Kronikë

Riformatimi i hartës gjyqësore, avokatët korçarë: Do të ishte i pamundur funksionimi, si mundet që një qytetar i Leskovikut të kërkojë zgjidhje në apelin e Tiranës (VIDEO)

8 Qershor 2021, 13:35| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:05

  • Share

Duke marrë shkas nga publikimi i lajmit ekskluziv në Report Tv në lidhje me propozimin e KLGJ për reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi dhe krijimin e një gjykate të vetme apeli civil dhe penal, me seli në Tiranë, në emër të të gjithë avokatëve që janë anëtarë të dhomës së avokatisë Korcë, avokat Arben Lena ka dalë në një deklaratë për mediat në kundërshti të këtij projekti që cënon një nga parimet bazë të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor siç është gjykimi brënda një afati kohor të arsyeshëm,i cili do të vështirësojë aksesin  pranë sistemit gjyqësor të banorëve të këtyre zonave.

Sipas avokatit Lena, ky projekt me një gjykatë apeli është një projekt i cili ka qenë funksional deri në vitin 1999 dhe ka qenë një praktikë që nuk funksiononte pasi aksesi i qytetarëve  në drejtësi duhet të jetë efektiv ndërkohë sipas avokatit do të krijohet një pamundësi për të ndjekur proceset gjyqësore.

Të gjithë anëtarët e dhomës së avokatisë Korçë, kanë  firmosur një notë proteste të cilën ja kanë drejtuar KLGJ-së, Ministrisë se Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Ministrave.

Sipas Lenës, kërkohet që  gjykata e apelit në Korçë të mos lëvizë, pasi është  i pamundur funksionimi normal i drejtësisë në këtë prefekturë.

 "Është e pamundur që një qytetar i Leskovikut të shkojë dhe të kërkojë zgjidhje në apelin e Tiranës. Është e pamundur që avokatët në Korçë për një çështje të zakonshme të shkojnë deri në Tiranë, pasi do të thotë humbje e ditës dhe efikasitetit dhe  është e pamundur për zgjidhjen e çështjeve, pasi një gjykatë e vetme do të ngarkohet  me të gjitha çështjen e Shqipërisë). Ky projekt i cili nuk ka funksionuar dikur dhe është e vërtetuar, nuk do ti vijë në ndihmë sistemit gjyqësor  por do ta futë sistemin në një vorbull pa zgjidhje", tha Lena.

Në fjalën e tij Lena nënvizoi se për të gjithë avokatët që kanë firmosur këtë notë proteste zgjidhja më e mirë është plotësimi i gjykatave të apelit dhe jo eliminimi i tyre, pasi me plotësimin e gjykatës së apelit shumë probleme apo çështje që kërkojnë zgjidhje në Korçë do të zgjidhen.  Gjykata e Apelit në Korçë pavarësisht se funksionon me gjysmën e gjyqtarëve ka efikasitet, largimi i saj do krijojë kolaps total. 


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Riformatimi i 'hartës gjyqësore' në Shqipëri përplas KLGJ-në me Ministrinë e Drejtësisë! 'Qeveria' e gjyqësorit: Nga 34 gjykata të mbeten 15, vetëm një Apeli! Ekzekutivi po na pengon


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?