EKSKLUZIVE/ I përplasi gruaja me 'Benz', Report Tv siguron videon e aksidentit tragjik në Kamëz

9 Gusht 2018, 18:00| Përditesimi: 9 Gusht 2018, 21:02

  • Share

Report Tv siguron ekskluzivisht pamjet e aksidentit tragjik të një dite më parë ku mbetën të vdekur 8-vjeçarja Esmeralda Ndreu si dhe 57-vjeçari, Ramazan Isha. 

Siç shihni në pamjet ekskluzive, fillimisht makina e drejtuar nga Rezina Koleci ka goditur çiklistin 57-vjeçar teksa ora shënon 08:40 minuta dhe para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet "Mercedes Benz".

VIDEO Ekskluzive e Report TV nga kamerat e sigurisë

Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja Rezina Koleci. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. 

Momenti kur 'Benzi' përplas 57-vjeçarin me biçikletë, Ramazan Isha

Por pak çaste para se të goditej çiklisti, rrugën e ka kaluar para karburantit dhe Valbona Ndreu me dy vajzat e saj. Për herë të fundit para se të goditeshin nga makina e Rezina Kolecit, Ndreu kalon rrugën me dy vajzat e saj. Në dorën e djathtë ajo mban vajzën Esmeralda Ndreu e cila gjeti vdekjen në aksident dhe në të majtë 6-vjeçarin E.N e cila fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. 

Nëna me dy vajzat duke kaluar rrugën pak sekonda para goditjes fatale nga makina

I pari që ka vënë re aksidentin ka qenë punonjësi i karburantit i cili siç shihni është alarmuar nga aksidenti i rëndë dhe vë duart në kokë duke bëritur. Në pamje duket edhe moment tjetër kur furgoni i bardhë ul shpejtësinë për të shmangur përplasjen me "Benzin" e Kolecit, e për pasojë goditet nga pas nga një tjetër fugon. Në këtë aksident u përfshinë 3 automjete dhe mbetën të plagosur 3 persona.

Shtetësja Rezina Koleci aktualisht është arrestuar dhe pritet që të dalë të shtunën para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me akuzën aksident me plagosjen dhe vdekjen e më shumë se një personi ku sipas Kodit Penal, neni 290, gërma 4, rrezikon burgim nga 5 deri në 20 vite.

Komento

Komente

  • ben: 09/08/2018 21:31

    po bicikleta ckerkon ne mes te ruges

    Përgjigju
  • Avni: 09/08/2018 20:20

    Normalisht qe kane faj edhe keto bicim Autoshkolla qe bejne testimet per shofer se UNE vete personalisht kam bere skam bere 20 km gjithesej praktike kur mora patenten....pse sepse u futeshim nga 3-4 veta ne makine dhe beshim nga 2-3 km dite/jave kurs, dhe tani akoma eci me frike. Kjo ndodh ngaqe nuk ka praktike te mjaftueshme.

    Përgjigju
  • Hasani: 09/08/2018 19:39

    Si i eshte dhene leja e drejtimit kesaj k...e kur me paturpesine me te madhe justifikohet ngaterrova frenat me gazin. Ashtu si i nderpreu jeten vogelushes per te cilen d shpreh ngushullimet me te sinqerta,Allahu jua lehtesofte

    Përgjigju
  • bim: 09/08/2018 19:25

    Kembsor, Ciklista, shofera kerkush nuk rrespekton asgja nga kodi rrugor e pastaj ndodhin keto aksidente, duhet nje edukim per te gjithe popullsin

    Përgjigju
  • I indinjuari: 09/08/2018 19:22

    Pamjet ekskluzive ia dërgoni autoritetit që lëshon patentat jo ne për të na tmerruar. Kontroll absolut dhe asnjë lëshim kush përdor celularin.

    Përgjigju
    • Toni: 10/08/2018 11:38

      Burg dhe hiqjani patented per gjithe jete, kembesori duhet ruajtur ne cdo rast

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?