Ekskluzive/ Report Tv publikon skemën si funksiononin familjet Avdyli, Bajraj dhe Ndoka

23 Tetor 2018, 14:54| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 21:45

  • Share

Report Tv zbardhi ekskluzivisht përgjimet dhe hetimet e mega-operacionit me 44 urdhër arreste nga ku rezultoi se 4 grupe kriminale e familje të shtrira në 12 qytete të vendit bashkëpunonin për trafikun e drogës nisur nga hashashi e deri tek Kokaina e sjellë nga Kolumbia. Sot Report Tv zbulon ekskluzivisht skemën se si funksiononte ky rrjet trafiku dhe lidhjet e familjeve me në krye Astrit Avdylajn e familjen Avdylaj me vendndodhje në Shijak.

Në skemën që shikoni aktualisht në këto pamje, rezulton se atë që nuk e arrin politika e arrin krimi, bashkëpunim perfekt midis organizatave kriminale nga Shkodra në Konispol. Rezulton se qendra e trafikut të drogërave të forta kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale, si në veri të vendit, Shkodër e Lezhë ashtu edhe në Jug, Delvinë e Konispol.

Skema si funksiononin grupet kriminale, familja Avdyli drejtonte trafikun e drogës

Në këtë skemë rezulton se Familja Avdylaj bashkëpunonte me Hajri Seferin, i cili rezulton të ketë qenë ura lidhëse mes grupit të Shijakut dhe grupit të Delvinës që garantonin trafikun e kanabisit drejt Greqisë. Nga përgjimet ka rezultuar se Hajri Seferi ishte pika e kontaktit për Abedin Kucin, i cili ishte drejtuesi i grupi të Delvinës, që siguronin anën operacionale. Në këtë linjë kjo organizatë kishte arritur të korruptonte edhe policinë, duke u informuar edhe ndihmuar nga dy efektivë policie, Bledar Koci agjent i antidrogës në Fier dhe Jasin Avdyl polic i pikës kufitare të Qafë Botës që krijonte lehtësira për trafikimin e drogës. Nga përgjimet mes Hajri Seferit dhe Bledar Kocit, rezulton që agjenti dekonspironte kolegët.

Një tjetër lidhje edhe më e fortë e familjes Avdylaj rezulton ajo me Bajrat e Shkodrës. Sipas Prokurorisë, Astrit Avdyli bashkëpunonte me Safet Bajrin për trafikun e drograve të forta dhe kanabisit drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në përgjime del edhe një episod ku i përfshirë në trafik është Astmer Bilali, ish-kampioni i boksit që në fillim të muajit shtator u arrestua sëbashku Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të grupit si organizatë kriminale që trafikonte drogë. Astmer Bilali, sëbashku me ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit”.

Një tjetër linjë dhe bashkëpunimi mes familjeve kriminale ka qenë ajo mes Avdylajve dhe Ndokajve të Lezhës. Nga përgjimet është zbardhur që Astrit Avdylaj ka krijuar lidhje me Gjevi Ndokën, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka dhe kryesisht ky bashkëpunim kishte siguruar trafikun e kanabisit drejt Italinë me Gomone. Për finalizimin e kësaj linje trafiku, Astrit Avdyli dhe Gjevi Ndoka kanë krijuar lidhje me familjen fierake Sulejmani.

Nga përgjimet dalin komunikimet dhe përgatitjet për një rast trafiku mes Astrit Avdylajt dhe Petrit e Saimir Sulejmanit kur ngarkesa fillimisht ishte parashikuar të nisej nga Lezha me gomone por në fund ndryshon plani dhe nisja bëhet nga Fieri. Në përgjimet për këto lidhje doli edhe skandali me pronat në Lezhë, ku në pranga si i përfshirë përfundoi edhe ish-deputeti I PS-së Arben Ndoka.

Një lidhje më të ngushtë e bashkëpunuese eksponentët e familjes Avdyli e kishin me anëtarët e familjes Llaftiu po nga Shijaku. Fatos e Denis Llaftiu kryenin trafikun dhe shpërndarjen e drogës për llogari të Avdylajve. Pikërisht nga përgjimi i anëtarëvce të familjes Llaftiu doli edhe rasti i korrupsionit që coi në pranga ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko. Denis Llaftiu është përgjuar teksa kërkon nga ish-drejtori I Burgjeve që të transferojë të dënuarin për vrasje me pagesë Olsi Karagjozi.

Por fillimisht nga Ccuko ka pasur hezitim dhe më pas është dashur një telefonatë nga anëtarët e familjes Avdylaj dhe transferimi u krye. Në hetimet e saj Prokuroria konstaton se kjo organizatë kriminale ka lidhje me zyrtarë të lartë shtetëror dhe politikanë, por pa dhënë detaje se për cilët bëhet fjalë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 'Fshati Digjet' , Fredi ZGJEBSI KRRIHET!: 23/10/2018 19:48

    Fredi i ZI si 'KATRANI' në Versionin Mark Marku dhe Artan Spiun Hoxha (Presidenti) ! Hahahahahahahahh! O Fredi Korbi , Nuk tu mbyll njëherë HALEJA more DitëZI ??!!! Na je bërë më keq sesa Petrit Hajdut Vasili ??!!! Fredi qenka një Plak i Poshtërr Telendar , njësoj si Peço Hajduti i LSIsë , që 'LEH' përditë si QEN me 'Fletë Rrufe' !!!

    Përgjigju
    • Fredi: 24/10/2018 00:28

      Ik moj pulë kokërrjepur gërdallë, shko në psiqiatri! Hahahahahaha!

  • Tani: 23/10/2018 17:50

    Arritje do jet kur keta me te vertet te shkojn ne burg kur vertet per kokat kriminale te ket prova te forta e jo te rrin ca dit me pushime ne burg dhe te dalin brenda muajt prap te lir,prandaj keto gjera zduhen ber per shou politik se e demtojn me shum kete vend dhe demoralizojn dhe policin qe per pak dit perballet serisht ne rruge

    Përgjigju
  • FAIKU myzeqari pula kokerrjepur: 23/10/2018 17:36

    Hahahahaha!

    Përgjigju
  • joni: 23/10/2018 16:51

    Hajdeni se ka prap ne Lezhe banka kriminale. Ardian Nikulaj dhe pushtat e tij te cilet vrane ne gjykate te pafajshem dhe prokuroria ende nuk ka dal me nje vendim denimi. Prokuroria, policia dhe Gjykata e Lezhes kjo eshte...

    Përgjigju
  • ben: 23/10/2018 15:28

    njerzit ska buk t han ju mereni me kta sikur tani q u kapen kta u regullua cdo gje. kot fare, se ci duhet popullit t thejshte koj

    Përgjigju
    • Fredi: 23/10/2018 18:27

      Ç ke bo gjith këta vite pa buk? Pse nuk ha buk? Ke ngel ke buka e s ke bo hiç pàra! Turp!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?