Politikë

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv, 45% e qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama

17 Prill, 21:08| Përditesimi: 17 Prill, 21:25

  • Share

1744916474_sondazhiipare.png
Ndërsa ka kaluar vetëm 1 javë fushatë elektorale, Report Tv dhe insituti Piepoli sjellin ekskluzivisht sondazhin e radhës. 45% e shqiptarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e qeverisë, duke ruajtur kështu të njëjtën shifër me sondazhin e një jave më parë.

Konkretisht, 22% deklarojnë se janë shumë të kënaqur dhe 23% janë mjaft të kënaqur. Ndërkohë, 7% janë mjaft të zhgënjyer dhe 47% janë shumë të zhgënjyer. Vetëm 1% nuk kanë një opinion të qartë.


Lajmi kryesor:

Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?