Foto ilustruese

Nga Kryemadhi, Noka, Duma, Dule tek Vasili, lista e plotë me ish-deputetët e PD-LSI që bënë letrat për gjysmën e pagës 

3 Prill 2020, 13:54| Përditesimi: 3 Prill 2020, 14:32

  • Share

Jo vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, por shumica e ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë aplikuar për të përfituar gjysmën e pagës, pas vendimit politik për dorëzimin e mandateve të përfaqësimit në Kuvend.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila fillimisht kundërshtoi publikisht idenë e Berishës për djegien e mandateve, ka aplikuar në Kuvend për përfitimin e pagesës kalimtare, pra për gjysmën së pagës që merrte kur ishte deputete.

Sipas sigurimeve shoqërore ka bërë letrat në Kuvend për pagesën kalimtare edhe ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. 

Ndërkaq, merr gjysmën e pagës, konkretisht 78 385 lekë në muaj, edhe ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, një nga mbrojtësit më të flaktë të djegies së mandateve dhe linjës radikale kundër qeverisë.

Po ashtu, përfitojnë edhe ish-deputetët Ervin Salianji, Flamur Noka, Klevis Balliu, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Aldo Bumçi, Fatmir Mediu, Grida Duma, Genc Pollo, Klevis Balliu, Gerti Strazimiri etj.

Për të marrë gjysmën e pagës kanë aplikuar edhe një grup ish-deputetësh, të cilëve u mbaroi mandati në 2017 dhe nuk u kandiduan nga PD dhe PS për një tjetër mandat. 

Sipas legjislacionit, të gjithë ish-deputetët që u zgjodhën për herë të parë në Kuvend në 2017, 78 385 lekë në muaj për aq kohë sa kanë ushtruar funksionin e deputetit, deri në kohën e dorëzimit të mandatit.

Ndërkaq, ish-deputetët e tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e parlamentit që në 2013 apo edhe më parë, përfitojnë pagesën mujore deri në tre vjet, pra deri në vitin 2022.

Po kush janë ish-deputetët e PD-LSI, të cilët nuk aplikuan për të marrë gjysmën e pagës. Përveç kryetarit të PD, Lulzim Basha, nuk kanë aplikuar për pagesën kalimtare kreu i LZHK, Dashamir Shehu, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Astrit Veliaj, Edmond Haxhinasto, Vangjel Tavo, Edmond Panariti. 

 


Lista me ish-deputetët që aplikuan për të marrë gjysmën e pagës: 

Sali Berisha 
Monika Kryemadhi 
Edi Paloka 
Petrit Vasili 
Ervin Salianji 
Flamur Noka 
Oerd Bylykbashi 
Enkelejd Alibeaj 
Aldo Bumçi 
Fatmir Mediu 
Grida Duma 
Genc Pollo 
Jorida Tabaku 
Klevis Balliu
Gerti Strazimiri 
Nasip Naço 
Klajda Gjosha 
Eglantina Gjermeni
Silva Çaka 
Mesila Doda 
Ylli Ziçishti
Eduart Selami 
Aqif Rakipi 
Gledion Rehovica 
Valentina Duka 
Sezai Rokaj 
Floida Kërpaçi 
Orjola Pampuri 
Nard Ndoka 
Romeo Gurakuqi 
Dhurata Çupi 
Andon Frrokaj 
Florjon Mima 
Vangjel Dule 
Isuf Çelaj 
Xhemal Gjunkshi 
Albana Vokshi 
Hekuran Hoxhalli 
Endri Hasa 
Endrit Brahimllari 
Luan Rama 
Përparim Spahiu 
Kejdi Mehmetaj 
Agron Çela 
Bardh Spahiu 
Nora Malaj 
Bujar Kallogjeri 
Luljeta Arapi 
Nuri Belba 
Luciano Boçi 
Astrit Patozi 
Keltis Kruja 
Fatmir Toçi 
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda 
Ilir Beqaj 
Enkelejda Shkreli

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/04/2020 02:12

    PD ,ne mos gaboj ,perpara se te linte mandatet,e braktisi kuvendin per ca kohe e u kthye vetem qe te mos digjte mandatet.A paguhen me gjysem page dhe per bojkotin?!

