'Frontline' në Report TV sjell ekskluzivisht rindërtimin e skemës së atentatit ndaj Gentian Bejtjas brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk të Fushë - Krujë gjashtë ditë më parë.
Videoja nis me momentin kur makina e vrasësve futet në rrugicën në afërsi të banesës së Bejtjas e rrethuar në tre anët e saj me avlli muri.
Tre nga katër atentatorët dalin nga Land Rover, kurse shoferi gjithashtu i armatosur, qendroi në timon.
Porta kryesore e shtëpisë së Bejtjas ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar autorëve të futen direkt në oborr. Më pas kanë hyrë në afërsi të serës ku ndodhej Bejtja dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Edhe pse i gjakosur Bejtja vrapoi të shpëtonte, mbërriti i gjakosur disa metra, ku dhe u shëmb përtokë i vrarë.
Me shpejtësi autorët janë larguar me makinën e tyre “Land Rover Discover” në fshatin Hasan. Makinës i kanë vënë flakën, ndërsa në skenë futet një person i pestë që i ka pritur dhe më pas i ka larguar në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe iu drejtuan fshatit Bubq, Krujë.
Pistat kryesore të vrasjes lidhen me të shkuarën e viktimës, si i dyshuar për ngjarje të rënda kriminale ku në disa mendohet se ka qenë ekzekutor, në të tjera me role dytësore si vëzhgues.
Një person i gjashtë duket se del i përfshirë në skemën e atentatit të Gentian Bejtjas. Gazetarja Glidona Daci në emisionin "Frontline" në Report Tv tha se dyshohet se katër autorët u informuan nga një person për lëvizjet e Bejtjas. Bashkë me Ilir Beqarajn që ishte transportuesi i 4 atentatorëve, bashkë me informatorin shkon në gjashtë deri tani numri i të përfshirëve në atentat.
"Autorët nuk kanë qëndruar duke e pritur te rruga kryesore. Aty informacioni ka qenë i saktë dhe është vëzhguar nga zona përreth. Me celularë nuk kanë folur. Me radiomarrëse. Autorët kanë vajtur me shpejtësi sapo Bejtja është futur në oborr. Është dhe një i gjashtë që ka dhënë sinjalizimin e saktë, duke parë zonën, banesën...", tha Daci.
Babai dhe bashkëshortja e Gentian Bejtjas kanë dëshmuar në polici në lidhje me ekzekutimin e ish-policit në oborrit e shtëpisë në Larushk të Fushë Krujës. Kështu bëri me dije në emisionin “Frontline” në Report Tv shefi i sektorit të vrasjeve në Policinë e Shtetit Festim Dumi, i cili tha se të dy kanë qenë të rezervuar.
Pyetje: A ka pasur dëshmitarë në ngjarje?
“Kur atentatorët kanë hyrë Bejtja në dijeninë time ka qenë vetëm. Babai ka ardhur më vonë. Disa fqinjë kanë dhënë dëshmi në polici për atë që kanë parë. Në afërsi të vendit të ngjarjes janë disa banesa që janë më në distancë. Pjesa më e madhe e personave që kanë qenë në afërsi i kanë dëgjuar të shtënat se është qëlluar me katër kallashnikovë”, tha gazetari Sokol Dema.
“ Edhe sikur të ketë dëshmitarë nuk flasin”, shtoi gazetarja Glidona Daci.
Pyetje: Çfarë është zbardhur nga dëshmia e familjarëve?
"Babai i viktimës është pyetur që në momentet e para, kurse bashkëshortja sot për shkak edhe të gjendjes. Janë treguar të rezervuar për dyshimet që mund të kenë. Babai nuk ka qenë prezent në momentin e ngjarjes. Për konfliktet që mund të ketë viktima të gjithë familjarët janë treguar të rezervuar", tha Dumi.
Gazetarja Glidona Daci në emisionin “Frontline” në Report Tv ka dhënë detaje mbi profilin e vrasësve të Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës.
Glidona Daci: Mosha e tyre maksimumi 35 vjeç, minimumi 20 vjeç.
Shef i sektorit të vrasjeve në Policinë e Shtetit Festim Dumi: Nga kqyrja e makinës janë gjetur e sekuestruar katër armë zjarri, model 56... Nga akti i ekspertimit është konfirmuar se gëzhojat janë qitur në tre armë.
Marsela Karapanço: Po në banesën e Bejtjas çfarë është gjetur?
Dumi: Nuk janë gjetur sende të kundraligjshme. Janë gjetur një sasi e konsiderueshme gëzhojash.
Gazetarja e kronikës Glidona Daci e ftuar në Report Tv në emisonin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço tha se Gentian Bejtja nuk strehohej në banesën e tij. Sipas gazetares që pas atentatit ndaj tij, kur iu vra kuanti, ai strehohej te një nga bazat e një grupi ku ish-miqtë e tij kanë pasur përplasje.
‘Atentati i Brilant Martinajt ndodhi në korrik 2022, është larguar për disa muaj dhe më pas është kthyer në 2023.
Pas atentat ku iu vra atentati ka qëndruar në qarkun e Lezhës në një nga bazat e një grupi ku ish-miqtë e tij kanë pasur përplasje. Nuk ka qenë në banesë ashtu siç pretendon babai. Di që kanë shkuar dhe kanë kontaktuar familjarët e Gentain Bejtjas që të bashkëpunonte me drejtësinë.’- tha gazetarja.
Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës, mund të jetë vrarë për shkak të informacioneve që ai kishte për ngjarje kriminale për vrasje të ndryshme. Kështu deklaroi në emisionin Frontline në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, gazetarja e kronikës Glidona Daci.
Daci foli me emra për të gjitëh rivalët që e donin të vdekur Gentain Bejtjan. Sipas saj janë ish-miqtë e tij të grupit, Durim Bami, Marklen Haka, pastaj përplasje me grupin e Ervis Martinaj. Kjo pasi sipas gazetares ka qenë i dyshuar si një nga persona që shiti Brilant Martinajn se po lëvizte me makinë të pablinduar, ndryshe nga sa lëvizte zakonisht.
‘Gentian Bejtja ishte një personazh që ruhej ishte një personazh kontrovers qoftë nga e shkuara qoftë nga telashet që kishte, pasi u ka shpëtuar 3 atentateve.
Kishte shumë kusure për të larë, kishte shumë njerëz të cilët janë ekzekutuar për saj të informacioneve që jepte Gentian Bejtja në drejtim të grupeve rivalëve. Kishte përplasje shumë të forta me personazhe shumë të fortë në zonën e Niklës.
Kishte kundërshtarë ata të cilët dikur i kishte mik të përbetuar ju kthyen në armiq të përbetuar që kërkonin me çdo kusht eliminimin e Gentain Bejtjas ndoshta për shkak të informacioneve që ai kishte për ngjarje kriminale për vrasje të ndryshme.
Kishte një lloj agresiviteti për ta eliminuar dhe kërkohej eliminimi i tij me çdo kusht. Thuhet se ka jetuar në zonën e Lezhës. Personat që kanë kërkuar eliminimin e tij kishin frikë se mos Gentian Bejtja do të fliste. Ose do të tregonte te grupet rivale ngjarjet ku këta persona ishin të përfshirë.
E nisim me ish-miqtë e tij të grupit, Durim Bami, Marklen Haka, pastaj përplasje me grupin e Ervis Martinajt. Ka qenë i dyshuar si një nga personat që nxori në pritën Iljaz Çalin, po ashtu i dyshuar edhe tek çështja e kryekomisarit Dritan Lamajt. Është dyshuar edhe tek atentati i Brilant Martinajt, dyshohet se ishte një nga personat që shiti Brilant Martinajn se po lëvizte me makinë të pablinduar, ndryshe nga sa lëvizte zakonisht. Dy ditë më pas është larguar në drejtim të Kosovës, më pas në Suedi ku kërkoi azil që ju refuzua dhe më pas në Norvegji një tentativë të dytë.
Atentati i Brilant Martinajt ndodhi në korrik 2022, është larguar për disa muaj dhe më pas është kthyer në 2023. Pas atentat ku iu vra kunati atentati ka qëndruar në qarkun e Lezhës në një nga bazat e një grupi ku ish-miqtë e tij kanë pasur përplasje. Nuk ka qenë në banesë ashtu siç pretendon babai. Di që kanë shkuar dhe kanë kontaktuar familjarët e Gentain Bejtjas që të bashkëpunonte me drejtësinë.’- tha gazetarja.
Para se të ndodhte vrasja e Gentjan Bejtjas në oborrin e banesës së tij në Larushk të Fushë Krujës nuk ka patur energji elektrike dhe kamerat e sigurisë, nuk kanë filmuar.
Sheif i sektorit të vrasjeve në Policinë e Shtetit Festim Dumi, në “Frontline” në Report tv tha se po kryhen hetime edhe mbi këtë fakt.
Marsela Karapanço: Kanë nisur hetim për personin që ka stakuar energjinë elektrike?
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi: Për mua kjo histori ka filluar që nga vrasja e pronarit të hekurit. Po të isha titullar nga aty do e nisja hetimin, te dritat.
Festim Dumi: Po kryhen hetime, për rreth dy orë janë shkëputur dritat. Po kryhen verifikime edhe në lidhje me këtë fakt.
Gentian Bejtja është qëlluar nga tre kallashnikovë. Kështu tha në “Frontline” në Report tv Festim Dumi, shef i sektorit të vrasjeve në Policinë e shtetit.
“E konfirmuar gëzhojat janë qitur nga tre armë”, tha ai.
Ka shpresa se te makina e autorëve të ketë ndonjë provë?
“Makina është kapur në lavazh por pa filluar pastrimi në pjesën e brendshme”, shtoi ai.
Artan Rexhepi ekspert për krimin, i ftuar në emisionin ‘Forntline’ në Report Tv, për të folur në lidhje me ngjarjet kriminale në vend, tha se Ervis Martinaj nuk ka gjasa të jetë gjallë.
‘Për mua është histori e mbyllur. Nuk ka gjasa të jetë gjallë. Nuk kam të dhëna konkrete, por në opinion. Policia do të kishte dalë.’’- tha Rexhepi.
Ervis Martinaj vijon të jetë i zhdukur prej gushtit të 2022 dhe policia ende nuk ka dalë me një deklaratë mbi fatin e tij.