Të anketuarit e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me me Institutin ‘Piepoli” janë pyetur se cila forcë politike mund të përballet më mirë me problemet kryesore të vendit, siç është lufta kundër korrupsionit'; kundër lajmeve të rreme; ruajtja e pavarësisë e drejtësisë, pavarësisë së shtypit, apo dialogu politik dhe një administrim sa më i mirë i shtetit.
Nga 40 – 42 % e të anketuarve besojnë tek Partia Socialiste si forca që mund ta bëjë, në krahasim me 35- 36 % e të anketuarve që kanë thënë se është Partia Demokratike e koalicioni “Aleanca Shqipëria Madhështore’.
22% - 24 % besojnë tek partitë e tjera.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! PD forcë e dytë, por Berishës 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve
S.G/ReportTv.al