Edison Ademi

Ekskluzive/ Pasuria e kryeprokurorit që kërcënoi me burg anëtarët e Vetingut

10 Prill 2019, 07:10| Përditesimi: 10 Prill 2019, 07:23

  • Share

Kreu i Prokurorinë e Sarandës, Edison Ademi, kërcënoi dje anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se do t’i fuste në burg, pas vendimit për ta shkarkuar nga detyra. Kjo ishte hera e parë që anëtarët e KPK, organit bazë të Vetingut, marrin një kërcënim të drejtpërdrejtë publik, nga një subjekt i drejtësisë, të cilin e shkarkojnë nga detyra. Deri më sot, gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, thjeshtë kanë kundërshtuar vendimet e shkarkimit, kanë hedhur akuza mbi procesin si të njëanshëm dhe kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përballjes me njerëzit e botës së krimit, për shkak të vendimmarrjeve të tyre gjatë ushtrimit të detyrës, por në asnjë rast nuk kanë artikuluar mesazhe në drejtim të trupave gjykuese. Po cila është pasuria e kryeprokurorit të Sarandës, Edison Ademi, që i kushtoi shkarkimin nga detyra? Shqiptarja.com publikon pasurinë e kryeprokurorit të Sarandës nga viti 2003-2017, një pjesë e të cilës, sipas Komisionit të Vetingut, nuk është e justifikuar. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori deklaron vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 65 m2, blerë në vitin 2003, përmes një kredie 30 000 euro.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se apartamenti ishte 130 m2, ku ishte prenotuar në vitin 2003 dhe blerë në vitin 2012, në vlerën 45 mijë USD. Në deklaratat e pasurisë, prokurori ka deklaruar të ardhura nga vëllai emigrant, nga viti 2005 deri në vitin 2017, në shumat nga 1 200 pond deri në 6 000 pound çdo vit. Sipas KPK subjekti nuk paraqiti prova për të vërtetuar ligjshmërinë e tyre. Prokuroi ka kundërshtuar këtë konkluzion dhe ka paraqitur dokumentacion me vulë apostike për të ardhurat e vëllait. Konkluzioni përfundimtar i KPK mbetet për t’u parë pas zbardhjes së vendimit. Ndërkaq, prokurori ka marrë me qira për 99 vite 5000 m2 në Nartë. ILDKPKI ka konstatuar se prokurori është në konflikt interesi për këtë akt-qiramarrje. Në vitin 2016, prokurori deklaron një llogari bankare për fëmijë, në vlerën 1 051 239 lekë, me burim disa dhurime të vogla dhe kalimi i një shume nga kredia e marrë, 2 000 000 lekë. Në deklaratë nuk specifikohen këto dhurime të vogla. Gjithashtu, prokurori deklaron të ardhura të babait pensionist, si shitës ambulant. Mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar se si janë konsideruar këto deklarime nga Komisioni i Vetingut.

Pasuria ndër vite e kryeprokurorit të Sarandës

Viti 2003
Paga, 500 821 lekë.

Apartament 65 m2. Blerë me kredi 30 000 euro afat shlyerje 12 vjet.

Veturë  200 000 lekë, blerë me kursime.

Viti 2005
Paga, 985 235 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin “Ismail Qemali”, 22 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura si ekonomiste, 37 326 lekë

Babai, të ardhura nga pensioni, 86 500 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 000 pound.

Kredi bankare për mobilim shtëpie 700 000 lekë, afat shlyerje 4 vjet.

Viti 2006
Paga dhe shpërblime, 925 211 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si ekonomiste, 120 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pensioni, 100 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 000 pound.

Viti 2007
Paga e shpërblime, 956 314 lekë.

Bashkëshortja, paga 196 000 lekë.

Babai, pensioni 184 800 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 3 000 pound.

Veturë tip Opel Vectra, 1 500 euro, zhdoganim 195 000 lekë.

Viti 2008
Paga e shpërblime, 899 974 lekë.

Bashkëshortja, paga 216 000 lekë.

Babai, pensioni 198 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 200 pound.

Viti 2009
Paga e shpërblime, 1 027 908 lekë.

Bashkëshortja, paga 147 000 lekë.

Babai, pensioni 226 800 lekë.

Babai, të ardhura nga shitja e gazetave, 240 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 4 500 pound.

Depozitë bankare, 6 325 dollarë, 50%.

Depozitë bankare, 140 000 lekë.

Viti 2010
Paga e shpërblime, 1 152 446 lekë.

Bashkëshortja, paga si ekonomiste, 492 000 lekë.

Babai, pensioni, 200 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 500 pound.

Shitur veturë, 3 500 euro.

Depozitë bankare, shtuar në 7 000 dollarë.

Viti 2011
Paga, 1 072 341 lekë.

Bashkëshortja, paga 483 000 lekë.

Babai, pensioni, 244 800 lekë.

Nëna, pensioni, 79 200 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 200 pound.

Depozita bankare, pakësuar në 2 968 dollarë.

Viti 2012
Paga, 969 362 lekë.

Bashkëshortja, 480 000 lekë.

Babai, pensioni, 244 800 lekë.

Nëna, pensioni, 79 200 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 000 pound.

Kartë krediti, 900 euro.

Regjistruar në hipotekë apartamenti. 65 m2.

Marrë me qera tokë bujqësore me sipërfaqe 0.5 ha, 5 000 lekë.

Veturë, 800 000 lekë.

Gjendje e depozitës për fëmijë, shtuar në 280 000 lekë.

