Ekskluzive/Dëshmitari i ri: Në përgjim, unë aktrova rolin e Agron Xhafajt

8 Qershor 2018, 07:15| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 17:17

  • Share

Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën Shqiptare të audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut (Babalja) dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka sjellë nxjerrjen në dritë të elementëve të reja mbi këtë çështje.

Një element i ri ka dalë së fundmi, provë e cila mund të kthejë përmbys të gjithë situatën e debatit politik dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga PD, se Agron Xhafaj drejton trafikun e drogës. Por nëse ky element do jetë i vërtetë, atëherë përgjegjësia totale do bjerë mbi kupolën drejtues të PD dhe denoncuesit publik të këtij audio-përgjimi të mistershëm.

Gjatë verifikimeve të kryera elementë të rinj kanë dalë, duke treguar një anë të erët dhe version të panjohur deri më sot, mbi atë çfarë ka ndodhur dhe vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, që Partia Demokratike e publikoi në media, dhe trumbetoi se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm drejton trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë.

“Shqiptarja.com” mëson se në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më konkretisht tek anëtarët e grupit hetimor që po heton çështjen e audio-përgjimit “Babalja-Xhafaj”, është vetëofruar një person i cili ka deklaruar para hetuesve se ai ishte personi që kishte aktruar në këtë përgjim të rregjistruar nga Babalja, apo i etiketuar nga vetë PD si dëshmitari X.

Burime pranë Krimeve të Rënda, pohuan pa bërë publik emrin e personit se ky shtetas nga qyteti i Vlorës, është vetëofruar pak ditë më parë në prokurori, duke marë autorësinë e personazhit tjetër të këtij përgjimi, që sipas tij ai ka bërë rolin e Agron Xhafaj. E habitshme por e vertetë. Pas dy muaj debate të ashpra politike, sot në derën e prokurorisë së Krimeve të Rënda ndodhet dhe një provë tjetër, që kundërshton vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, dhe që dëshmitari i vetëofruar pretendon se gjithçka ka qënë një iskenim mes tij dhe Albert Veliut (Babalja).

Konfirmohet se dëshmitari i vetëofruar në prokurori ka njohje dhe shoqëri me dëshmitarin X, Albert Veliu, dhe të dy së bashku kanë regjistruar bisedën për një tentativë trafiku droge, ku siç ka pretenduar i vetëofruari në prokurori ai ka bërë rolin e “Agron Xhafaj” ndërsa Babalja ka aktruar në rolin e tij. “… të aktroja në audio-përgjim ma ka kërkuar Babalja, me të cilin kam njohje prej disa vitesh…”- ka pohuar dëshmitari i vetëofruar. Në këmbim të këtij shërbimi ka shumë dyshime se këtij personi i është ofruar shuma parash, por ka shumë gjasa që ky dëshmitar nuk i ka marrë asnjë lekë dhe për pasojë është paraqitur në prokurori. I vetëofruari u ka pohuar prokurorëve se: “Duke parë zhurmën e madhe që bëri në vend ky regjistrim, vendosa të vetëofrohem dhe të tregoj të gjithë të vërtetën e këtij materiali”.

Dhe për të bindur prokurorët se në këtë audio-përgjim ishte pikërtisht zëri i dëshmitarit të vetëofruar, ky personazh ka dhënë si provë zërin e tij në prokurori, duke qartësuar se zëri tjetër në audio-përgjim nuk është i Agron Xhafaj, por i këtij dëshmitari. Pas dëgjimit të pretendimeve të tij, anëtarët e grupit hetimor e kanë marrë me rezerva dëshminë e tij, kjo pasi ata janë në pritje të përgjigjes shkencore nga një laborator në Romë, Itali, i cili pritet të nxjerrë në drejtë vërtetësinë e këtij audio-përgjimi.

Në fakt edhe vetë gazetari Jetmir Olldashi që ka qenë pjesë kryesore e realizimit të këtij përgjimi çuditërisht ka ngritur hije dyshimi për vërtetësinë e tij. Olldashi ka qenë personi i cili i ka organizuar gjithçka për realizimin e këtij materiali.

Ai i ka dhënë Babales paisjen e përgjimit, madje ka hyrë bashkë me të në lokalin e Agron Xhafajt herën e parë që ai nuk ishte, por herën e dytë kur Babalja realizon takimin e pretenduar me Agron Xhafajn ku flitet për drogën, gazetari nuk ishte i pranishëm. Fakt të cilin Olldashi e ka deklaruar edhe vetë publikisht në media duke deklaruar madje se ai nuk mund të thotë 100% nëse Babalja ishte takuar atë ditë në Vlorë me Agron Xhafaj apo jo, pasi nuk e kishte parë me sytë e tij.

