TIRANE- Kur kanë mbetur 45 ditë nga momenti kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re, Instituti prestigjoz Italian i statistikave ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv, sollën mbrëmjen e sotme (27 mars) rezultatet e sondazhit të tretë, dhe i dyti brenda këtij marsi.
Sondazhi nxjerr fituese maxhorancën socialiste, duke projektuar të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, thuajse i njëjti nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). I pandryshuar në krahasim rezultatet e sondazhit të 13 marsit.
Edhe Koalicioni‚PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore‘ nuk ka ndryshim në krahasim me dy javë më parë. Renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, rezultat pak më i ulët se ai i arritur në vitin 2021 (39.4%).
“Nisma Shqipëria Bëhet”, e treti, me një mbështetje që varion nga 7-9 %. Pas vjen ‘Mundësia’ e Shehajt e cila projektohet të marrë deri në 4.4% të votave. PSD e Doshit, Lëvizja BASHKË e Qorit, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%.
Liderat - Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i PS vijon të mbajë pozitën e politikanit më të besuar dhe frymëzues për qytetarët. 43% e të anketuarve e mbështesin, kundrejt 36 % që thonë është Berisha. Renditja vijon me Adriatik Lapajn (13 %), Agron Shehaj (9%), e Arlind Qori (4 %), Tom Doshi (3%), Dashamir Shehi (2%). I fundit Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë që po hetohet në burg për tre akuza renditet i fundit me vetëm 1%.
Ndonëse pyetjes së sondazhit si e gjykojnë veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës, 56 % e shohin zhgënjyese kundrejt 43 % që janë të kënaqur janë të besimit se kjo forcë politike është e duhura për drejtimin e vendit.
Besueshmëria- 41% e të anketuarve thonë se PS mund ta përshpejtojë integrimin drejt BE-së, në krahasim me 35% për PD-në e 14 % për partitë e vogla. Po kështu 40 - 42 % besojnë se PS mund ta luftojë korrupsionin e garantojnë drejtësinë, e pavarësinë e medias, mirëadministrojë shtetin e luftojë fake neës, përmirësojë infrastrukturën, luftojë krimin, papunësinë, mbrojë ambientin e rrisë ekonominë e vendit. 35% -37 i besojnë PD e 22 -24 % ’të vegjëlve.
Në anën tjetër besueshmëria tek veprimtaria politike e opozitës (PD -ASHM) e udhëhequr nga Sali Berisha ka rënie pikiatë. 65% thonë ështe e pabesueshme, nga të cilat 59% është ‘aspak e besueshme” një rritje me 4 % në krahasim me sondazhin e 13 marsit. Brenda dy javëve vihet re dhe një zbehje e besimit tek të vegjlit. 61 % e shqiptarëve të pyetur thonë se nuk kanë 'aspak besim' te partitë e reja, 9% më shumë se dy javë më parë, nga 21 % që kanë besim.
Sjellja politike- Sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv sondoi shqiptarët për sjelljen politike të partive në prag të zgjedhjeve. 49% e të anketuarve thanë se PD -ASHM e Berishës po bën politike me shpifje, lajme të rreme e agresivitet verbal kundër gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë. E dyta vjen PS me 46%, ndërsa 5% ‘të tjerë’ apo asnjëri nga këto”
Sondazhi evidenton se janë dy partitë e mëdha që po përdorin më shumë politikën e shantazhit ndaj prokurorëve të SPAK e gjyqtarëve. PD- ASHM e Berishës mban vendin e parë me 50%, e dyta PS me 36%, ndërsa të vegjlit zero.
Listat- Shqiptarët kanë mirëpritur strategjinë e PS-së për të shkuar në zgjedhje me ekip tërësisht të rinovuar. 42 % e të anketuarve mbështesin strategjinë dhe cilësinë e listave zgjedhore të PS-së, kundrejt 34% që thonë PD, duke konfirmuar ndikimin negativ të zhbërjes së primarëve dhe mbushjen e listave me besnikët e Berishës. 13% janë me partitë e vogla
Krahasuar me sondazhin e 13 marsit vihet re një rënie e besimit tek figurat e reja politike. Kështu Adriatik Lapaj pëson një rënie me 3% në 13%, Agron Shehaj bie 4% nga dy javë më parë, Arlind Qori bie me 5%, më pas Doshi e Shehi. I fundit Ilir Meta i cili 2 javë më parë ishte me 2% e tani ka vetëm 1% të besimit të publikut, duke konfirmuar se ditë edhe më të vështira ka përpara.