Viti 2013
Paga, 1 006 272 lekë.

Bashkëshortja, 500 000 lekë.

Babai, pensioni, 264 000 lekë.

Nëna, pensioni pleqërisë, 96 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 800 pound.

Viti 2014
Paga, 1 246 435 lekë.

Bashkëshortja, 500 000 lekë.

Babai, pensioni 264 000 lekë.

Nëna, pensioni, 96 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 3 000 pound.

Gjendje e depozitës për fëmijë, shtuar në 431 540 lekë.

Gjendje e kursimeve Cash, 5 000 pound.

Viti 2015
Paga, 1 150 273 lekë.

Bashkëshortja, paga 597 829 lekë.

Babai, pensioni pleqërisë dhe si shitës ambulant, 470 000 lekë.

Nëna, pensioni, 98 400 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 800 pound.

Gjendje e depozitës për fëmijë, 490 872 lekë.

Gjendje depozitë bankare, 556 dollarë.

Gjendje depozitë bankare, 3 050 euro.

Gjendje depozitë bankare, 400 000 lekë.

Kartë krediti me limit 25 000 lekë.

Kartë krediti me limit 900 euro

Viti 2016
Llogari në shumën 1 051 239 lekë për fëmijë nga dhurime të vogla dhe nga kalimi i një shume nga kredia e marrë 2 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse, 800 000 lekë.

Depozitë, nga kursimet dhe dhurimi, 1 000 USD.

Cash, 3 500 euro.

Paga, 1 472 468 lekë.

Bashkëshortja paga, 565 452 lekë.

Babai, pensioni pleqërisë dhe si shitës ambulant, 504 000 lekë.

Nëna, pensioni, 98 400 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 6 000 pound.

Kontratë kredie pa hipotekë, 2 000 000 lekë (për të blerë ndonjë shtëpi, makinë ose pronë)

Viti 2017
Cash, 4 200 euro.

Llogari rrjedhëse nga shuma prej 2 000 000 lekë e kredisë, 499 665 lekë.

Shitje automjeti, 3 500 euro.

Blerja automjeti, 6 000 euro.

Paga, 1 558 060 lekë.

Bashkëshortja, paga 700 482 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 400 pound.

Komento

Komente

  • Satkaqir tahiri: 18/04/2019 12:04

    Ketij ish prokurorit ti sekuestrohen pasurit dhe te arrestohet ..per pergjigjen qe i tha komisjonit duhet te marr serjozisht per ndonj hakmarrje te mundeshme dhe te pakten te bej 10 vjet burg .. keta jan njerezit me ordiner te qytetit jan banda dhe maskaren ose familje rrugacesh ..

    Përgjigju
  • Vlonjati: 11/04/2019 06:47

    Kujtim.... po te vi njeri te te akuzoj ty per shume gjera, dhe ti te kesh prova qe nuk ke bera asgje?? Do rrije urte me vaseline ne dore se ashtu jeni mesuar. Eshte mentaliteti i idioteve si puna jote qe po i lene kata politikane te bejne si duan. Bravo vazhdo me keto komente dhe mos harro vaselinen aman...

    Përgjigju
  • kujtimi: 10/04/2019 21:52

    Edhe nje rrugace nuk do pergjigjej komisjonit me kercenime.Komisjoni i Vetingut ka hequr shume prokurore dhe gjyqtare por asnjeri nuk ka kercenuar dhe fyer komisjonin.Si ka mundesi te tolerohet nje njeri i drejtesise duke fyer per shkak detyre komisjonin.Ai duhej arrestuar ne flagrance. Ky raste kercenimi nuk duhet toleruar.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 10/04/2019 11:41

    O plehre ky i kishte provat dhe i la si qente ate komision te degjeneruar. Pyet njehere kush eshte se nuk e njeh fare. Fakte dhe ligjet do ti fusnin ne burge keta plehra me ne krye ate felliqesiren qe nuk kishte as edhe nje fakt kunder tij

    Përgjigju
  • Vlora: 10/04/2019 10:53

    Po sikur te kete te drejte prokurori, do shkojne ne burg anetaret e kpk??? Eshte bere teper e kollajte ne shqiperi te flasesh, te ofendosh e te shpifesh neper portale sepse ne fund askush s'mban pergjegjesi. Me sa keqardhje bie dakord me ramen, portalet jane te tere kazane

    Përgjigju
  • tini: 10/04/2019 07:56

    Menyra si reagoi ish kryeprokurori kunder komisionit te vetingut, eshte e denueshme dhe duhej te arrestohej ne vend.Kush e lejon kete birbo te ushtroj dhune verbale kunder nje komisioni te tille? Drejtesia nuk vendoset me llogje por me vendime penale te argumentuara

    Përgjigju
    • Miri: 10/04/2019 19:46

      Ky ishte dhuna ? Te kerkosh te drejten tende eshte dhune . Te mos pranosh te te shtypin dhe te shpifin eshte dhune ? Po ju jeni mesuar me te shtruar kurrizin . Ju drogoheni nga lajmet si ky me "mijra paund "po gazetari eshte lodhur dhe ka nevoje per ju qe komentoni si njerez te leshte . Lum ju per mendjen tuaj te varfer . Mjere ata qe ju lexojne

    • shqiptar: 10/04/2019 10:31

      Komenti(*)ore trim po' sikur ky maskara te kete te drejte.me kaq te ardhura esht vogelush krahesuar me politikanet tane

    • Lika: 10/04/2019 10:15

      Ky eshte rrugac Kush e ka emeruar ne pune ka pergjegjesi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?