Policia tek Spitali i Vlorës ku ndodhet i plagosuri

Ekskluzive/ Atentati në Vlorë, gjendet e djegur makina e autorëve, policia: Hasmëria e fiseve Llanaj-Xhaferaj dyshohet se qëndron pas ngjarjes

15 Maj 2020, 21:58| Përditesimi: 15 Maj 2020, 22:02

  • Share

Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit të sotëm në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i quajtur Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri. Xhaferaj ndodhej pranë banesës së tij, kur një person i maskuar ka hapur zjarr nga brenda një automjeti. Një breshëri automatiku ka prishur qetësinë në Selenicë të Vlorës, ndërsa fatmirësisht nga ky atentat ka shpëtuar pa lëndime të shumta, objektivi i këtij sulmi me armë 50-vjeçari Jetnor Xhaferaj.

Ky i fundit është babai i tre vajzave ndërsa për policinë e Vlorës, i dëmtuari nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë. Nga breshëria e plumbave të lëshuara në drejtim të tij mësohet se 50-vjeçari Xhaferaj ka marë një plumb në dorë, ndërsa ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën mjekësore. Xhaferaj ka treguar për hetuesit se nuk kishte parë asgjë dhe nuk mundi të njihte autorët. Ndërsa në vazhdën e hetimeve, një grup hetimor në policinë e Vlorës kanë sekuestruar disa gëzhoja automatiku dhe automjetin me të cilin janë larguar dy persona që u afruan dhe më pas qëlluan me armë për ta vrarë Jetnor Xhaferaj.

Makina e autorëve të krimit së bashku me armët është gjetur në një fshat tjetër të Vlorës, ndërsa konfirmohet nga policia se makina është djegur plotësisht nga dy personat pjesëmarrës në këtë atentat. Duket qartë se nga mënyra e ekzekutimit dhe dinamika e zhdukjes së provave është e njëjta tipologji sulmi me armë që vitet e fundit kanë ndodhur në Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 6 persona, të cilët vijojnë të mbahen në ambjentet e policisë, ku po merren në pyetje. Policia dhe prokuroria e Vlorës ngrejnë dyshime të forta se ky atentat lidhet me konfliktet dhe hasmëritë mes dy fiseve Llanaj dhe Xhaferaj në Vlorë.

Sipas burimeve të policisë konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferaj, rezulton të ketë nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj. Baftjar Llanaj u akuzua nga prokuroria për vrasjen e tij. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60-vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Pas krimit policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998. Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga gjykata. Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj.

Nuk kaloi shumë dhe njëri nga djemtë e Batjar Llanaj, Aleksandër Llanaj në 7 prill 2015 përfshihet në një ngjarje të rëndë kriminale, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, qëllon me automatik duke vrarë Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm dhe momentalisht mësohet se vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë. Policia në atë periudhë dyshoi se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017. Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”. Ndërkohë në 1 tetor 2017 u plagos rëndë në atentat, Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Batjar Llanaj dhe vëllai i Aleksandrit.

Në këtë atentat u plagos dhe Dritan Begaj dhe një fëmijë i mitur. Ndërkohë në tetor 2017 i bëhet atentat me tritol C4 në makinë Inez Hajrulla. Pas kësaj ngjarje në 6 shkurt të 2018 zhduket pa gjurmë duke mos u gjetur ende dhe sot Albano Xhaferaj. Lidhur me këtë ngjarje, një person i penduar në Vlorë i quajtur Gazmend Merkaj, ka shpjeguar para policëve dhe prokurorëve se rrëmbimi, vrasja dhe më pas zhdukja e trupit të pajetë të Albano Xhaferaj, ishte kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferaj ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj, kryer në muajin tetor të vitit 2017. Vrasja e Albano Xhaferaj, sipas rrëfimit të Merkaj në prokurori është kryer me çekiç brenda në makinë. Nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi në “Shqiptarja.com” i dëshmisë së Gazmend Merkaj në tetor 2018, në 6 nëntor 2018 ekzekutohet me breshëri kallashnikovi Edison Harizaj, i cilësuar në Vlorë si “I Paprekshmi”. Bashkë me Harizaj humb jetën në këtë atentat dhe shoku i tij Genci Caci. Më 14 janar të vitit 2019 i bëhet atentat Mikel Mehmetaj.

Ai njihej për lidhje farefisnore me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur dhe gëzhojat në vendngjarje. Ndërkohë në shkurt 2019 Arjan Hasani dhe Orest Rexho u vranë me breshëri automatiku gati 100 plumba, ndërsa miku i tyre, Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri” u plagos me një plumb në këmbë. Ky i fundit u ndalua për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe u dënua nga gjykata. Sot e kësaj dite kjo ngjarje është ende e pazbuluar, ndërsa policia ka si provë gëzhojat dhe një makinë të djegur por asnjë të arrestuar.

Ndërkohë në 10 maj 2019 qëllohet me breshëri automatiku në kompleksin “Oslo” në Vlorë Inez Hajrulla, por pa mundur ta dëmtojnë atë. Për këtë sulm policia dhe prokuroria e Vlorës thonë se autorë janë Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj, që njihet ndryshe me nofkën “Doqia”, Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Memaj “Sulitoti”. Ndërsa bashkëpuntorë të tyre janë Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Komento

Komente

  • Lleshi: 16/05/2020 04:08

    Jo se e ne gjith vender i rujne kto gjona si monument ta boi né nji vent tjeter horror

    Përgjigju
  • Labo: 16/05/2020 00:35

    U iku ne selenic hajde killer hajde bandat e vlores 90 perqind spiuna e legena

    Përgjigju
    • Xxxx: 25/05/2020 12:35

      Labo po ca ke apo te kan shker**yer fisin gjith bandat e vlores kshu

    • O doke: 19/05/2020 16:57

      O doke pall k..i skam kujyime te hidhura fare po e njoh mir realitetin legen aty se jan 99 perq spiuna ska ose te vij keq apo do jesh me keta spiunat se ska munci ose ke ndonjeri. Kunat nga keta ndosha te ha motren dhe te ka len te zyra e shtypit ketu

    • Doke: 18/05/2020 09:44

      Labo do kesh ndonje kujtim te hidhur ne Vlore,do te ken qi*e ndonje moter apo grua se nuk ka mundesi.U bere ti byth*ir lulishteje.

  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?