TIRANË- Një fushatë ndryshe, e konceptuar si një olimpiadë. Kështu zgjodhi kryesocialsiti Edi Rama që të prezantonte ekipin e tij për garën elektorale të 11 majit. I njohur për stilin e tij të veçantë, kryetari i PS kishte zgjedhor që ekipet nga 12 qarqet të parakalonin në sheshin “Skëndërbej” si 'atletë', por në fakt ata prezantuan vlerat dhe traditat e çdo krahine të Shqipërisë, nga veriu në jug.
Me rreth 15 mijë pjesëmarrës në shesh, sipas burimeve nga PS, me një skenë gjigande me 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE. Kjo ishte skenografia për hapjen e fushatës që përçoi qartë mesazhin e sloganit të PS ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’. Pothuasje të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve premtuan t'i sigurijnë partisë të paktën një mandat më shumë në secilin qark, përveç Tiranës, Dibrës dhe Beratit që nuk folën me shifra.
Ekipi i Dibrës ishte i pari që parakaloi në shesh, të cilët u prezantuan me një valle tradicionale dibrane. Blendi Klosi nuk dha numër mandatesh, por tha se pret votë masive nga dibranët. Vallet e këngët nuk munguan as nga qarku i Fierit, që u prezantuan me grupin e njohur të qytetit Free Mc's. Drejtuesja politike, Belinda Balluku vuri bastin për 11 mandate në këtë qark. Kukësi ishte qarku i tretë në radhë që u prezantua me vallen tradicionale, ndërsa Eduard Shalsi kërkoi 2 mandate.
Qarku i Durrësit, ndryshe nga të tjerët erdhi me një performancë të veçantë me këngën e njohur italiane “Sarà perché ti amo”. Socialistët nuk ia lënë detajet rastësisë dhe jo më kot për të prezantuar qytetin e Durrësit kishin zgjedhur një këngë italiane, për të treguar lidhjet e ngushta mes dy vendeve. Në qytetin bregdetar Sako kërkon 9 mandate.
Edhe Lezha, spikati me prezantimin ndryshe nga të tjerët, me një performancë me Lahutën e Malësisë, ndërsa Nikolla i vogël recitoi vargjet e Gjergj Fishtës “Gjuha Shqype”. Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se duan të paktën 4 mandate.
Surprizoi jo pak Elbasani me “Ne ecim përpara”, kënga që shoqëroi fushatën e PS gjatë zgjedhjeve të kaluara, e shkruar nga Petrit Vullkani, i cili po ashtu parakaloi në shesh bashkë me ekipin e kërij qarku. Drejtuesi politik i këtij qarku, Arbjan Mazniku shprehu bindjen se PS do të marrë 9 mandate në këtë qark. Të njëjtën strategji kishte zgjedhur edhe Shkodra, që u prezantua me këngën ‘Si ke ndje’, që ishte edhe kënga e fushatës lokale në 2023, ku PS-ja mori fitoren e bashkisë. Benet Beci kërkon 5 mandate.
Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu, dy drejtueset politike të qarkut të Tiranës, nuk dhanë shifra se sa mandate synojnë, ndërsa performanca për këtë qark i ishte lënë Eranda Libohovës me këngën tradicionale tiranase ‘Napoleoni’. I pranishëm ishte edhe këngëtari Tiri Gjoci, i cili këndoi këngën e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”.
‘Ku ka si Berati’ ishte kënga e zgjedhur për të prezantuar ekipin garues të qarkut të Beratit, ndërsa as drejtuesi Ervin Demo nuk dha shifra se sa mandate synojnë.
Gjirokastra u prezantua me një polifoni kushtuar Europës, ku edhe drejtuesja politike e këtij qarku Mirela Kumbaro ia mori këngës. Kumbaro sfidoi opozitën duke vënë bastin për rezultatin 4-0.
‘Ku ka si Berati’ ishte kënga e zgjedhur për të prezantuar ekipin garues të qarkut të Beratit, ndërsa as drejtuesi Ervin Demo nuk dha shifra se sa mandate synojnë.