Një pohim i habitshëm ky duke parë veprimet e gazetarit i cili ia dorëzoi këtë audio-përgjim Partisë Demokratike me pretendimin se kishte frikë për jetën, pasi kishte zbuluar skandalin e madh të përfshirjes në trafikun e drogës së vëllait të ministrit të Brendshëm. Në këtë mënyrë kemi një përgjim që është reklamuar me të madhe si një investigim që zbardh lidhjet e trafikantëve me mbështetje politike, por që vihet në pikëpyetje nga vetë autori i tij!

Gjithsesi mbetet ajo që gazetari Olldashi ka pohuar publikisht se Babalja, ishte larguar dhe kishte hyrë në lokalin e Agron Xhafaj dhe prej andej ka ardhur me një bisedë të tillë të përgjuar. Por pavarësisht kësaj tashmë prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dosje dhe një zë tjetër, çka detyrimisht do të kërkojë në të ardhmen kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse zëri i dëshmitarit të vetëofruar është i njëjti me atë që ky person pretendon se ka aktruar Agron Xhafaj. Momentalisht në adresë të prokurorisë ende nuk ka mbëritur përgjigjia nga Italia, ku janë çuar për ekspertim zërat e Albert Veliut (Babalja) dhe Agron Xhafaj, me materialin e shfaqur në audio-përgjim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • genci: 09/06/2018 12:35

    kjo qe ndodhi nuk eshte loje, po eshte presion i hapur qe i behet ministrit te brendshem dhe qeverise. Populli duhet te ngrihet ne proteste ne rast se babalja gazetari, alibeaj salianji, bardhi nuk shkojne ne burg per kete grusht shteti qe menduan te bejne.Ne rast se del e vertete qe egziston nje person tjeter qe shtiret si agron xhafa ky eshte nje grusht i paster shteti me regjizor lulzim bashen. Populli urgjent duhet te protestoje.

    Përgjigju
  • Nako: 08/06/2018 19:57

    Inskenim alla Liliana Elmazi. Babalja dhe Liliana jane kushurinj

    Përgjigju
  • Faik: 08/06/2018 19:31

    Nuk meret PUSHTETI në TAVOLINË me BANDITË dhe KRIMINELË alla BABALE! PUSHTETI meret vetëm me VOTËN POPULLORE , JO me 2.000 BANDITË dhe KRYE HAJDUTË që kanë Humbur Punën nëpër DOGANA , ku HAPNIN TRAUN në DisFavor të Shqiptarëve me KONTRABANDË dhe KORRUPSION në DËM të 3 MILJON Shqiptarëve të NDERSHËM . Harrojeni PUSHTETIN O Mjeranë sepse NUK keni Shanse KURRÈ MË , sepse Populli ju ka Provuar ju FUNDËRRINA HAJDUTË ! Vetëm një SHANS ka PDja për të Ardhur në PUSHTET në Vitin 2050 , që KRYETAR i PDsë të ZGJIDHET "BABALJA" (Berti i Abesë) !!!! hhahahahahahahahahahahahah!

    Përgjigju
  • Maminasi: 08/06/2018 17:56

    Deputet e P D Alibej .Serjani Te thirren ne prokurori dhe te pergjigjen per kte naskarade qe ndertuan .ligji te zbatohet per gjithe ata qe mbjellin urrejtje dhe anarshi duke mos harru dhe plakun e pjerdhur Sali .

    Përgjigju
    • Tirona Re: 08/06/2018 18:23

      A je në terezi? Po me thuaj si ta pret mendja se do futet njeri në burg per babalen? Po Gerdeci ku shkoi? Po Fatos Nano qe ben jete ne Austri , me ç’farë parash? Po ti vete apo babai yt, a do kishe mundesi te jetoje në nje shtet te huaj pa punuar fare? Po I biri Saliut qe nuk e njeh fjalen pune , me ç’farë jeton?

  • Tahipi: 08/06/2018 15:30

    Po del ashtu siç tha Lulezo mrom ke qerosi , presim zbulimin e madh nashi

    Përgjigju
  • UK.land: 08/06/2018 15:29

    Ca turpi o zot i madh lan nam. Si ka mundesi qe behen kaq qesharak kta te PD cdo dite e me shume.

    Përgjigju
  • Sorgenaa: 08/06/2018 15:28

    Kur arijn te bejn manipulime per nje minister imagjino cfare mund ti bejn popullit te thjesht kta.

