Ditën e hënë në orën 17:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin e paprecedentë për zhbërjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, dekret që gjithsesi nuk u njoh nga Kuvendi, KQZ dhe ndërkombëtarët. Më konkretisht, ditën e hënë, Kuvendi do të miratojë ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, bazuar në një raport të Komisionit të Ligjeve, i cili u vu në lëvizje nga 55 deputetët. Shqiptarja.com, publikon raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili e vlerëson si të ligjshme kërkesën e deputetëve për shkarkimin e kreut të shtetit. Në raport rendin 9 shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe ligjeve nga Ilir Meta, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve. Sipas raportit, Meta ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit, ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit, është sjellë arbitrarisht me pushtetin,ka anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve, ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira, ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur me ligjet si dhe ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Në këtë kuadër, përmes raportit, Komisioni i Ligjeve, i kërkon Parlamentit ngritjen e Komisionit Hetimor, i cili do t’i hapë rrugë shkarkimit të Metës me votë në Kuvend. “Komisioni shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës së paraqitur dhe çmoi se në aspektin ligjor dhe procedural kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të Rregullores së Kuvendit. Komisioni, vlerësoi se nga pikëpamja substanciale, kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës.
Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe shkresa nr. 1956/1prot, datë 22.06.2019 e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës. Në përfundim të mbledhjes së datës 26.06.2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t’i paraqitet Kuvendit, duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit”, thuhet në raport.
Meta fyeu Komisionin e Ligjeve
Në raport thuhet se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Uli Manja, ka ftuar Presidentin Ilir Meta që të ushtrojë të drejtën e tij për t’u dëgjuar në komision. Por, Komisioni i Ligjeve ka marrë një përgjigje nga sekretarja e përgjithshme e Institucionit të Presidencës, me një gjuhë fyese dhe ofenduese. “Bazuar në nenin 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, ku parashikohet se:
“… Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve.”, Kryetari i Komisionit, z. Ulsi Manja, me shkresën nr. 2502/3 prot, datë 19.06.2019, vuri në dijeni Presidentin e Republikës, zotin Ilir Meta lidhur me datën e mbledhjes së radhës së komisionit për vijimin e procedurës së shqyrtimit të kërkesës së deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës, me qëllim garantimin e së drejtës së tij për t’u dëgjuar në Komision. Shkresës së Kryetarit të Komisionit të Ligjeve iu përgjigj sekretarja e përgjithshme e Institucionit të Presidencës, me shkresën nr. 1956/1prot, datë 22.06.2019. Në këtë shkresë, që përmban një gjuhë joetike, ironike, fyese dhe tejet ofenduese dhe aspak të denjë për institucionin që përfaqëson kreun e shtetit, ndaj deputetëve, Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe ndaj Kuvendit, nëpërmjet sekretares së përgjithshme, Presidenti i Republikës qartazi dëshmoi se nuk kishte interes të dëgjohej gjatë shqyrtimit të kërkesës në Komision”, thuhet në raport.
Raporti
Komisioni i Ligjeve, përmes një raporti, vlerëson si të ligjshme kërkesën e deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa rendin 9 shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe ligjeve.
Reagimi
Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka ftuar Presidentit Ilir Meta që të ushtrojë të drejtën e tij për t’u dëgjuar në komision. Por, Komisioni i Ligjeve ka marrë një përgjigje sekretarja e përgjithshme e Institucionit të Presidencës, me një gjuhë fyese dhe ofenduese.
9 akuzat e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës
Ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit (në kundërshtim me nenin 2, pika 1 të Kushtetutës);
Ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit;
Është sjellë arbitrarisht me pushtetin, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare (në kundërshtim me nenin 1, pika 1, të Kushtetutës);
Ka anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 92, germa “gj”, të Kushtetutës dhe nenin 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor);
Ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 1, pika 3 dhe nenin 109 të Kushtetutës);
Ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira (në kundërshtim me nenin 1, pika 3, të Kushtetutës);
Ka cenuar parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë (në kundërshtim me nenin 4 paragrafi i dytë i Kushtetutës dhe nenin 4 të K. Pr. Administrative);
Ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet;
Ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur (në kundërshtim me nenin 45, pika 1, të Kushtetutës).
Arsyet e dhëna nga Presidenti mbi anulimin e datës së zgjedhjeve
Shqetësimin e thellë mbi situatën politike në vend;
Nevojën për çtensionimin e situatës në vend;
Vetëdijen se kushtet aktuale nuk do të siguronin zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse;
Bindjen se kjo vendimmarrje, në kushtet aktuale, është mënyra e vetme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi;
Argumentin se kjo vendimmarrje mbështetet në kompetencën që i jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pika 3 e nenit 1, nenit 3, pika 2 e nenit 4, nenit 15, nenit 45, pika 1 e nenit 86, pika 3 e nenit 88 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
USA Cim Peka dhe Fari Balliu jane e keqja me e vogel por po te kete shok Putinin cfare ti bejme?
PërgjigjuSHIKONI KE KA SHOKE PRESIDENTI DHE MENDONI PER INTELEKTIN E TIJ SHOKU I ÇIM PEKES DHE FARI BALLIUT ME IRE BEJ SHOKE GOMARIN SE SA NJE NGA KETA PLERAT
PërgjigjuNje kategori jan prandaj ka ate nivel.
Edhe nje duhet ti shtohet se duhet te ishte simboli i unitetit te kombit,jo kryetari i opozites. T U R P !!!!!!!!
PërgjigjuShkarkim dhe pastaj direkt e ne gjykate dosjen e vjedhjeve ardhur nga SHBA
PërgjigjuZEF BROZI.PRESIDENT.
PërgjigjuPajtohem edhe un me kte vlla
Si ka mundesi gjithmone ku ka kriza pokitike do jete I perfshire gjithmone Ilir Meta ?
PërgjigjuShkarkojeni ate pleh
PërgjigjuShkarkim dhe burg, asgje tjeter!
PërgjigjuCa po bo gangsterin ky loqa burg duhet te shkoj edhe veshur si nuse biles robt atyre politikanve e gjygjtarve qe nuk e fusin mrena
PërgjigjuTash vetem “prej fjaleve ne vepra” - te shkarkohet sa me shpejte, dhe ti hapet rruge organeve te zbatimit te ligjit ne hetimin e plote, pa ndikim dhe transparent ne raport me pasurine e tij.
Përgjigju