Gjirokastra u prezantua me një polifoni kushtuar Europës, ku edhe drejtuesja politike e këtij qarku Mirela Kumbaro ia mori këngës. Kumbaro sfidoi opozitën duke vënë bastin për rezultatin 4-0. Me polifoni u prezantua edhe Vlora, ku Bledi Çuçi synon 9 mandate. S’kishte si të ishte ndryshe, Korça u prezantua me një serenatë, ndërsa Niko Peleshi do 7 mandate.
Ndiqni në zhvillime të gjitha lajmet nga hapja e fushatës së PS....
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi tha se ky qark do t’i japë PS 7 mandate më 11 Maj. Pas këngës prezantuese për këtë qark, Peleshi u shpreh se 11 maji do të jetë “vula” për Shqipërinë evropiane.
Ai shtoi se fushata nuk duhet të jetë vetëm e PS, por e Shqipërisë që ‘sheh’ me flamurin kombëtar dhe jo të partive politike.
“Duam më shumë Shqipërinë, kështu kënduan të parët tanë. Në Shqipëri edhe dielli lind nga perëndimi thanë rilindasit tanë Shqipëria në perëndim e ka zanafillën te shpata e Skënderbeut, për të shkuar te rilindja kombëtare ku i ngjis si ide dhe kur u kthye në meritë në Luftën e Dytë Botërore, kur shqiptarët u rreshtuan në krahun e duhur të historisë dhe më pas humbën rrugën për gjysmë shekulli dhe klithëm në këtë shesh në dhjetor të ‘90 e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. 35 vite ecëm, u rrëzuam dhe ngritën, ne shqiptarët, socialistët ndërtuam, të tjerë prishën dhe më pas ne gjetëm timonier.
12 vjet më parë timonin e mori Edi Rama, punuam në cdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë fytyrë evropiane. Sot është dita për t’i dhënë vulën ëndrrës së rilinndjes komëbëtare për Shqipërinë evropiane. Shqipëria është Evropa, shqiptarët janë evropianë. Sot jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS, ndaj sot Shqipëria shikon flamurin kombëtar dhe jo të partive. Sot nga zemra e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ne brohorasim dhe i ftojmë të gjithë pa dallim përtej kufirit të partive politike për Shqipërinë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë Evropiane me Edi Ramën dhe PS. Ne do sjellim 7 mandate nga Korça për fitoren e PS.", u shpreh ai.
Ekipi i socialistëve të Vlorës e ka çelur fushatën me performancën e këngës së njohur polifonike ‘Labëria është Shqipëria’.
Mes këngëve dhe valleve tradicionale, socialistët e Vlorës i kanë dhënë energjinë e tyre atmosferës së fushatës. Çuçi theksoi se synon 9 mandate nga 8 që ka aktualisht.
“Të dashur qytetarë të Vlorës, Selenicës, Himarës, Delvinës, Finiqit, Sarandës dhe Konispolit, jemi këtu jo vetëm për fitoren, por për të bërë realitet ëndrrën europiane. Vlora hyn në këtë garë si shëmbëlltyrë e vizionit të Edi Ramës. Nga Lungomare, tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës. Ndryshimi është ndjerë në çdo cep, nga riviera dhe përtej saj. Vijmë sot në shesh me 8 mandate dhe në 11 Maj do të vijmë me 9 mandate. Aeroporti i Vlorës do të jetë një nga investimet që do të presë më shumë vizitorë.”- ka thënë Çuçi
Gjirokastra u prezantua me një polifoni kushtuar Evropës, ku edhe drejtuesja politike e këtij qarku Mirela Kumbaro ia mori këngës. Në fjalën e saj prezantuese, Kumbaro shprehu bindjen se PS i ka “blinduar” 3 mandate në këtë qark, por synon që të marrë edhe të katërtin, për të shënuar një rezultat historik 4-0.
“Kjo ishte vetëm një pikë floriri nga qarku i Gjirokastrës, ku ne si numri 5 i PS, jemi 5 shokë. Me Anilën në nga lugina e Përmetit, me Shyqyriun nga zemra e toskërisë në Memaliaj, me Tërmet Peçin nga zemra e Labërisë në Tepelenë, me Pirro Dhimën nga zemra e Lunxhërisë dhe qafa e pazarit të Gjirokastrës, bashkë me mua nga Libohova dhe kalaja e Gjirokastrës. Nuk ka asnjë dyshim që këtë këngë që dëgjuat sot, nuk e kemi bërë për këtë ditë.