    Përgjigju
  • Ten: 08/06/2018 15:25

    Kjo dihej qe ne fillim se si do vente si muhabet me kta palacot e PD

    Përgjigju
    • Tirona Re: 08/06/2018 18:16

      Bjeri PD-se, por mos harro ti biesh edhe PS-se! Bjeru te dyjave se e kane mbushur kupen. Palaco jane keta PD-se edhe shume dakort jam! Palaco edhe keta te PS-se! Mos tju genjej mendja se nje pale eshte me e mire se tjetra! E në fakt ky eshte edhe thelbi i problemit! Nuk ka alternative. Po ç’farë te bejme? Ti kritikojme sa me shume keto plera qe po i zene frymen ketij vendi.

  • He fol: 08/06/2018 15:22

    Po tani lind pyetja ca do thot Basha?

    Përgjigju
  • Verdheza: 08/06/2018 15:21

    Kto jane ato rastet kur opozita genjen pa hesap dhe ne fund i dalin te palarat.

    Përgjigju
  • Elda: 08/06/2018 15:19

    Po babalja sa eshte paguar lind pyetja

    Përgjigju
  • Ncnnc: 08/06/2018 15:18

    Pak e nga pak do i dalin ne shesh gjerat babales se vlores.

    Përgjigju
    • Tirona Re: 08/06/2018 15:32

      A ke ndonje shprese se kjo çeshtje do zbardhet? Kjo eshte nje shashke tjeter edhe qe per mendimin tim tregon menyren primitive te ketyre pseudo-partive, se sa nje kembane alarmi qe ketu ka plas trafiku! Te gjithe shqipetaret e dine qe te dyja palet jane hajdute e trafikante!

  • Tirona Re: 08/06/2018 14:08

    Hajde Shqipni e mjera Shqipni..! Te dyja partite jane aq te felliqura, sa nuk e kursejne fare individin te shperfytyrohet dhe te implikohet me keto çorba politike qe i japin Shipetareve si ushqim te perditeshem! Bojkotoni zgjedhjet e te dyja parive! Nje force e re duhet te ngrihet. LSI as nuk e llogaris fare se eshte pjelle e ketyre!

    Përgjigju
  • Sulo: 08/06/2018 12:31

    U shperbe perfundimisht PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Ardi: 08/06/2018 12:18

    Tandi do kerkoj dhe ky plehra tjeter azil ne Europë si babalja

    Përgjigju
  • robi: 08/06/2018 11:21

    Pd-ja miku im dhe lesheliqija ose LSC-ja levizja socialiste per c'integrim nate e dite e mbajne veshin tek vrima e celesit per te kapur ndonje pordhe te Edi Rames ne menyre qe plaku i pjerdhur sic e quan populli Spaho dhe Strazua me patllake te dalin me vrap ne konferencen e radhes te baltes dhe te shpifjes me qellimin e vetem te pengojne hapjen e negociatave te BE me Shqiperine , ne menyre qe Baxhella te kete nje kauze per te nxjerre njerzit ne rruge . Kjo sepse cizmeparticka ka mbeter vetem me korin e sharebajgave te haremit veror te Jales dhe nuk kane asnje alternative qeverisese per popullin shqiptar pervec alternatives shpifese .shpif shpif shpif se dicka do ngelet thoshte shoku i ngushte i Himlerit te pd-se Strazos dr. Gebelsi i Rajhut te trete.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 08/06/2018 10:52

    PD-ja eshte bere si ish Kinostudio " Shqiperia e Re "

    Përgjigju
  • ce: 08/06/2018 10:05

    lajmeroni shpejt plakun e pjerdhur Spaho per kete zbulim te ri qe te dale ne konference shtypi se nuk eshte aspak serioze , ne krah te tij te jene Strazua , Muli, paloqja, dhe Al bagdadi i lesheliqise Manjani se keta jane llumi i shpifjeve te politikes shqiptare,,,,,

    Përgjigju
  • Kosovari: 08/06/2018 09:21

    More qelbesire, plehu i plehut, qen i biri qenit.Çka krklon ketu nbe Kosoven martire,Nuk eshte ky vend per mbeturina siç je ti.Ku eshte Basha e salihu qe te paguan per keto genjeshtra, sepse genjeshtrat e tyre nuk mjaftonin.Lutem organet kosovare te shpor rion nga ketu kete mbeturire te kalbur,te shkoje ne vendin e kolbjes e te kundermoje aty ku meriton.

    Përgjigju
    • Alniku: 08/06/2018 11:47

      Aty u kap se nuk ishte për Kosovë destinacioni

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?