Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur.
Kështu, fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.
Report TV ka mësuar se më 11 maj, pas zgjedhjeve, Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë emrave në listë të mbyllur. Mes tyre është edhe Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës. Sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.
Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij. Report TV siguroi dorëheqjen që mban emrin dhe firmën e z. Kordhoni më 11 maj dhe kontaktoi kandidatin për deputet.
Kordhoni tha se ka firmosur shumë gjëra gjatë kandidimin dhe se nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit. Por ai ishte i qartë, se nëse Lapaj dëshiron të shkojë në Kuvend, duhet të kalojë më parë nga ai.
“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid”,-tha Zeqir Kordhoni.
Pyetjes së Report TV nëse ishte ai që kishte firmosur dorëheqjen nga mandati më 11 maj, Kordhoni ju përgjigj: “Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen”.
Kordhoni pohon se në listën e Tiranës është një prej emrave të propozuar nga Partia Nisma Thurje. Dorëheqja e dorëzuar prej tij është një formular i thjeshtë i cili nuk është bërë përpara ndonjë noteri apo zyrtari tjetër.
Gjithësesi, burime pranë KQZ i thanë Report TV se në çdo rast, pavarësisht deklarimeve apo dorëheqjeve që mund të kenë depozituar më herët, kandidatët mund të ndërrojnë mendje e të kërkojnë mandatin e tyre, deri ditën kur Celibashi do të shpallë listën fituese.
Për Tiranën, mandatet ende nuk janë shpërndarë, sepse PD do e kalojë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Por është e qartë se paralel me këto, Lapaj duhet të mbajë “nën kontroll” Zeqirin dhe 11 shokët e tij në listë, deri ditën që Celibashi e shpall mandatin në emër të Adriatikut.
Jeteshkrimi
Dorëheqja nga kandidimi
Letra drejtuar KQZ
Komente

Zoti Kordhoni eshte fitues, zevendesimi keshtu kthen nje precedent te rrezikshem dhe ben pis sistemin zgjedhor dhe demokratik, garda merr ne mbrojtje zotin Zeqir i cili perben vota nga shtresa punetore ! Lapaj rrezik precedent per demokracine , elektorati votoj per punetorin sic u pa
PërgjigjuKa te tjer Para kordhonit.ky I 7 ne list.ka 6 te tjer Para ketij ne listen e mbyllur
Skandal 1-Jane 3 firma te ndryshme per te njejtin person 2-Datelindja e kandidati eshte 2020 pra 5 vjecar.Vajmedet krietari i partise i ndjeri tiku 3- KQZ vendos nr. Protokolli 9/8/2025 pra muji gusht SHIKOJENI O POPULL ME C'FARE KQZ,C'FATE PARTISH DHE C'FARE KANDIDATESH KEMI. VAJ MEDET
PërgjigjuTre firma, te treja te ndryshme nga njera tjetra
PërgjigjuMos, Zeqoja do me ia marre karrugen klyshit sorrosit
PërgjigjuBravo Zeqo, behu gati për në kuvend. Mos ja lesho vendin filizave të Sorosit.
PërgjigjuMos u dorzo zeqir, mbaje fort deputllekun se sigurove dhe jeten e niperve. Llapaj ka leke
PërgjigjuBej nje deklarate tjeter,qe te anullosh deklaraten qe ke bere,dhe je ne rrugull me ligjin.Kujdes se mund ta fusin edhe ato qe ne liste jane siper teje,se jam i sigurte qe ato sapo e kane marre vesh kete trik,do kerkojne te behen ato deputete.Tiku kujtoj se me mbushje emrash kot do tu bente deputet dhe me palacolliqet e veta do kapi mandatin.E kuptoni cfare partie ka Tiku?Hajde Tiku shihu me Zeqirin ne 2029,per zgjedhjet e ardhme,ku Zeqiri do pretendoje perseri per nje 4 vjecar tjeter si deputet.Mos u terhiq Zeqiro,eshte shansi jetes,nje here te vjen ne dore.
PërgjigjuNese nuk ke fituar ik o mik. Zoti Zeqir eshte I votuari sipas rregullave
PërgjigjuO Zeqir,mos i ha presionet,shko ne parlament se te takon.Edhe n.q.s. e ke firmosur ate copen e letres,ligji ta njeh edhe nderrimin e mendjes,thuaj qe mu nderru mendja.Mos i ha presionet,po te ben presion denoncoje ne polici.E gezofsh mandatin e deputetit dhe rrogen e re.
PërgjigjuPalacot qe bejne lojra per te hyre ne parlament. Kod zgjedhor eshte ky apo pazar????
PërgjigjuPo ky llapi sikur tha para votimeve se nuk futem ne parlament po nuk fitova e nuk I marr mandatin askujt,,, duket qe jep cdo gje per karrige
PërgjigjuE rriti pazarin LOL
Përgjigju