Babai dhe bashkëshortja e Gentian Bejtjas kanë dëshmuar në polici në lidhje me ekzekutimin e ish-policit në oborrit e shtëpisë në Larushk të Fushë Krujës. Kështu bëri me dije në emisionin “Frontline” në Report Tv shefi i sektorit të vrasjeve në Policinë e Shtetit Festim Dumi, i cili tha se të dy kanë qenë të rezervuar.
Pyetje: A ka pasur dëshmitarë në ngjarje?
“Kur atentatorët kanë hyrë Bejtja në dijeninë time ka qenë vetëm. Babai ka ardhur më vonë. Disa fqinjë kanë dhënë dëshmi në polici për atë që kanë parë. Në afërsi të vendit të ngjarjes janë disa banesa që janë më në distancë. Pjesa më e madhe e personave që kanë qenë në afërsi i kanë dëgjuar të shtënat se është qëlluar me katër kallashnikovë”, tha gazetari Sokol Dema.
“ Edhe sikur të ketë dëshmitarë nuk flasin”, shtoi gazetarja Glidona Daci.
Pyetje: Çfarë është zbardhur nga dëshmia e familjarëve?
"Babai i viktimës është pyetur që në momentet e para, kurse bashkëshortja sot për shkak edhe të gjendjes. Janë treguar të rezervuar për dyshimet që mund të kenë. Babai nuk ka qenë prezent në momentin e ngjarjes. Për konfliktet që mund të ketë viktima të gjithë familjarët janë treguar të rezervuar", tha Dumi.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ 'Frontline' rindërton skenën e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë (Video)
B.K//ReportTv.al