TIRANË- Hetimi që SPAK kishte nisur për grupin kriminal që kishte planifikuar atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën. Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe biznesmenët Artur dhe Klevis Hoxhosmani, bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.
Report Tv ka siguruar dosjen e SPAK, ku zbardhen të gjitha episodet e trafikut të kokainës dhe hashashit që kryesisht grupi e trafikonte nga Amerika e Jugut në drejtim të vendeve të BE-së. Një prej anëtarëve të grupit është edhe bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj i cili u arrestua në Palasë duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz. Edhe në komunikimin me anëtarët e grupit kriminal me të cilët trafikonte kokainë, Ndreaj preferonte të quhej me nofkën ‘Cinco’, pseudonim referuar klubit të njohur të natës Cinco Cavalli që zotërohej nga ai.
Biznesmeni tjetër Artur Hoxhosmani, njihej me pseudonimin "burrelsi", "lambo", "santucio" dhe "santucio nee". Vëllai i tij Klevis Hoxhosmani kishte pseudonimet "keli dhe "Santucio brother". Ilir Lloshi, i cili është ende në kërkim, thirrej ‘Licja’, ndërsa biznesmeni tjetër po në kërkim Elidon Skëndaj njihej si Bisha dhe Bisha New.
SPAK ka zbardhur të paktën 5 episode të trafikut të kokainës, ku porositës ka qenë edhe vetë ‘bosi’ i Cincos Ermir Ndreaj. Ky detaj është zbuluar përmes bisedave në SkyECC mes biznesmenit Ndreaj dhe Artur Hoxhosmanit, teksa diskutonin fiks 4 ditë pas sekuestrimit të gati 1 ton kokainë në portin e Belgjikës, në prill të vitit 2020, që ishte pjesë e një dërgese në total prej 4 tonësh. Në biseda, Ndreaj pranon se 809 pako nga kokaina që u sekuestrua ishin të tij.
Ermir Ndreaj: A ke dhe nr kondiner?
Artur Hoxhosmani: Po cila nga ato?
Ermir Ndreaj: Se jam 9 kuti
Artur Hoxhosmani: Të ra ndok punë prapë?
Ermir Ndreaj: Dhe mua 809 cop
Artur Hoxhosmani: Me firm
Ndreaj e Hoxhosmani, bashkëpunëtorë me Palurent Dervishajn kishin planifikuar në detaje trafikun e kësaj ngarkese nga Ekuadori në Belgjikë. Droga ishte fshehur në një kamion me paleta druri, por shoferi i kamionit i ‘tradhtoi’. Punonjësit e portit kishin kuptuar se diçka nuk shkonte me të dhe e kishin kaluar kamionin për kontroll, edhe pse të tre kishin persona të infiltruar në port që punonin për llogari të tyre.
“Duke u nisur nga sasia e përmendur prej 809 copësh si dhe e datës së komunikimit (4 ditë pas sekuestrimit) konfirmohet se porositësi i lëndës narkotike prej rreth 809 copësh, në këtë episod është pikërisht bashkëpunëtori tjetër i të hetuarit Plaurent Dervishaj, identifikuar si personi në hetim Ermir Ndreaj”, thuhet në dosjen e SPAK.
Në bisedat me Artur Hoxhosmanin, Plaurent Dervishaj shfaqej i mërzitur për drogën që po iu sekuestrohej.
Plaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel veç ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha.
Për këtë dosje, janë në kërkim edhe biznesmeni Elidon Skëndaj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai, si edhe për person tjetër i identifikuar si Ilir Lloshi. Për këtë dosje, ky grup do të gjykohet ndarazi nga hetimet për grupin që planifikoi vrasjen e deputetit të zgjedhur të PD, Arjan Ndoja. Kështu, për Dervishajn dhe Alibejn është lëshuar masë e dytë sigurie, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit janë ende në fazë hetimi.
Nga operacioni u sekuestruan 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane, si dhe 3 makina, përfshirë një luksoze, Mercedes Benz AMG G63. U bllokua gjithashtu një skaf luksoz, prodhim i vitit 2025. Nga kontrollet u gjetën edhe 2 orë luksi, Rolex dhe Richard Mille, 16 celularë, 19 karta bankare ndërkombëtare dhe të dhëna llogarish të huaja bankare në Dubai, Gjermani, Itali dhe Panama. U sekuestrua gjithashtu një dron profesional, 8 hard disqe dhe pajisje të tjera elektronike të sofistikuara. Në shtëpinë e Artur Hoxhosmanit u gjetën 3 pistoleta pa leje.
Elidon Skëndaj
Report Tv ka siguruar fotot e biznesmenit Elidon Skëndaj i cili është shpallur në kërkim nga SPAK si anëtar i grupi kriminal që mbushi Europën me drogë. Skëndaj dyshohet se fshihet në Dubai dhe ende nuk ka rënë në pranga. Ai ka edhe dy emra të tjerë, Devid Patrut dhe Devid Boraj.
Në dosjen e SPAK, të siguruar nga Report Tv, Skëndaj në bisedat me anëtarët e grupit përmendej me nofkën ‘Bisha’ apo ‘Bisha new’.
Ai rezulton pronar i një bar kafeje tek zona e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës si edhe i një kompanie ndërtimi, Erking shpk.
