Ekskluzive/ “Ku ti fsheh kapaçkat”, ReportTv siguron përgjimet që fundosën nusen vrasëse në Vlorë

26 Gusht 2018, 11:20| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 12:02

  • Share

Report Tv siguron ekskluzivisht përgjimet e dosjes që zbardhi krimin makabër në Vlorë me dy viktima. Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e dogjën të banesën e tyre nga nusja Hysnije Hoxhallari.

Përgjimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës zbardhën krimin makabër që më 22 Janar të 2018 tronditi Vlorën ku nënë e birë u vranë dhe dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Report Tv ka siguruar një kopje të këtyre përgjimeve, përgjime në të cilat Hysnie Hoxhallari bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit të vrarë e djegur brenda shtëpisë së tij sëbashku me nënën, është kapur mat në tentativë për të zhdukuar disa karta telefoni “sim”.

Ajo këtë bisedë e ndanë me motranë e saj. Biseda është bërë pak orë pas krimit makabër dhe Hysnia kërkon ti gjej një vend të sigurit kartave telefonike.

Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

G: Cfarë janë ato? Hysnie: Ja me këto kapackat e numrave.

G: Po mirë moj hidhi.

Këshillën për ti hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

G: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fsheh Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur dhe sot ndodhet në qeli.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes është shprehur: Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

G: Lëri në banjë njëherë.

Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.

Nga analizimi i këtyre përgjimeve ka rezultuar Hysnije Hoxhallari kishte dy numra telefoni dhe jo një siç kishte deponuar më parë në polici. Por surpriza e hetuesve ishte celulari i saj në të cilin ishin përdorur nga 7 Maj 2017 deri në 31 dhjetor 2017 plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnijes shtetasit Kasem Pirjasi.

Nga tabulatet telefonikë komunikimet e Hysnije Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjezit deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnijes viktima e krimti makabër Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Pirjasi dhe e dashura e tij Hysnije Hoxhallari ndodhet në burg. Por pas versionit të parë se krimin e kishte kryer sëbashku me të dashurën e tij, Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnija.

Më 22 Janar 2018 në lagjen “24 Maji” në Vlorë u shënua dhe krimi makabër ku pasi u prenë dhe dëmtuan në pjesën e kokës me thika duke gjetur vdekjen Olsi Hoxhallari dhe mamaja e tij Selkie Hoxhallari u dogjën brenda dhomës së gjumit.

Dy viktimat Olsi Hoxhallari dhe nëna e tij

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mua: 27/08/2018 08:32

    Kanibalet Jugore po bejne krime perdite...asnje nuk po ankohet.

    Përgjigju
  • LORA: 26/08/2018 16:22

    Kjo grua eshte e lindur kriminelele,,,,nuk mendoi as per djalin e saj,te cilin e la krejt jetim.M'e kujton ate fshataren e Devollit,vite me pare,qe vrau nje djale dhjete vjec me spate dhe e hodhi ne pus. Si shpjegohet qe keto fshatarkat te jene te tilla monstra ?

    Përgjigju
  • Roza: 26/08/2018 15:53

    Ju lutemi drejtesia mos njohi meshire per keta kriminele macabre. Ti leje te kalben ne burg deri sa te marri fund jeta e tyre.

    Përgjigju
  • Kjo do varje: 26/08/2018 14:13

    Nuk kam par fytyr me te poshter ta besh copa copa edhe pak e ka . Mir qe e tradheton I merr leket te shkretit Po dhe e vret!! Do edhe te dashur ti pleher Po atje do kalbesh ne burg ter jeten burg perjet ke mas u merzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?