Politikë

EKSKLUZIVE/ Sondazhi III i 'Piepoli & Report Tv' : Veprimtaria e opozitës së Berishës në pikiatë! 59% e shqiptarëve nuk kanë ‘aspak besim’

27 Mars, 21:26| Përditesimi: 27 Mars, 22:13

  • Share

Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” evidentojnë një tjetër rënie të besueshmërisë tek veprimtaria politike e opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha.

Për 59%  e të anketuarve, veprimtaria politike e udhëhequr nga Sali Berisha që ka formuar koalicionin “Aleanca Shqipëria madhështore’ është ‘aspak e besueshme” me një rritje me 4 % nga rezultatet e sondazhit të 13 marsit.

‘Pak të besueshëm’ e shohin 6% e të anketuarve. Vihet re një rritje e lehtë me 2 %  rritja e besimit në krahasim me 2 javë më parë, duke shkuar në 18%, por gjithsesi shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë besim te opozita e .Berishës 15% e konsideron ‘mjaft të besueshme’, 2% "nuk di të gjykoj".


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! PD forcë e dytë, por Berishës 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?