Kampioni i sonduar dhe marzhi i gabimit
Para se të bëheshin publike të dhënat e sondazhit , presidenti i Institutit Piepoli, Livio Gigliuto në një lidhje me ‘skype’ me emisionin "Frontline' deklaroi se anketimi është bërë nga data 20 – 25 mars 2025. Janë intervistuar 1 mijë qytetarë
“Është një kampion i madh. Dyfish i kampionit që marrim në Itali” tha presidenti i Piepolit
Kampioni i intervistuar është i gjinisë madhore (49% meshkuj – 51% femra).
Marzhi i gabimit 3.1%
Sondazhi që mat prirjen e votës së shqiptarëve më 11 maj u transmetua live mbrëmjen e 27 marsit në ekranin e Report Tv dhe direkt në livestream në Shqiptarja.com.
Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Ky projeksion mbetet i pandryshuar në krahasim me dy javë më parë, ku ishte po ky rezultat.
Edhe Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore nuk ka ndryshim në projeksion në krahasim me dy javë më parë. Renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021 (39.4%).
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 7-9 %, një rritje fare të lehtë në krahasim me rezultatin e sondazhit të 13 marsit ku parashikohej 6.5% deri në 8.5%.
Një rritje të lehtë në krahasim me projeksionin e sondazhit të 13 marsit, ka dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Alternativa e re në skenën politike, projektohet të marrë 2.5% deri në 4.4% të votave, ndërsa në sondazhin e 13 marsit ishte projektuar të marrë 2-4 %
Partia Social Demokrate e Tom Doshit pritet të marrë 0.5. – 2.5%, një rënie e lehtë në krahasim me atë të 13 marsit, kur shifrat ishin mes 1% dhe 3%. Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%
ryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së vijon të ruajë pozitën e politikanit më të besuar dhe frymëzues për shqiptarët. Sipas sondazhit të sotëm, 27 mars, të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 43% e të anketuarve thonë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.
Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, Rama ka një rënie prej 2 % ndërsa Berisha nuk ka ndryshim. Ka një rënie besimi tek figurat e reja. Rezulton mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil.
Një rënie të ndjeshme ka dhe për Ilir Metën, presidentin e Partisë së Lirisë që po hetohet në paraburgim për 3 akuza, i cili për 2 javë ka rënë në 1% besimi ndaj tij. Adriatik Lapaj renditet i treti me 13 %, me 3% më pak në krahasim me shifrat e sondazhit të 13 marsit. Agron Shehaj renditet i katërti me 9%, nga 13% që ishte më 13 mars.
Arlind Qori 4%, nga 9% që ishte më 13 mars. Tom Doshi 3% nga 5 % që ishte në sondazhin e 13 mars. Dashamir Shehi 2 % nga 4% që ishte në sondazhin e 13 mars.
Në zgjedhjet e 11 majit, PS e Rama po kërkojnë një mandat të katërt të qeverisjes me një ekip tërësisht të rinovuar, ku spikasin shumë figura të reja, ndërsa deputetë të vjetër dhe emra të njohur u lanë në lista të hapura.
Në krahun e opozitës nuk pati surpriza. Berisha përdori strategjinë e vjetër duke futur në listë besnikët dhe lënë jashtë fituesit e primareve duke zhbërë në këtë mënyrë kredibilitetin e tyre
Pyetjes: Cila forcë politike sipas teje ka bërë zgjedhjet më të mira në strategjinë dhe cilësinë e listave zgjedhore?
Iu përgjigjën:
42 % thonë PS-së ka bërë zgjedhjen më të mirë në listë
34 % koalicioni PD- ASHM të Berishës, vërtetim i rezultatit të sondazhit të Piepolit më 13 mars, ku 49% e të anketuarve thanë se vendimi i Berishës për të injoruar primaret do ndikonte negativisht.
13% e të anketuarve kanë qenë me partitë e vogla, ndërsa 11% kanë zgjedhur opsionin ‚asnjëra‘ ose ‚nuk e di‘
Kur kanë mbetur 45 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, sondazhi i Instituti prestigjoz Italian i statistikave ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv mati dhe sjelljen politike të partive. Të anketuarve iu bë kjo pyetje: Cila forcë politike ka përdorur deri tani më shumë intimidimin ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të SPAK?
