Kronikë

Ekskluzive/ Riformatimi i 'hartës gjyqësore' në Shqipëri përplas KLGJ-në me Ministrinë e Drejtësisë! 'Qeveria' e gjyqësorit: Nga 34 gjykata të mbeten 15, vetëm një Apeli! Ekzekutivi po na pengon

8 Qershor 2021, 11:26| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:13

  • Share

Reduktimi i gjykatave në vend nga 34 që janë aktualisht në 15 ka sjellë përplasje mes Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Në një përgjigje dhënë për Report Tv në lidhje me hartën e re gjyqësore KLGJ thotë se prej 29 shtator 2020 hartën e re e ka depozituar në Ministrinë e Drejtësisë dhe ende s'ka një përgjigje.

"Në këtë kuptim, Harta e re Gjyqësore do t’i shërbejë optimizimit të burimeve njerëzore dhe financiare, rritjes së efeciencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve, si dhe minimizimit të kostove dhe pasojave të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, nga bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë evidentohet se kjo e fundit nuk ka pasur të njëjtën qasje sikurse Këshilli, duke shkaktuar zvarritje të procesit. Zvarritje kjo e cila ka pasur një ndikim negativ për sistemin gjyqësor.“

Sipas draftit të cilin KLGJ thotë se ja ka përcjell Ministrisë sëDrejtësisë propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vëndin.

Përse shërben kjo hartë e re gjyqësore? KLGJ thotë se „harta e re gjyqësore është çelësi dhe një proces shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmërinë, për të zhbllokuar kështu situatën aktuale në të cilën ndodhen gjykatat e të gjitha shkallëve në Republikën e Shqipërisë.  Në këtë kuptim, Harta e re Gjyqësore do t’i shërbejë optimizimit të burimeve njerëzore dhe financiare, rritjes së efeciencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve, si dhe minimizimit të kostove dhe pasojave të rivlerësimit kalimtar“.

Me 10 gjykata në vend nuk munden dot të formojnë trupat gjyqësore për shkak të shkarkimeve nga vettingu dhe dorëheqjeve ndërsa aktualisht me numrin më të madh të dosjeve të prapambetura janë gjykatat e apelit në vend.

Përgjigja e plotë

Përshëndetje Z. Rusta, 

Me porosi te Kryetares se KLGj-se, Znj. Llagami lutemi te gjeni informacionin e kerkuar ne lidhje me harten e re gjyqesore, sikurse eshte deklaruar edhe ne Rapotin mbi gjendjen e sistemit gjyqesor dhe veprimtarise se Keshillit te Larte Gjyqesor per vitin 2020.

Këshilli, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka hartuar një projekt për Hartën e re Gjyqësore e cila është produkt i një procesi të gjatë dhe intensiv konsultimesh mes një sërë aktorësh, përfshirë këtu Ministrinë e Drejtësisë, ekspertët e sistemit gjyqësor dhe grupet e interesit. Sipas kritereve dhe metodologjisë së dakordësuar nga grupi ndërinstitucional i punës, Këshilli ka propozuar: që nga 22 gjykatat e rretheve gjyqësore me juridiksion të përgjithshëm, 6 gjykatat administrative të shkallës së parë dhe 6 gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm të riorganizohen në 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm dhe 2 gjykata administrative në shkallë të parë, dhe 1 gjykatë apeli. 

Raporti i finalizuar për hartën gjyqësore është një punë shumë voluminoze, përpilimi i të cilit ka kërkuar hulumtim dhe një punë teknike të specializuar, të cilën Këshilli e ka kryer me shumë impenjim dhe përgjegjësi, si institucioni kompetent për administrimin e sistemit gjyqësorë në Republikën e Shqipërisë, duke u bazuar gjithmonë në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të efiçencës. Në momentin kur ligji kërkon një bashkërendim të punës për hartën gjyqësore me Ministrinë e Drejtësisë, gjë të cilën Këshilli e ka zbatuar në përpikëri, është kërkuar i njëjti vlerësim edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo pasi harta e re gjyqësore është çelësi dhe një proces shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmërinë, për të zhbllokuar kështu situatën aktuale në të cilën ndodhen gjykatat e të gjitha shkallëve në Republikën e Shqipërisë. 

