Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishes

Ekskluzive/ Izet Haxhia: Po përballem me indiferentizmin e prokurorisë. Gati të dëshmoj krimet e Sali Berishës

28 Gusht 2018, 16:00| Përditesimi: 28 Gusht 2018, 16:10

  • Share

Izet Haxhia në një bisedë telefonike me Report TV dhe "Shqiptarja.com" ngre shqetësimin për indiferentizmin e prokurorisë e cila nuk ka bërë asnjë  veprim për ta pyetur rreth akuzave të  artikuluara publikisht prej tij.

Haxhia ish truproja kryesore e ish presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha thotë  se  që nga momenti ardhjes në Shqipëri, për të përparësi ka procesi me drejtësinë shqiptare për të pastruar emrin nga akuza e vrasjes dhe për të rrëfyer të vërtetën për shumë ngjarje që ka dijeni.

“Unë mbetem i fokusuar tek procesi. Erdha në Shqipëri për të treguar të vërtetën dhe për të treguar rreth krimeve monstruoze që mbajnë firmën e Sali Berishës dhe personave të tjerë rrreth tij” thotë Izet Haxhia.

I pyetur nëse gjatë këtyre katër muajve nga koha kur u kthye në Shqipëri është marrë në pyetje nga ndonjë prokuror rreth asaj që ka deklaruar Izet Haxhia,  jep këtë përgjigje: “Nëse në Shqipëri ka mbetur ndonjë prokuror i guximshëm, për të gjitha krimet e denoncuara nga unë dhe ato të pa-denoncuara ende, le të marrë mundimin dhe të vijë e të më takojë. Adresën time se ku jam tashmë e dinë”.

Izet Haxhia në këtë  prononcim ekskluzivisht për Report TV dhe Shqiptarja.com përmes telefonit nga paraburgimi 302,  përcjell mesazhin se  duke nisur nga sot zëri i tij zyrtar në komunikimin me autoritetet e drejtësisë dhe publikun është vetëm avokati Bashkim Nikolla.

Ai  sqaron se: “Të gjitha mesazhet e publikuara deri më tani në Facebook nga e dashura Erjona Parruca kanë qenë me kërkesën dhe aporovimin e tij. Ajo u sulmua në mënyrë të padrejtë. Ajo mbetet një njeri i shtrenjtë për mua dhe dua të vijojë jetën e qetë larg problemeve që mund ti sjellë lidhja me mua. Erjona gëzon respektin dhe mbrojtjen time. Ka plot gjëra të tjera të bukura për të ndarë me njëri tjetrin. Pamvarisht pështjellimeve dhe keqkuptimeve që kanë ndodhur ditët e fundit ne mbetemi të dashuruar më fort se kurrë paçka jemi larg njëri tjetrit. Jam i vendosur të çoj deri në fund këtë betejë që kam nisur me çdo çmim.”

Izet Haxhia tregon vendim që ka marrë në mënyrë që Erjona të jetë e qetë.

Ai thotë: “Nga sot e tutje zëri im zyrtar është vetëm avokati Bashkim Nikolla. Askush tjetër nuk ka të drejtë të flasë apo të përdor emrin tim apo të flas rreth çështjeve të mija në raport me drejtësinë shqiptare”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?