    Përgjigju
  • Vesa: 03/04/2020 23:45

    Vete e keni fajin o popull qe i jepni voten ketij llumi....

    Përgjigju
  • Taqi: 03/04/2020 19:44

    Shihni ne liste emrin e llum Moniqkes... Qe nga u be politikane e pasur ngaqe babai I kesaj nje derr kooperativisti komunist na paskesh qene filozof I ekonomise se tregut ... dhe mezi paska pritur renien e sistemit ky disident komunist qe te fillonte biznesin e ri te vjedhjes ne demokraci .. Pasi e kishte rrjepur kooperativen e tij medek per per luftuar dhe shkaterruar komunizmin... Dhe ne ende paguajme faturat e femijeve te sklleverve te diktuatures ...te atyre sekretareve partie dhe komunisteve qe I bene duart gjak duke duartrokitur per diktaturen...

    Përgjigju
  • Asllan: 03/04/2020 17:02

    Normal qe kur pretendohet qe ligjet i bejne per popullin jane duke menduar per vete nderkohe. Te pakten o njerez e kuptoni kush jane hajdutet me cizme, gjithe kjo liste qenka. Duan te mbulojne vjedhjet kolosale duke kerkuar marrjen e rroges qe te duken si nevojtare. Ilace ju befshin atje ku i dhemb me shume dhe ishalla i merr Covid-19 nje ore e me pare ne ferr. Virusi nuk njeh nese ka apo jo leke.... Do ndryshoje rendi social.

    Përgjigju
  • Mario: 03/04/2020 16:43

    E ku eshte e keqja ketu?? Te interesuarit(populli) shohin ligjet qe ata parlamentare i bejne ( dhe normal qe per vete i bejne ne emer te “popullit”). Dhe sa per info nuk jane vetem deputetet ata qe perfitojne pagesa kalimtare po edhe kinistrat, gjyqtaret e gjumykates se larte e kushtetuese, prokuroret e prokurorise se pergjithshme, kreret i institucioneve me te larta ne vend se bashku me sekretaret e pergjithshem. Ta dije populli se sa shume ligje merren ne “emer te popullit” dhe ti vere gishtin kokes kur shkon aty te kutia e votinit

    Përgjigju
  • Qytetarr ne nevoje: 03/04/2020 16:42

    Mos i gezofshin ilace pervete dhe familjet e tyre

    Përgjigju
  • Liku: 03/04/2020 16:00

    Ne vend qe keto para ti marrin familjet qe nuk kane buke te hane i marrin keta persona qe nuk bejne asnje sherbim dhe bredhin me makina lluksoze skandal

    Përgjigju
  • sula: 03/04/2020 15:58

    Kur nuk merr pjese ne kuvend eshte njesoj sikur te marresh para pa punuar Ceshte ky ligj antikushtetues,aq ma teper kur largohesh vet.Ne fyt tju ngece paraja e fukarait.Edepsez

    Përgjigju
  • Lleshi: 03/04/2020 15:44

    Une e kisha menduar we ata vazhdojnr e marrin leket eis ketij populli fukara turp kur iken vete nga puna nuk te kept njeri leke dhe per ta eshte pune te kesh deputet te zgjidhi hallet ew popullit jo qef kjo nuk beget fare ne puneatje Rama hiqja rrogen dhe jo tja pergjysmosb se jane taksat e atij populli fukara we 30 vjet spo behen dot njerez

    Përgjigju
  • vera: 03/04/2020 15:25

    ASNJE LEKE nuk duhet te marrin keta PLEHRA TE KOMBIT,,,KY ESHTE LLUMI+QENEFET E KETIJ KOMBI ne ti japim rroga,,,te lutem shume edi rama asnje leke mos I jep ketyre palacove,,,iken vete,,nuk meritojne asnje cent......

