Politikë

Sondazhi III 'Piepoli & Report Tv/ PS me gjeneratë të re në zgjedhje, 42% e shqiptarëve krah strategjisë së Ramës! Vetëm 34% pro listave të Berishës,13% me të vegjlit

27 Mars, 22:57| Përditesimi: 28 Mars, 02:07

  • Share

Në zgjedhjet e 11 majit, PS e Rama po kërkojnë një mandat të katërt të qeverisjes me një ekip tërësisht të rinovuar, ku spikasin shumë figura të reja, ndërsa deputetë të vjetër dhe emra të njohur u lanë në lista të hapura.  

Në krahun e opozitës nuk pati surpriza. Berisha përdori strategjinë e vjetër duke futur në listë besnikët dhe lënë jashtë fituesit e primareve duke zhbërë në këtë mënyrë kredibilitetin e tyre

Pyetjes: Cila forcë politike sipas teje ka bërë zgjedhjet më të mira në strategjinë dhe cilësinë e listave zgjedhore? 

Iu përgjigjën: 
42 % thonë PS-së ka bërë zgjedhjen më të mirë në listë
34 % koalicioni PD- ASHM të Berishës, vërtetim i rezultatit të sondazhit të Piepolit më 13 mars, ku 49% e të anketuarve thanë se vendimi i Berishës për të injoruar primaret do ndikonte negativisht.
13% e të anketuarve kanë qenë me partitë e vogla, ndërsa 11% kanë zgjedhur opsionin ‚asnjëra‘ ose ‚nuk e di‘


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! PD forcë e dytë, por Berishës 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?