Ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve, në kuadër të aksionit politik për rrëzimin e qeverisë, ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxituar për të aplikuar për përfitimin e gjysmës së pagës së deputetit, pas dorëzimit të mandatit. Shqiptarja.com ka mësuar zyrtarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore se ish-kryeministri Sali Berisha ka plotësuar dokumentacionin në Kuvend, për përfitimin e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton se nuk ka aplikuar.
Edhe pse sipas ligjit kreu i PD Lulzim Basha mund të aplikonte për të përfituar dy paga dhe më pas gjysmën e pagës si deputet për aq kohë sa ka ushtruar funksionin e deputetit, Basha nuk rezulton të ketë përfituar.
Nga ana tjetër, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Berisha ka shfrytëzuar ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, neni 7 dhe shkronja "b" e pikës 8 të nenit 1, ku për deputetët parashikohet që pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
Në bazë të këtij parashikimi ligjor dhe aplikimit në Kuvend, Berisha do të përfitojë gjysmën e pagës së deputetit deri në vitin 2022, ndërsa shan dhe akuzon kundërshtarët politikë, dezinformon çdo ditë dhe përhap panik sipas rrethanave politike.
Kur ishte në Kuvend, paga bruto e ish-kryeministrit Berisha në muaji ishte 156,770 lekë. Sipas parashikimeve ligjore, Berisha ka përfituar fillimisht dy paga, konkretisht 313 540 lekë.
Ndërkaq, Berisha përfiton çdo muaj 78 385 pagesë kalimtare nga sigurimet shoqërore. Kjo pagesë do të vijojë deri në 3 vjet pas dorëzimit të mandatit, pra deri në vitin 2022.
Sa i takon procedurës, Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar se ish-deputetët mund të plotësojnë dokumentacionin pranë Kuvendit për përfitimin e pagesës kalimtare pas mbarimit të mandatit. Më tej, Kuvendi dorëzon dosjen tek Sigurimet e Shoqërore.
Berisha i ka marre per t'ua dhene te varferve me siguri, se nuk i ben ai keto gjera.
PërgjigjuSaliiii, tu shofte rraca
Përgjigjuturp Sali.
PërgjigjuKina ate Sheqeren e pak e ke
PërgjigjuKomunistat e dreqit, sufllaqexhinj, rrofte sali berisha o popull budall
PërgjigjuTy te paska marr truri ajer. U tru tallash,
Vertet ee?
PërgjigjuCdo llokem qe ke shkeput nga trupi i ketij vendi do te ngeci ne fyt ty dhe pasardhesve te tu...
PërgjigjuBerisha fukara ju tallni by... o Berish te befsha m...
Përgjigjuketa duhet me i hedh me koke se prapthi ne kosh te plehrave sic ia ben ukraina me politikante e vet
PërgjigjuVertet e ka ky mo???
Përgjigju