Ka kohë që gjithë Labëria e Gjirokastra e këndojnë sepse kemi punuar për këtë ditë. Kemi 12 vjet që punojmë. Por ndrysbhe nga fjalimet dhe konferencat, ne në Gjirokastër flasim me zemër, pasion, këngë dhe sidomos me punë. Sepse nuk mund të jetë tjetër mbi Gjirokastrën me 7 bashkitë e saj që sot është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizooni i kryeministrit Rama, çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët kur iu jep dorën, pikën e floririt ta kthejnë në një mal si është Gjirokastra. Ka një ndër urat fantastike të lidhjes me Evropën.
Kjo pikë e floririt që është Gjirokastra ka ngjyrosur edhe yjet, jemi ndër 12 yjet e Evropës që pa asnjë dilemë do të marrë më shumë vota për PS se në 2021, se në 2023, do blindojmë 3 mandate dhe synojmë mandatin e 4, për një rezultat historik 4 me zero.”, u shpreh Kumbaro.
Ekipi i Beratit ka zgjedhur ta çelë fushatën zgjedhore nga sheshi ‘Skënderbej’ duke performuar me këngën e njohur të qytetit ‘Ku ka si Berati’.
Pas performancës ka folur drejtuesi politik i Beratit, Ervin Demo, i cili ka thënë se në zgjedhjet e 11 Majit do të marrin një rezultat të jashtëzakonshëm, sipas tij.
'Nga Skrapari, në Poliçan, nga Dimali në Kuçovë dhe nga Berati i magjishëm. Ne jemi europianë sepse ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Nuk ka rrugë për në BE, nëse nuk ndihemi krenarë për lëkurën tonë. Ne jemi shumë krenarë që në Qarkun e Beratit kanë ndodhur transformime të jashtëzakonshme. Ne jemi me zemër me Edi Ramën. Jemi të bindur se 11 Maj do jetë rezultat i jashtëzakonshëm. Berat-Skrapar është rruga që do realizohet dhe është ëndrra. Lidhet me Përmetin, me Gjirokastrën.'-tha Demo
‘Napoleoni’ e interpretuar nga Eranda Libohova, kënga tradicionale tiranase ‘prezantoi’ qarkun e Tiranës në mitingun hapës të PS. I pranishëm ishte edhe këngëtari Tiri Gjoci, i cili këndoi këngën e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”, ndërsa më pas iu bashkua Erandës duke kënduar të dy një tjetër këngë tiranase.
Drejtueset politike të qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre. Manastirliu tha se këto 30 ditë do të jenë vendimtare për të ‘vulosur’ hyrjen e Shqipërisë në BE. Tirana, tha ajo, është shëmbëlltyra e një transformimi të madh, që nuk do të ndalet me besimin ndaj PS më 11 Maj.
“Përshëndetje nga ky shesh, sheshi i besimit, i fitoreve të mëdha për t’u bërë bashkë me çdo shqiptar që tashmë ka bërë zgjedhjen, të ecë përpara me krenari dhe vizion evropian. Këto 30 ditë nuk janë thjesht 30 ditë fushate, por vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh që Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi falë vizionit të punës së Ramës dhe PS. Në çdo cep ndihet ndryshimi, nga Astiri në Kombinat, nga Lapraka në Ali Dem, nga Pazari i Ri në Selitë....Tirana është motori i zhvillimit të një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. Nga piramida që sot është simboli i teknologjisë dhe inovazionit për të rinj. Tirana e sotme është simbolli i transformimit për të vijuar me punët e mira na duhet të mbështesim PS dhe Ramën. 30 ditë për një zgjedhje, për numrin 5.”, tha Manastirliu.
Ndërkohë, Spiropali në fjalën e saj tha se skuadra e PS ka treguar se është një maratonomak politik. Ajo tha se nuk duhet të kthehemi pas në gropën e atyre që nuk dolën as vetë.