    Përgjigju
    • koz: 03/04/2020 16:41

      Ky do te jete turpi jone si komb, nese keta maskarenj qe kane vjedhur e terrorizuar vendin dhe kane braktisur postin e tyre si dezertor - te paguhen me paret tona per nje pune qe se kane bere e qe e kane braktisur. Sot me shume se kurre duhet dhene mesimi - ato pare le tu shkojne njerezve ne nevoje - jo Tradhetareve e anti-shqiptarve ish parlamentar. Po ashtu atyre qe largohen nga parlamenti pa aresye tu hiqet e drejta per pension shteteror. Kjo arrihet duke bere presion te perditshme, ne social media e ne cdo forme e menyre, duke sensibilizuar te tjerer/ miqte e familjaret te bejne te njejten gje, te beht nje peticion i hapur kombetar online/dixhital e duke u shkruar Rames, Rrucit e te tjereve qe nese pranojne pagesen e ketyre maskarenjve do ta pesojne me humbjen e votes dhe te besimit te popullit. Kjo eshte simbolike e pastert - kur njerezit sot vuajne per jeten e tyre keta bukeshkale kerkojne te paguhen per braktisjen e qytetareve qe i kishin zgjedhur. Detyroni kreu ne Kuvendit qe ose te pranoje verdiktin e popullit (qofte edhe ai popull "dixhital" (une besoj se edhe shumica e votuesve LSI/PD duhet te ndihen te tradhetuar nga kea maskarenj) ose te bejne nje marreveshje te turpshme me te keqen me se nesh. Le te pezullojne pagesen e jetyre idiotve dhe le ta vene ne vote te nje referendumi popullor ne shtator ose kur te jete e pershtathsme nese popullit shqiptar pranon ket lloj turperimi. Kjo do ti shkonte per shat edhe RAmes edhe Rrucit - pra revolta e popullit i detyroi te kerkojne voten e popullit nese keta apo cdo dezertor parlamentar duhet te paguhet per tradhetine e tyre ndja zgjedhesve.

  • Beni: 03/04/2020 15:23

    Ti shohin derdimenet qe ju votojne e ju zgjodhen perfaqsues ne Parlament, se sa e keni hallin e tyre. Po nejse ajo pjese qe ju voton as 3 klase nuk ka e prap do ju ndjek, po shyqyr jane minorance

    Përgjigju
  • meri: 03/04/2020 14:30

    Te gjithe keta qe kan zaptuar nga nji karrige ne parlament ,pa deshiren ton por...,te krytareve te partive,po na vjedhin kafshaten e bukes.Kan 30 vjet qe ( na ven ne gjum) duke na mashtruar se,jan te shqetesuar per Ne,dhe nga ana tjeter,bejne ligje per te rritur privilegjet e tyre.Ky eshte nji TURP I MADH edhe per Qeverin aktuale e per Kryeministrin....Ju zent mallkimi i fukarenje qe,i'u heqin buken nga goja femijeve te tyre ,dhe paguajne per rrogat e ketyre MASKARENJEVE:

    Përgjigju
  • Populli: 03/04/2020 14:20

    Po mire... Nga dalin keto para qe paguhen keta lloj rrondokopesh politike she njerezor.. Keta emra u zevendesuan ne parlament nga lista.. Deputetet zevendesues paguhen... Nderkohe qe nga buxheti i shtetit duhen paguar dhe paralelisht dhe keto mostra...qe pervecse kane vjedhur, vrare dhe neperkembur shqiptaret, duhen paguar dhe me nje rroge jo pak po 800 mij lek (sa tre rroga lufte qe mbajne tre familje) ...per cfaaare arsye????!!!! Nuk mund te vazhdohet keshtu ... Korona nuk eshte asgje ne krahasim me vdekjen qe I sjell kjo lists emrash te njerezve anti humane, te paedukuar, te paciviliziluar... Nje pjese e tyre femije ish-kooperativistesh ordinere qe pasi vodhen me passion presh e kastraveca shkretetirave te diktatures po me kete pasion mesuan edhe pjellat e tyre te vjedhin dhe grabisin materialisht dhe shpirterisht Shqiptaret dhe te ardhmen e tyre...

    Përgjigju
  • peoples: 03/04/2020 14:15

    Jepuni nje koqe helmi ketyre derrave antikombetare

    Përgjigju
  • Pensionisti: 03/04/2020 14:13

    Po pse marrin rroge kta? Si su vjen turp ata sjanë depudet d.m.th ne paguajme 180 depudet e o popull ea e shikoni kush na udheheq nje bande e rrezikshme dhe pensionisteve ua shtoi 2 perqind

    Përgjigju
    • Veno Hametaj: 09/04/2020 17:01

      Mjer populli shqeptare we punon per te mbajtur kete kast hajdutesh ne krye

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?