Report Tv sjell ekskluzivisht pamjet me dron dhe zbulon skenografinë e fushatës së PS. Siç shihet edhe në pamje, në qendër të sheshit janë vendosur 12 yje të vendosur në formë rrethore, që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të Bashkimit Europian.
Çdo yll është konceptuar si pikë qendrore për përfaqësimin politik të një qarku. Në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesi politik i qarqeve së bashku me kandidatët për deputetë.
Skenografia përçon qartë mesazhin e sloganit të PS ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, teksa i gjithë ambienti rreth yjeve është i rrethuar me rreth 15 mijë karrige për pjesëmarrësit.
Komento
Komente

Fitore PS,Fitore EDI RAMA!!
Përgjigju