Shumica e shqiptarëve nuk kanë asnjë pikë dyshimi. 50% e të anketuarve të sondazhit të realizuar ekskluzivisht nga Report TV në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” thonë se PD e Sali Berishës dhe Aleanca Shqipëria Madhështore kanë përdorur deri tani më shumë intimidimin ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të SPAK.
36% e tyre thanë se është PS-ja
Ndërkohë intimidimi i gjykatësve dhe SPAK nuk është strategji për ‘të vegjlit’ partitë e reja që po garojnë në hyjnë në parlament në zgjedhjet e 11 majit.
Sic tregojnë dhe të dhënat e sondazhit shqiptarët kanë kuptuar mjaft qartë strategjinë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha që përmes presionit publik të intensifikuar deri në kërcënimin me shkrirje të SPAK synon ta paraqesë veten si viktimë të një lufte politike. Ndërkohë ish kryeministri është marrë i pandehur për aferën kundër privatizimit të ish kompleksit Partizani dhe akuzohet për “korrupsion” së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Një pyetje interesante i është drejtuar të anketuarve të sondazhit të Report TV në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli”
Cila parti përdor më shumë shpifjen personale, lajme të rreme e agresivitet verbal kundër gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë?
49% e të anketuarve kanë thënë se është PD dhe Aleanca Shqipëria Madhështore që përdor shpifjen personale, lajme të rreme e agresivitet verbal kundër gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë.
46 % kanë thënë se është PS.
5% është kategoria e të anketuarve që kanë thënë se janë ‘të tjerë’ apo 'asnjëri nga këto'
Shqiptarët besojnë tek qeverisja e Ramës dhe e maxhorancës socialiste si e vetmja forcë politike që ka kapacitetin, forcën dhe vullnetin për tu përballur më mirë me probleme ekonomike sociale dhe të ofrojë siguri në vend. Më pas renditet PD e Berishës. Më pak besim kanë tek partitë e tjera.
E thonë shifrat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me me Institutin ‘Piepoli”, publikuar mbrëmjen e 27 marsit.
40 – 42 % e të anketuarve kanë thënë se është PS që mund të përballojë më mirë probleme si lufta ndaj krimit, ndaj papunësisë, t'i japë vendit rritje ekonimike, të përmirësojë infrastrukturën dhe të mbrojë ambientin. 35 – 36 % kanë thënë se është Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Aleanca e tij me 25 parti (ASHM)
Më pak besim kanë tek partitë e tjera 22- 24%
Të anketuarit e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me me Institutin ‘Piepoli” janë pyetur se cila forcë politike mund të përballet më mirë me problemet kryesore të vendit, siç është lufta kundër korrupsionit'; kundër lajmeve të rreme; ruajtja e pavarësisë e drejtësisë, pavarësisë së shtypit, apo dialogu politik dhe një administrim sa më i mirë i shtetit.
Nga 40 – 42 % e të anketuarve besojnë tek Partia Socialiste si forca që mund ta bëjë, në krahasim me 35- 36 % e të anketuarve që kanë thënë se është Partia Demokratike e koalicioni “Aleanca Shqipëria Madhështore’.
22% - 24 % besojnë tek partitë e tjera.
Cila forcë politike mendoni se mund të përshpejtojë më shumë procesin e integrimit në BE për Shqipërinë?
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të integrojë Shqipërinë në BE brenda 2030 duke i dhuruar shqiptarëve pasaportën e Bashkimit Europian. Duket se ka dhe besimin e shqiptarëve.
Të dhënat e publikuara mbrëmjen e sotme të sondazhit e Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” evidentojnë se 41 % e shqiptarëve besojnë tek Partia Socialiste, në krahasim me 35% që besojnë se mund ta bëjë PD dhe aleanca "Shqipëria Madhështore".
Shumë më pak, 14 % e të anketuarve kanë besim tek partitë e tjera, ndërsa 10% është shifra e të anketuarve që nuk besojnë 'tek asnjë'
Shqiptarët në shumicë nuk kanë besim tek partitë e reja të opozitës. Sipas të dhënave të sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli" të publikuar sot, 61 % e shqiptarëve të pyetur thonë se nuk kanë 'aspak besim' te partitë e reja, ndërsa 16% kanë pak besim.
Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, ku 52% e shqiptarëve të pyetur thanë se nuk kanë 'aspak besim' te partitë e reja sot, 14 ditë më pas, numri i atyre që nuk kanë besim është rritur me 9 %.
Shifrat e tjera: 14 % janë shprehur se kanë ‘shumë besim’, 7% kanë thënë se kanë ‘mjaft’, 16% kanë thënë pak, ndërsa 2% janë përgjigjur ‘nuk dinë të gjykoj”
Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” evidentojnë një tjetër rënie të besueshmërisë tek veprimtaria politike e opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha.
Për 59% e të anketuarve, veprimtaria politike e udhëhequr nga Sali Berisha që ka formuar koalicionin “Aleanca Shqipëria madhështore’ është ‘aspak e besueshme” me një rritje me 4 % nga rezultatet e sondazhit të 13 marsit.
‘Pak të besueshëm’ e shohin 6% e të anketuarve. Vihet re një rritje e lehtë me 2 % rritja e besimit në krahasim me 2 javë më parë, duke shkuar në 18%, por gjithsesi shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë besim te opozita e .Berishës 15% e konsideron ‘mjaft të besueshme’, 2% "nuk di të gjykoj".
Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës? Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me me Institutin ‘Piepoli” tregojnë se 43 % e të anketuarve janë të kënaqur, ndërsa ata që janë të zhgënjyer janë në shifrat e 56%.
Sipas të dhënave të sondazhit, 29% e të anketuarve janë ‘shumë të kënaqur’ një rritje me 1% në krahasim me dy javë më parë.
14 % janë “mjaft të kënaqur’
5 % janë mjaft të zhgënjyer
1% thotë se “nuk di të gjykojë”
I pyetur nga studio nëse ishte matur puna 4-vjeçare e qeverisë apo e dy javëve të fundit nga sondazhi i 13 marsit, Presidenti i Institutit Piepoli, Livio Gigliuto dha këtë shpjegim.
"Objektivi është të fotografosh ndjenjën e opinionit shqiptar si dhe sa ka punuar në vitet e fundit. Këtë kemi matur. Dua të vërej që ka ndryshim të lehtë dhe kjo konfirmon stabilitet të sigurt. Nuk ka ndryshuar shumë por do shohim ecurinë në javët e ardhshme. Të shohim si do të shkojë trendi"tha ai.
Komente

Sa per votat keta i marrin si dikur Enver Hoxha!Ne kete moment jane dy persona Rama dhe Saliu qe ndajne votat dhe te dy jane pengesa e Shqiperise per te bere shtet!Po nuk u ngriten shqiptaret e ndershem me arme ne dore kurre nuk behet shqiperia.Duhet te pakten nja 50 mije njerez te kalojne ne plumb qe te filloje te behet vendi!
PërgjigjuSI MUND TI JEPET VOTA PRAPE RAMES,,,SALIUT,,PAS ARRESTIMEVE TE VELIAJT,,AHMETAJ,,BEQAJ,,,BERISHES,,ETJ....KJO QUHET MARREZI....
PërgjigjuLiken hiqeni nga sondazhi sepse partia e tij garon në koalicion. Siç keni hequr Shabanin që garon me Lapajn.
PërgjigjuPo kto euroatllantiket e lulit ku jon kto.spo i shikoj gjikundi.
PërgjigjuPO FLEJNE GJUME SI GJITHMONE...
Mund te mos na pelqej Rama per shume arsye, por per arsye historike ne kete kohe dhe per te miren tone te perbashket edhe ju qe nuk e pelqeni duhet te votohet PS ne 11 Maj. Me gjithe partite e opozites nuk kemi asnje favor, asnje, te pakten per kete moment qe po kalon bota. Mendoj se gjithe opozita duhet te pastrohet krejt, dhe kjo nuk mund te ndodhi nqs vazhdohet te mbahet me oksigjen me keta karagjoza qe ka sot.
PërgjigjuRamen njeher se votoj me.
PërgjigjuAs un nuk botoj me burr e femij fare fare. Njeri me moster se tjetri. Pastaj endrra jan kushedi nuk dalin si keto sondazhet...
Po nuk votove ti .ps merr merr me shume vot.
Hic mos e voto, voto kermen.