m2, me vlerë 65 mijë euro.
Si burim për krijimin e kësaj pasurie, Bardhi deklaron të ardhura familjare, kredi, kontratë dhurimi dhe trashëgimie. Deputeti i PD-së deklaron edhe një llogari bankare me vlerë 3 milionë lekë.
Ndërkaq, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, deklaron disa llogari rrjedhëse në vlerat 1.3 milionë lekë, 1.8 milionë lekë ose 18 mijë USD, 500 euro etj. Gjekmarkaj ka shitur në vitin 2020 një makinë Audi A6 për 500 euro dhe ka blerë një makinë 7 mijë euro. Deklaron 707 mijë lekë ose 7 mijë USD si anëtar i AMA, 1.1 milionë lekë si zv/Dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë, rreth 5 mijë USD për shkrime në një gazetë si dhe 1.3 milionë lekë të ardhura nga paga e gruas në Bankën e Shqipërisë. Pasuritë e paluajtshme, Gjekmarkaj i ka deklaruar në deklarata të mëparshme.
Deputetja më e moshuar, Luljeta Bozo, e cila fitoi shumë popullaritet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, deklaron apartament 116 m2 në Tiranë me vlerë 40 mijë USD, apartament 61 m2 në Tiranë me vlerë 3.5 milionë lekë, si dhe një ndërtesë 22 m2 në një truall 146 m2 në Tiranë, 1 milionë lekë. Bozo, nga të ardhurat në punë private që nga vitet ’90, deklaron kursime 120 mijë USD.
Ish-kryebashkiaku i Fierit, i zgjedhur deputet nën siglën e PS-së, Baftjar Zeqaj, deklaron një apartament rreth 90 m2, me vlerë 4.5 milionë lekë dhe pagën si administrator i Albpetrol. Ndërsa deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, deklaron një apartament 134 m2, me vlerë 74 mijë euro, me burim kredi bankare, si dhe një makinë Benz me vlerë 6 mijë euro.
Deputetja e PD-së në Elbasan Flutura Açka deklaron apartament në Tiranë, 106 m2 me vlerë 45 mijë euro, apartament 78 m2 me vlerë 22 mijë euro, makinë Skoda 32 mijë USD, shtëpinë botuese Skanderbeg Books me kapital fillestar 100 mijë lekë, llogari bankare 1 milionë lekë dhe 1.2 milionë lekë të ardhura nga shtëpia botuese.
Edhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar pasurinë për herë të parë. Deputeti i ri i PD-së deklaron 1 mijë m2 pemëtore në Ibë, një makinë BMW 13 mijë euro, 1.4 milionë lekë në një llogari dhe pagën 657 mijë lekë si kryetar i FRPD. Këlliçi nuk deklaron një shtëpi në pronësi.
( Kliko këtu për të lexuar pasurin e Agron Gjekmarkaj )
( Kliko këtu për të lexuar pasurin e Baftjar Zeqaj )
( Kliko këtu për të lexuar pasurin e Blendi Këlliçi )
( Kliko këtu për të lexuar pasurin e Flutura Acka )
( Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Gazment Bardhit )
(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Luljeta Bozos)
Baftjari ato shtepite ne USA pse nuk i deklaron apo si ka ne emrin e vet.
PërgjigjuO të dashur Shqiptar shikoni se çfar fytyre ka çekmarkaj çeheredin edepsëz. Kurse pederasti gazmend ziu akoma mē çeherrdin se çekmarkaj e kta duan që të vin në pushtet. Imagjinoni të vin kta në pushtet se çfar 7 bëjn kta Shqipris. Kta e çkombtarizojn ksaj radhe üo erdhën në pushtet. A e mbani mënd mor njerëz di hante çeheredin belih agron çekmarkaj si i fandaksur e ky sahan lëpirës të drejtoi Shqiprin e shkrin kombin Shqiptar. Larg qoft o Zot. Amen. Zoti e bekoft Shqiprin.
Përgjigju