Në këtë kuptim, Harta e re Gjyqësore do t’i shërbejë optimizimit të burimeve njerëzore dhe financiare, rritjes së efeciencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve, si dhe minimizimit të kostove dhe pasojave të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, nga bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë evidentohet se kjo e fundit nuk ka pasur të njëjtën qasje sikurse Këshilli, duke shkaktuar zvarritje të procesit. Zvarritje kjo e cila ka pasur një ndikim negativ për sistemin gjyqësor. 

Aktualisht, produkti konkret nga grupi i punës, i cili propozon konfigurimin e ri gjeografik të gjykatave, i është vënë në dispozicion zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, si palë bashkë-propozuese, në datë 29.9.2020. Duke Ju falënderuar,  gjithë të mirat!

 

Ora 13:35
Riformatimi i hartës gjyqësore, avokatët korçarë: Do të ishte i pamundur funksionimi, si mundet që një qytetar i Leskovikut të kërkojë zgjidhje në apelin e Tiranës (VIDEO)

Duke marrë shkas nga publikimi i lajmit ekskluziv në Report Tv në lidhje me propozimin e KLGJ për reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi dhe krijimin e një gjykate të vetme apeli civil dhe penal, me seli në Tiranë, në emër të të gjithë avokatëve që janë anëtarë të dhomës së avokatisë Korcë, avokat Arben Lena ka dalë në një deklaratë për mediat në kundërshti të këtij projekti që cënon një nga parimet bazë të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor siç është gjykimi brënda një afati kohor të arsyeshëm,i cili do të vështirësojë aksesin  pranë sistemit gjyqësor të banorëve të këtyre zonave.

Sipas avokatit Lena, ky projekt me një gjykatë apeli është një projekt i cili ka qenë funksional deri në vitin 1999 dhe ka qenë një praktikë që nuk funksiononte pasi aksesi i qytetarëve  në drejtësi duhet të jetë efektiv ndërkohë sipas avokatit do të krijohet një pamundësi për të ndjekur proceset gjyqësore.

Të gjithë anëtarët e dhomës së avokatisë Korçë, kanë  firmosur një notë proteste të cilën ja kanë drejtuar KLGJ-së, Ministrisë se Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Ministrave.

Sipas Lenës, kërkohet që  gjykata e apelit në Korçë të mos lëvizë, pasi është  i pamundur funksionimi normal i drejtësisë në këtë prefekturë.

 "Është e pamundur që një qytetar i Leskovikut të shkojë dhe të kërkojë zgjidhje në apelin e Tiranës. Është e pamundur që avokatët në Korçë për një çështje të zakonshme të shkojnë deri në Tiranë, pasi do të thotë humbje e ditës dhe efikasitetit dhe  është e pamundur për zgjidhjen e çështjeve, pasi një gjykatë e vetme do të ngarkohet  me të gjitha çështjen e Shqipërisë). Ky projekt i cili nuk ka funksionuar dikur dhe është e vërtetuar, nuk do ti vijë në ndihmë sistemit gjyqësor  por do ta futë sistemin në një vorbull pa zgjidhje", tha Lena.

Në fjalën e tij Lena nënvizoi se për të gjithë avokatët që kanë firmosur këtë notë proteste zgjidhja më e mirë është plotësimi i gjykatave të apelit dhe jo eliminimi i tyre, pasi me plotësimin e gjykatës së apelit shumë probleme apo çështje që kërkojnë zgjidhje në Korçë do të zgjidhen.  Gjykata e Apelit në Korçë pavarësisht se funksionon me gjysmën e gjyqtarëve ka efikasitet, largimi i saj do krijojë kolaps total. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?