“Sigurisht betejat elektorale ashtu si edhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka filluar sprinti i fundit 30 ditë deri në fitore, por fitoren në maratonë dhe në këto 3 mandate Rama dhe kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak politik për Tiranën dhe Shqipërinë. Betejat fitohen kur punon për njerëzit, kur me vizion, alternativë dhe lider që di çfarë bën dhe që punon për Shqipërinë e përbashkët që është Shqipëria. Me Shqipërinë në Evropë apo aty ku kemi qenë në gropën e atyre ku nuk dolën dot as vetë. Mision historik të bëhem gjithë bashkë siç jemi në këtë shesh, që të bëjmë realitet ëndrrën e paraardhësve tanë dhe të bëjmë realitet edhe për ata që nuk mundën, kaluan kufirin dhe u vranë, ata që kaluan detin dhe nuk mundën, ata që punuan por nuk ja dolën. Në 11 maj me Ramën dhe PS, me numrin 5 fitore për Shqipërinë dhe me Shqipërinë.”, u shpreh Spiropali.
Shkodra ka qenë ekipi i radhës në performancën e çeljes së fushatës. Beci me ekipin e tij kanë hyrë fillimisht me këngën ‘Si ke ndje’, që ishte edhe kënga e fushatës lokale në 2023, ku PS-ja mori fitoren e bashkisë.
Pas performancës, ka marrë fjalën Benet Beci, drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, i cili është shprehur se beson që PS mund të marrë më shumë se 5 mandate në Shkodër.
“I keni nisur me këtë këngë të fitores së 2023-ës, ‘Si ke ndje zoja Shkodër’. Ishte kënga e zhvillimit. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo: në Pukë, Fushë-Arrës, Vau Dejës, kudo, dhe besoj se fitorja do të jetë më e madhe se në 2023. Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi, nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm autostradat, jo kthimi i Shkodrës në qendër rajonale. Besimin që na dha Shkodra. Së paku me 5 mandate do të jemi për këtë fitore. Shumë faleminderit që Kryeministri ka kthyer kokën nga ne dhe besoj se do të jemi edhe më shumë se 5 mandate në këtë qytet.”-është shprehur Beci.
Qarku i Elbasanit u prezantua me këngën “Ne ecim përpara”, kënga që shoqëroi fushatën e PS gjatë zgjedhjeve të kaluara, nga Petrit Vullkani.
Drejtuesi politik i këtij qarku, Arbjan Mazniku shprehu bindjen se PS do të marrë 9 mandate në këtë qark, dhe sipas tij, do të jetë rezultati më i mirë që do të marrë partia në zonë.
“Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, sot nga çdo cep Shqipëria është bashkë, e qartë për drejtimin që do të marrë. Përpara kemi sfidat që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, bërja më në fund realitet e ëndërrës së shqiptarëve për të qenë të barabartë si qytetarë si të Evropës. Dhe sot si gjithë Shqipëria, Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit, për automotorparkun. Librazhdi e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit, gramshi e ka ndarë mendjen drej Evropës me PS dhe Ramën për rivitalizimin e industrisë së mbrojtjes. Cërriku e ka ndarë mendjen për t’i dhënë zhvillimin që duhet bujqësisë.
Peqini e ka ndarë mendjen për t’u ndërlidhur me autostradat e reja dhe lonijat e trenit që po lidhin tashmë Elbasanin. Përrenjasi e ka ndarë mendjen drejt Evropës për të rivitalizuar turizmin dhe industrinë minerare. I gjithë Qarku i Elbasanit e ka ndarë mendjen i sigurt se duhet të ecë drejt Evropës. Qarku i Elbasanit i vendosur se do të vijë me 9 mandate, rezultatin më të mirë që PS ka pasur ndonjëherë për të siguruar ndonjëherë për të siguruar që jo vetëm Elbasani por edhe gjithë Shqipëria të ketë rezultatin më të mirë që ka pasur PS.”, u shpreh ai.
Qarku i Lezhës spikati me prezantimin në çeljen e fushatës së PS, ku u prezantuan jo vetëm me Luhutën e Malësisë, por edhe Nikolla i Vogël recitoi poezinë Gjuha Shqype të Gjergj Fishtës. Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se duan të paktën 4 mandate.
