REPORT TV siguron të dhënat për mbarimin e mandatit për 11 kryetarë gjykatash ndërkohë që 11 të tjerëve u mbaron deri në fund të 2018. KLD nuk ka kompetencë për të shpallur vendet vakante dhe për të zëvendësuar.
Kjo situatë pritet të çojë në kolaps sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, datat dhe vitet përbri emrit të secilit kryetar gjykate tregojnë kohën kur ata janë zgjedhur në këtë detyrë, ku siç shihet secili prej tyre ka më shumë se tre vite në këtë post.
Kryetarë të gjykatave që u ka mbaruar mandati:
Artan Çupi-Kryetar i Gjykatës së Matit (11.10.2013)
Kastriot Selita-Kryetar i Administratives Tiranë (28.10.2013)
Fuat Vjerdha-Kryetar i Apelit në Shkodër (17.01.2014)
Entela Prifti-Kryetare e Apelit në Korçë (17.01.2014)
Dritan Banueshi-Kryetar i Apelit në Gjirokastër (17.01.2014)
Alma Liçaj-Kryetare e Apelit në Vlorë (17.01.2014)
Petrit Çeno-Kryetar i Apelit në Durrës (11.04.2014)
Halil Vani-Kryetar i Gjykatës në Dibër (11.04.2014)
Altun Çela-Kryetar i Gjykatës në Sarandë (28.25.2014)
Sandër Simoni-Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda
6 mujorin e dytë të 2018 u mbaron mandati 11 kryetarëve të gjykatave;
Agron Vavla-Kryetar i Gjykatës në Berat (30.06.2014)
Erjol Rroshi-Kryetar i Administratives në Tiranës (07.07.2014)
Alma Kolgjoka-Kryetare e Gjykatës së Krujës (11.07.2014)
Esmeralda Çeka-Kryetare e Gjykatës në Lushnje (23.07.2014)
Admir Belishta-Kryetar i Gjykatës në Korçë (23.07.2014)
Entela Shedula-Kryetare e Gjykatës në Kavajë (11.07.2014)
Roland Japuaj-Kryetar i Gjykatës në Fier (23.07.2014)
Jona Qeleshi-Kryetare e Gjykatës në Durrës (17.10.2014)
Alfred Gjoni-Kryetar i Gjykatës së Kurbinit (17.10.2014)
Arben Zefi-Kryetar i Gjykatës në Shkodër (17.10.2014)
Skënder Haluci-Kryetar i Gjykatës në Vlorë (17.10.2014)
Ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit thotë se emërimi i kryetarëve të tjerë parashikon se mandati është 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm njëherë. Në pikën dy të ligjit parashikohet se kryetari në detyrë i gjykatës jo më vonë se 6 muaj për mbarimin e mandatit duhet të kandidojnë për kryetar, nëse nuk kandidon konsiderohet se ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë që një tjetër pikë në rendin e ditës në mbledhjen e sotme të KLD është edhe ajo e magjistratëve, që kërkojnë që të emërohen.