Ekskluzive/ Skuadra me 5 persona i bëri atentat me snajper Çapjes, targa e makinës së mbushur me municion u vodh në Fushë Krujë

8 Qershor 2020, 12:54| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 16:50

  • Share

1591614105_Screenshot1.jpg

Makina e djegur e autoreve

Report Tv mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor në Elbasan se në atentatin kundër Ardian Çapjas kanë marrë pjesë 5 persona, ndërsa zyrtarisht gjithashtu mësohet se 55-vjeçari u qëllua me snajper. Tre autorë kanë qenë aktivë, njëri ka qenë shoferi, dy të tjerët kanë qenë pas në sedilje, njëri ka qëlluar me snajper dhe tjetri ka vëzhguar. Makina tip "Volkswagen" sharon ka qenë e mbushur me municion, ç'ka nënkupton që autorët ishin të përgatitur për një reagim të fortë nëse do të kishte kundërpërgjigje nga fisi Çapja, pasi i goditën në zonën e tyre.

Tre personat që morën pjesë në goditjen e Çapjes janë fiksuar nga kamerat, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre. Ndërkohë që dy persona e tjerë i kanë ndihmuar tre autorët që të largohen nga vendi ku dogjën makinën në Fushë Mbret, pak metra nga vendi ku ndodhi atentati. Gjithashtu gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno mëson se targa e makinës që u përdor në atentat ka qenë e vjedhur në Fushe Krujë, ndërsa pronari e kishte denoncuar vjedhjen. Pronari i makinës është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen.


Lajmi kryesor:

Qëllohet me snajper ushtarak Ardian Çapja, plumbi e kapi pranë zemrës, i shpëton atentatit të tretë, autorët djegin makinën, shpërthejnë fishekët, lëndohet zjarrfikësi (Dinamika+pamjet)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?