Elidon Skendaj
Palurent Dervishaj dhe biznesmenit Artur Hoxhosmani shfaqen të mërzitur në një bisedë mes tyre në SkyECC ku diskutojnë për dërgesën e 4 ton droge nga Ekuadori në Belgjikë. Vetë Dervishaj pranon sekuestron e drogës, ndërsa diskutojnë edhe për një person ‘durrsaku’, i cili do tu trafikonte kokainën në Belgjikë.
“Jan kap 4 ton do jetë aty, e futën në skaner të gjitha anijet, 811 cop”, – shkruan Dervishaj. Droga ishte fshehur ne paleta druri, por punonjësit e portit kanë ngjallur dyshime dhe kanë kontrolluar mjetin e shoferit.
Pjesë nga dosja
Në komunikimin e zhvilluara mes personave në hetim Artur Hoxhosmani dhe Plaurent Dervishaj, më datat 21-29.4.2020, evidentohej jo vetëm njohja e tyre por dhe përfshirja në aktivitetin e paligjshëm kriminal të trafikimit të narkotikëve. Gjatë komunikimeve, i hetuari Plaurent Dervishaj e pyet bashkëpunëtorin tjetër Artur Hoxhosmani për çmimin që mund të shkonte lënda narkotike që do dërgohej tek personi i thirrur "drrsaku" (i paidentifikuar), pasi do komunikojmë me një person në Brazil dhe shpresonte që të bënte ndonjë punë, por fillimisht do e provonte me një sasi të vogël lënde narkotike. Në vijim diskutojnë për detyrimet që i ka personi tjetër, momenti që duhej kërkuar shlyerja e detyrimeve dhe flasin për sasinë me lëndë narkotike të personit tjetër nën hetim Erion Alibej (Kumi).
Analizimi i komunikimeve të personave në tim rezulton se në të njëjtën ditë 28.4.2020, te heturit Artur Hoxhosmani i është sekuestruar në Belgjikë një sasi lënde narkotike, e kamufluar në të njëjtën mënyrë, në lëndë drusore, (fakt ky i atribuuar në episodin e dytë). Diskutojnë për sekuestrimin e sasisë prej 4 ton me lëndë narkotike të llojit kokainë dy ditë më parë komunikimit, e për rrjedhojë, sipas tij i kanë futur në skaner gjitha anijet, ku i hetuari Plaurent Dervishaj konfirmon sasinë prej 811 copë që ka patur në atë ngarkesë, por në momentin që drejtuesi i kamionit ka vajtur për të tërhequr "mallin" ka dyshuar në sjelljen e punonjësve të portit për shkak se i kanë dhënë urdhër që të shkonte në skaner, ndaj dhe në këtë moment sipas të hetuarit Plaurent Dervishaj, ka arritur që të hidhte telefonin me aplikacionin e platformës së enkriptuar Sky Ecc. Më pas, punonjësit e portit kanë kontrolluar mjetin e shoferit, dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej shoferi, ndaj dhe kanë shprehur dyshimet se kanë qenë duke e mbajtur nën vëzhgim. Diskutojnë në vijim për vendin ku do e dërgonin ngarkesën, si dhe procedurat që ndërmerreshin nga autoritetet holandeze për lajmërimin kompanisë së transportit lidhur me dyshimet për praninë e lëndës markotike, dhe i thotë të hetuarit Artur që të mos shqetësohej pasi do e rikuperonin humbjen shumë shpejt. Për më tepër janë komunikimet si më poshtë:
Artur Hoxhosmani: Mos pyt vlla, e sigurt qe jan kap
Plaurent Dervishaj: Mos u merzit vlla ske ca me bo
Artur Hoxhosmani: Po sme ka shkrujt akoma po ka kry ouna dhe ajo
Plaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel vec ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha
Ermir Ndreaj, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej
Report Tv ka siguruar dosjen e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe janë nën hetim. Këtij grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Në pranga ranë bosi i Cincos Ermir Ndreaj, dy biznesmenët Artur dhe Klevis Hoxhosmani, si dhe u lëshua masë e dytë sigurie për ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të dy në qeli edhe për dosjen ‘Plumbi i Artë’.
SPAK e goditur grupin pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, por edhe dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Alibej. Në momentin e arrestimit, Ermir Ndreaj ishte në Palasë duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz. Në dosje, zbardhen edhe pseudonimit që grupi përdorte me njëri-tjetrin. Të gjithë anëtarët e grupit e thërrisnin Ndreajn si ‘Cinco’, pseudonim referuar klubit të njohur të natës Cinco Cavalli që zotërohej nga ai.
Ndërkohë, biznesmeni tjetër Artur Hoxhosmani, njihej me pseudonimin "burrelsi", "lambo", "santucio" dhe "santucio nee". Vëllai i tij Klevis Hoxhosmani kishte pseudonimet "keli dhe "Santucio brother". Ilir Lloshi, i cili është ende në kërkim, thirrej ‘Licja’, ndërsa biznesmeni tjetër po në kërkim Elidon Skëndaj njihej si Bisha dhe Bisha New.
Komente

Keta jane krminele dhe trafikante torollake! Kur e morren vesh qe Sky u zberthye, qe komunikimet e Dervishajt jane hapur, qe Alibej po fiiste, rrinin akoma si idiote duke u fryre rrugeve te shqiperise. Minimumi i presin 16 - 20 vite denim. Ju shkoi jeta burgjeve.
PërgjigjuPo Bisha New dhe Santuco New jane per numrat e rinj te telefonit. Per te dalluar numrin e ri nga i vjetri edhe ne ashtu ua shenojme numrat shokeve tane, duke u shtuar nga nje New pas emrit.
Përgjigju