Tesi Basho

Ekskluzive/ Dosja e plotë, Tesi Basho me 4 radio policie në shtëpi e kallashë, i 'forti' i Vlorës në gjyq

30 Prill 2020, 14:27| Përditesimi: 30 Prill 2020, 14:32

  • Share

Tesilvan ose Tesi Basho, njeriu më i kërkuar në Itali për vrasjen e dy prostitutave dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në nëntor të 2016 nga gjykata e Torinos, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq nga prokuroria e Vlorës. Basho kishte tre vite që fshihej në Shqipëri nën emrin e Thanas Lame, pasi pikërisht me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti dhe madje të martohej, me një vajzë të quajtur J. Bushaj. 

Por gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia është arritur të arrestohet në muajin Tetor 2019, Tesi Basho, ku në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli dhe sende të tjerë të paligjshme. Momentalisht ndaj Bashos janë ngritur 5 akuza ajo e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, “Mbajtjes pa lejë e armëve”, ”Falsifikimit të dokumenteve”, “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”. Sapo Basho të përfundojë dënimin në Shqipëri, ai do ekstradohet në Itali, ku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy prostitutave dhe mbajtjes pa lejë të armëve.

Gafa që çoi në prangosjen e  Tesi Bashos në Vlorë
Njeriu më i kërkuar nga drejtësia Italiane, për disa vite ka qëndruar i pashqetësuar nga policia në Selenicë të Vlorës. Basho, ishte i mirë armatosur në banesën e tij, madje kishte marrë të gjitha masat teknologjike për të depërtuar në valët e radiove të komunikimit të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen e informacioneve për vendndodhjen e policisë dhe operacionet që kjo e fundit mund të kryente për kapjen e tij. Por megjithëse Basho kishte marrë një sërë nismash që i garantonin atij sigurinë për të vijuar aktivitetin kriminal në Vlorë, kryesisht në kultivimin dhe shitjen e drogës, një gabim i vogël i tij ka sjellë zbulimin dhe më pas arrestimin e tij. Gafa e Bashos, ishte hyrja në një konflikt me dajën e tij, duke i kërkuar me anë të presionit shumën prej 100 mijë euro. Policia ka shkuar në një operacion të fshehtë në banesën e Bashos, ku ka zbuluar se njeriu më i kërkuar në Itali, kishte ngritur një perimetër të vërtetë sigurie.

Madje Basho, kishte investuar dhe në mjete teknologjike duke depërtuar në valët e radiove të policisë së Vlorës, ku mësonte gjithçka çfarë komunikonin oficerët e policisë. Rezultoi se në ambientet e korridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur 4 radio Marrëse-Dhënëse, të markës “Tra-talk”. Ndërsa në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës “TËO-ËAY”,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka pasur akses në valët e përdorura, nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Kjo tregon edhe një herë tjetër si krimi i organizuar në vend, është shumë hapa larg policisë, e cila në shumë raste ndihet e pafuqishme dhe e pamotivuar për të luftuar krimin.

Tesi Basho në tre gjykime
Dosja kundër Tesi Bashos personazh i njohur në botën e krimit në Vlorë, është ndarë në tre pjesë, ku për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro ai është marrë i pandehur në muajin Janar 2020 dhe ndodhet në fazën e gjykimit në Vlorë. Ndërsa për katër akuzat, e sipërpërmendur Basho është çuar tashmë në gjyq dhe pritet të fillojë gjykimi. Ndërkohë dosja e tretë ka të bëjë me ekstradimin ose jo të Tesi Bashos në Itali, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali. Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës.

Komento

Komente

  • Edi Jam: 02/05/2020 15:37

    Edhe per kapjen e ketij fajin e ka Saliu

    Përgjigju
  • Vlora: 01/05/2020 10:28

    I nderuar gazetar, Z. Basho eshte denoncuar disa bere nga ish-kryeministri per kultivim kanabis dhe akte te tjera kriminale. Keshtu qe habitem pse thoni qe gafa e tij qe gjobvenia. Ai ishte i njohur, por policia e Vlores dhe krimi ne Vlore jane nje. Ja pse nuk kapej ky zoteria. Qytetaret e Vlores kur duan te denoncoj element ne nivele te tilla, shkojne ne policine e Fierit ose shkojne Durres apo ne Tirane.

    Përgjigju
  • Polici: 30/04/2020 16:00

    Te gjitha frekuencat e radiove te policise jane sekrete ky ku e gjeti qe jo vetem te interceptonte valet por me e forta qenka qe paska patur radio per ti kapur madje paska ditur edhe kodet qe kane policet kur levizin nganje drejtim ne tjetrin. Jo vetem ky por prokuroria te hetoje se kush ja ka dhene kodet e levizjes se policise

    Përgjigju
    • Selmani: 02/05/2020 01:29

      Normal qe do i kish se kish ate shefin gjormjot mik

  • Si Trim i Vlores qe eshte .: 30/04/2020 14:54

    Le te mesoje se Si ta perdori Sapunin ! Se mos i bie shpeshe nga Dora ketij Trimit ! Plehrat vejne gjoba keta ,legena..

    Përgjigju
    • Torino: 03/05/2020 10:34

      Ti noku shikon shume filma me sapun.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?