TIRANE - Zbulohen foto të tjera që tregojnë mënyrën se si është marrë peng 49-vjeçari Jan Prenga, transportimi i tij në bodrumin e kompleksit “Golden” në Shijak, killerat me kazma dhe lopata si dhe fshirja e njollave të gjakut, me leckë dyshemeje dhe detergjent kimik. Të gjitha këto veprime, dukshëm kriminale dhe aspak të denja për mënyrën e trajtimit të një njeriu të pajetë, i cili është zhveshur deri në mbathje, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë kompleksit “Golden” në Shijak.
Sot “Shqiptarja.com”, vijon me publikimin ekskluziv të fotografive të tjera të kësaj dosje, ku del roli i personazheve të arrestuar si Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bixhdili dhe personave në kërkim Altin Hajri, Artan Doçaj, Aleks ose Bardhok Doçaj, Dritan Rexhepi, Gentian Doçaj, Korado Doda, Gentian Bleta dhe Aldo Manishta.
Pikërisht ky që shihet në këtë foto është automjeti “Range Rover” i vjedhur në zonën e Kombinatit, në pronësi të një këngëtareje së tallavasë.
Mberritja ne resport e Range Rover me trupin e pajete te Jan Prenges
Ky automjet mban brenda trupin e pajetë të Jan Prengës, babai i 5 fëmijëve Jan Prenga, dhe në këtë foto duket qartë se në orën 12:32 po hyn në ambientet e kompleksit "Golden" në Shijak.
Në pritje të këtij automjeti, sipas prokurorisë ka qenë Altin Hajri, pronari i kompleksit "Golden", që shfaqet pikërisht në këtë foto, me bluzë të bardhë dhe futet në bodrumin e kompleksit pikërisht në orën 12:33, për të parë situatën e pengmarrjes.
Altin Hajri jashte resortit, pret mberritjen e rrembyesve me trupin e Jan Prenges
Altin Hajri ka qenë në dijeni të plotë të kësaj pengmarrje, pasi nga verifikimet e tabulateve telefonike që kanë kryer prokurorët, ka rezultuar se pikërisht në datën 17 janar 2020, ai ka dhjetëra telefonata me personat që rrëmbyen Jan Prengën. Madje këto telefonata kanë qenë intensive deri në momentin, kur mjeti “Range-Rover” në 12:32 është shfaqur përballë kompleksit “Golden” dhe ka hyrë në bodrumin e këtij kompleksi.
Implikimi i Altin Hajrit në këtë ngjarje është i qartë dhe i padiskutueshëm, ku ai fillimisht shfaqet në këtë foto me një bidon me ujë që mban në dorë. Ndërkohë më pas Hajri, është njeriu që tregon se si duhet të veprojnë duke zhveshur viktimën, hedhur rrobat në koshin e plehrave dhe zhdukja e kamerave.
Duke ju referuar pamjeve filmike rezulton se viktima Jan Prenga, ka vetëm një plagë pas koke, nga e cila ka humbur shumë gjak, e për pasojë ka vdekur.
Deri në këto momente nuk dihet nëse kjo plagë është shkaktuar me qytën e pistoletës apo me një send të mprehtë thikë, kjo pasi ende dhe sot prokuroria, nuk ka trupin e pajetë, për të bërë këqyrjen nga afër dhe konstatimin e plagëve.
Ndërkohë në filmimet e tjera grupi prej disa personave ka zhveshur trupin e pajetë të Jan Prengës dhe më pas e ka hipur atë në një furgon tip “Fiat, në dyshemenë e të cilit ishte vendosur një plastmas, për të shmangur njollosjen me gjak të furgonit.
Pikërisht në këtë foto, kur ora shkon 15:36, tregohet qartë se njëri nga personat që besohet të jetë Festim Bixhdili, ka rrëmbyer një lopatë dhe më pas ka vendosur në furgonin, ku ndodhej dhe trupi i pajetë i Prengës, me të cilin janë larguar në drejtim të paditur për hetuesit.
Festim Bixhdilli sjell nje lopate
Ndërsa gati 35 minuta më pas, në orën 16:11, siç tregon edhe kjo foto Olsi Turja shfaqet në bodrumin e kompleksit “Golden” së bashku me Leonard Hajrin, duke larë dyshemenë nga njollat e gjakut. Olsi Turja qëndron në këmbë me një detergjent kimik (Sprait) në dorë ndërsa Leonard Hajri, lan me shpejtësi dyshemenë me një leckë me qëllim fshirjen e gjurmëve.
Leonard Hajri duke lare dyshemene pas largimit te trupit, ne kembe Olsi Turja
Tashmë të dy këta persona janë arrestuar, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë lidhur me ngjarjen e rëndë dhe fshehjen e trupit të pajetë.
Kjo ngjarje ka ndodhur si rezultat i mbajtjes peng të një sasie prej 260 kg kokainë në Angli nga vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.
A ka bem?re policia e kriminalistikes testin gjeologjik te grimcave te dheut te lopates? Mund ti coje te vend varrosja.
PërgjigjuKETA duhen varur ne mes te shijakut...
Përgjigju