“Nuk do flas gjatë, Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane. Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që ka qarku i Lezhës”, tha Manja.
Në mitingun hapës të fushatës elektorale të PS, qarku i Kukësit u ‘prezantua’ me vallen tradicionale të saj. Pas performancës artistike, fjalën e mori drejtuesi politik i këtij qarku Eduart Shalsi, duke e nisur me sheshin “Skënderbej”, se si ka qenë dhe se si është transformuar tashmë në një epitomë të modernizimit.
Shalsi ‘thumboi’ gjithashtu edhe opozitën, teksa tha se parti të copëtuara po iu shesin shqiptarëve alternativa të reja. Ai shprehu bindjen se edhe kuksjanët, tropojanët dhe hasjanët do të japin një mesazh të qartë më 11 Maj. Shalsi u shpreh gjithashtu se synojnë që në Kukës të marrin dy mandate.
“Nuk kemi parë kurrë më të ndritur këtë shesh, më optimist dhe shpresëdhënës. Teksa po qëndroja , më kujtohet Rama nga kati i dytë i bashkisë shikonte sheshin dhe thoshte ky shesh nuk e meriton emrin e heroit kombëtar. Ne fakt historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar, nga kioskat të fillim viteve ‘90 dhe projekti i atyre që sot janë shndërruar në disa parti apo copëtuar në disa parti që po u shesin shqiptarëve alternativa të reja. Por ja ku jemi sot, ky shesh është epitomë e modernizimit dhe evropianizimit të Shqipërisë, të cilën idenë Rama e ka patur shumë vite më parë. Jam i emocionuar si asnjëherë tjetër dhe kam provuar disa krahina në shërbim. Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, por është zemër, histori dhe traditë.
Ne u përshëndesim dhe iu përcjellim edhe atyre tropojanëve, hasjavë dhe kuksjanëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit dhe motrat tona kosovare. Jam realisht me një barrë të rëndë përgjegjësie për të drejtuar politikisht këtë qark nga Tropoja, Hasi e Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaj mend Kukësin vite më parë, qyteti brenda baltë, shkova pas disa vitesh në Tropojë dhe nuk e njoha Tropojën...Të dashur miq, motra, gratë e mbledhura në pallatin e Kulturës së Hasit, nuk patëm mundësi të komunikomin, por kryeministri na përcolli një mesazh dhe ne thamë që ai kryeministër që ka bërë për gratë e këtij vendi, meriton që ju të ktheheni me dy mandate që edhe Kukësi, si gjithë Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Evropës. “, u shpreh Shalsi.
Durrësi është prezantuar në fushatën e PS me një performancë me këngën italiane “Sarà perché ti amo”. Drejtuesja e qarkut, Emirjana Sako tha se synojnë që për këtë qark garën ta mbyllin të paktën me 9 mandate.
“Gjej momentin të përshëndes emigrantët që na ndjekin nga rrejttë, qytetarë të Shijakut, Durrësit dhe krijues që do i kemi mbështetje të jashtëzakonshme më datë 11. Hyjmë në këtë garë si fitues me 8 deputetë, do ta përfundojmë garën të paktën me 9 deputetë. Do bëjmë çmos që vota e 11 majit të bashkojë të rinj e të moshuar tek numri 5 i fletës së votimit”, tha Sako.
Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Pas Dibrës ka qenë Fieri që ka ardhur me performancën dedikuar çeljes së fushatës. Qarku i Fierit kishte zgjedhur të vinte i shoqëruar me grupin e njohur të qytetit Free Mc's. Pas këngës ka marrë fjalën drejtuesja politike Belinda Balluku, e cila ka thënë se në Fier synon 11 mandate.
Drejtuesja politke e qarkut Fier, Belinda Balluku, tha se PS po kërkon një mandat të katërt në mënyrë që të përmbushin premtimin e dhënë në vitin 2013, për të çuar Shqipërinë në BE.
"Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu, që kanë bërë një këngë popullore që e njeh gjithë Fieri. Më pas, si shumë shqiptarë që kishin një ëndërr, janë larguar nga vendi për të ndërtuar jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC, që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS, ashtu siç do të votojë gjithë Shqipëria, Fieri dhe çdo shqiptar.
Nuk ka më bukur se kur mblidhemi të gjithë bashkë, dhe kjo energji shkon në themel të Shqipërisë, për ta çuar këtë vend përpara, ashtu siç vetëm Rama di. Kërkojmë një mandat të katërt që duket si shumë, por ky është mandati i shqiptarëve, për ta çuar Shqipërinë një herë e mirë në Evropë, për ta bërë vendin pjesë të BE-së. Shqiptarët janë më europianë se kushdo tjetër, dhe tashmë ka ardhur koha që t’i bashkohen asaj tryeze.
Fieri ka një objektiv: 10 mandate deputetësh për t’i ulur në Parlamentin Shqiptar. Ndërkohë, priten 11 mandate nga ne. Nëse jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye, nuk ka asgjë që na ndal," tha Balluku.
Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Blendi Klosi tha nga sheshi “Skënderbej” ku u hap fushata elektorale, se PS do të triumfojë sërish në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se PS është një parti që ka kaluar shumë sfida, por më e madhja mbetet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë.
Prandaj, tha ai, të gjithë qytetarët dibranë dhe të tjerët anembanë Shqipërisë duhet të votojnë për Edi Ramën dhe PS për të siguruar të ardhmen evropiane.
“Të partisë mbi 100 mijë anëtarë, që merr 1 mln vota në veri e jug, në diasporë po ashtu, e cila fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithë ju me vete. Të partisë që drejtohet nga Rama, vizionari, që shndërroi Shqipërinë në një vend të gatshëm për të hyrë në BE. Mirë se keni ardhur në këtë shesh të madh, simbol i transformimit të Shqipërisë Evropiane. Erdhëm këtu me vallet dhe harenë e Dibrës, ashtu siç pritëm Ramën kur inauguroi rrugën e Arbrit.
Ne jemi parti e madhe që kemi kaluar sfida, por sfidën më të madhe e kemi me mirëqenien e qytetarëve. Të sigurt se do të fitojmë përsëri, qarku i Dibrës do të shndërrohet si gjithë Shqipëria, që do të votojë masivisht PS. Ka një lider që atë që premton e bën, na ka premtuar të gjithë ne socialistëve dhe shqiptarëve se do të jemi pjesë e BE brenda këtij mandati. Prandaj të votojmë masivisht Ramën dhe PS.", tha Klosi.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin ‘Skëndërbej’, duke përshkuar rrugën nga selia e PS-së për në vendin ku është vendosur të çelet fushata e sotme.
Rama i kombinuar në veshjen e tij me simbolet e BE-së, ka takuar një pjesë të të pranishmëve gjatë mbërritjes së tij.
Rama pritet të mbaj fjalimin e tij pas performancës së çdo qarku.
Report TV zbardh detaje nga aktiviteti i hapjes së fushatës elektorale të PS që do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbej“ në Tiranë. Gazetarja Raziela Myslimaj raporton se te 12 yjet që simbolizojnë yjet e flamurit të BE, do të qëndrojnë drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kandidatët përkatës për deputetë.
Pas hapjes zyrtare, fjalën do ta marrë secili nga drejtuesit politikë të qarqeve, ndjekur më pas nga kryesocialisti Rama. Mësohet gjithashtu se përveçse mesazheve politike, aktiviteti do të shoqërohet edhe me performanca artistike dhe tradicionale të çdo qarku për të elektrizuar të pranishmit në shesh dhe publikun që do e ndjekë.
Ata që do të ulen në rrjeshtin e parë, do të mbajnë në dorë flamurin e Shqipërisë me atë të BE. Janë parashikuar që të vendosen 15 mijë karrige.
Zbulohet se si do të duket skena në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, ku PS do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj raporton se 12 drejtuesit e qarqeve do të pozicionohen në mënyrë të tillë duke ilustruar 12 yjet në flamurin e BE-së dhe në qendër do të jetë kryeministri Edi Rama, si figura qendrore e fushatës zgjedhore.
Komente
