Ekskluzive/ Në pranga 'bosi' i biçikletave! Zbulohet baza në Kombinat, video si vidheshin nëpër Tiranë

13 Tetor 2020, 11:07| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 12:24

  • Share

TIRANË - Mesditën e 9 tetorit 2020, kallëzimi i qytetarit E.P. nga Tirana do të ndihmonte policinë e Tiranës të zbulonte një nga bazat më të mëdha të vjedhjes së biçikletave. Gjurmimi i 14 vjeçarit që i vodhi biçikletën pranë zogut të zi E.P. do të finalizonte operacionin "Vjeshta" ku hetuesit e komisariatit numër 3 zbuluan se shtëpia ku banonte 30 vjeçari Anderson Fidani ishte kthyer në një bazë për grumbullimin e biçikletave të vjedhura.

Janë këto pamjet e sekuestrimit të 66 biçikletave, ndërsa Gjykata e Tiranës për Anderson ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Por si ishte kthyer banesa e familjes Fidani, në shtëpinë e “bosit“ të biçikletave?

Sipas hetuesve Fidani ishte i lidhur me një rrjet hajdutësh kryesisht të mitur dhe konsumator droge të cilët pasi i vidhnin ato në pak minuta nëpër lagjet e Tiranës ja tregtonin atij.

Kundrejt çmimeve nga 3000 në 5000 lekë Fidani ia blinte personave të ndryshëm duke i grumbulluar në bazën e tij.

Personi që shihni në pamje është 30 vjeçari Anderson Fidani arrestuar pas gjurmimit të të miturit që mëngjesin e 9 tetorit i vodhi biçikletën markë “Cube“ E.P, i konsideruar nga blutë e Tiranës si ‘‘bosi‘‘ i biçikletave.

Anderson u prangos së bashku me vëllain e tij shtetasin D.Fidani i cili nga gjykata është lënë me masën detyrim paraqitje dhe nga hetimi rezultoi se ai ishte me profesion bukëpjekës, dhe ndodhej në atë banesë në kombinat tek rruga e qelqit vetëm rastësisht.

Report Tv ka mundur të sigurojë eksluzvisht nga burime pranë policisë së Tiranës dhe listën e disa shtetasve të tjerë të dyshuar për vjedhje biçikletash të cilët kanë bashkëpunuar me Fidanin duke i shtirur tek ai.

Ata janë D.M, i cili i ka shitur Fidanin 3 biçikleta kundrejt vlerës 2000 lerkë, E.P tre biçikleta kundrejt vlerës 3000 lekë, O.M 10 biçikleta kundrejt vlerës 3000 lekë, A.B 3 biçikleta kundrejt vlerës 3000 lekë.

I pyetur nga hetuesit se përse i blinte biçikletat e vjedhura, Anderson është përgjigjur: "Unë nuk e dija që ishin të vjedhura, në të kundërtën sdo i kisha blerë kurrë. Këto biçikleta i kam blerë pasi dua të hap një biznes për t'i dhënë me qira gjatë verës në Durrës".

Por kjo sipas hetuesve është vetëm një alibi për të fshehur aktivitetin kriminal i cili dyshohet se lulëzon prej kohësh dhe është i lidhur me grupe kriminale që operojnë në të gjithë vëndin.

Këto dy video ekzkluzive të siguruara nga ReportTv i përkasin momenteve të vjedhjeve të biçikletave në Tiranë. Përkatësisht përfshirja e këtij të mituri pranë qendrës së Tiranës në mes të ditës tek ish kafe ‘‘Flora‘‘.

Ai afrohet, studion vendin ku është lidhur biçikleta dhe në pak sekonda e vjedh atë duke u larguar, pasi biçikleta ishte e siguruar vetëm me një kapse.

Një tjetër video i përket rrugës tregtare ‘‘Myslym Shyri‘‘. Teksa ora shënon 02:19 e mëngjesit, një person i veshur me tuta të kuqe e bluze të zezë bën një vëzhgim të biçikletave të lidhura përpara një dyqani.

Ai rikthehet 30 minuta më pas dhe në 02:51 minuta me një levë të vogël në dorë për 40 sekonda këput kavon duke marrë biçikletën dhe largohet.

Biçikletat  e gjetura në bazën e Anderson Fidanit në kombinat po verifikohen, ndërsa policia e Tiranës për të gjithë personat që u është vjedhur biçikleta i fton të paraqiten në polici për të verifikuar e tërhequr biçikletën e tyre.

Vjedhja e biçikletave është kthyer në fenomen shqetësues në të gjitha qytetet e shqipërisë, ndërsa Tirana mban edhe numrin më të lartë të denoncimeve.

Anderson Fidani

Momenti i vjedhjes së një prej biçikletave

 

Baza ku mbaheshin biçikletat e vjedhuara
 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/10/2020 01:14

    Keta kriminelat tane budallenj kujtojne se jane me te zgjuar se shteti.Kur nje njeri te sjell nje biciklete ,le te themi, eshte O.K.deri sa i del i zoti i vertete,ne se ka, por, kur po i njejti person te sjell 2,3,4,10 nuk te duket pak e cuditeshme?Sa per ju qe kujtoni se ja hedh se eshte<<i paditur>> per vjedhjen,nje sqarim i vogel:Je fajtor, per marrje e posesim malli te vjedhur,nuk ka rendesi e dije apo jo,e bere vete apo jo,njelloj, je fajtor!

    Përgjigju
  • Alb: 13/10/2020 16:42

    Po tani ky personi ne fjal ka grumbulluar bicikleta perkundrejt nje shume nga persona tw tjer perderisa nuk ekzistojn ligje te posacme per kete lloj biznesi ku qendron faji i ketij personi dhe aktin e vjedhjes se ka kryer ky se sipas kesaj skeme gjysma e atyre qe punojn te dollari perfshir dhe kambistat duhet te arrestohen.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 13/10/2020 12:15

    Po vjedhjet me tenderat a do I verifikoje policia e prokuroria ? Kapin kete pemthymin . Shkoni arrestoni ato qe na vjedhin per 30 vjet o polici

    Përgjigju
  • dibran: 13/10/2020 11:43

    Ehhhhhhhh !!!! Per keto lloj hajdutesh e kriminelesh ne duhet qe tu paguajme gjyqe e gjyqtare, prokurore, police, burgje, buke e ushqime, vendruajtje dhe siguri qe edhe keta te jetojne!!! Shikojeni sa ma ka bere BARKUN, ky qen-kriminel, qe nxit dhe inkurajon VJEDHJEN tek te miturit!!!!! Keto lloj kermash, ne ish-sistemin tjeter kishin vetem nje vendstrhim dhe pune te detyruar, qe te ushqeheshin vete !!!! Per keta lloj kriminelesh shteti shume shpejt duhet qe te rindertoje godinat prane minierave, prane fushes se Myzeqese, qe te punojne qente -HAJDUTE qe kriminalizojne femijet! Ne pamundesi.....raciononi gjithcka per keta KRIMINELE ! aha....... harrova !!!! Dergoni edhe prostituta qe ta kalojne sa me mire ne burg !!!! IO PAGO !!!!!!(UNE PAGUAJ )

    Përgjigju
    • @dibran: 13/10/2020 15:55

      Ai nuk eshte hajdut ai i ka bler te perdorme per sa kohe qe ka pagu ska as pse te denohet , te denohen hajdutet jo ai qe i grumbullo duke i ble me lek.!

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?