TIRANË- Shqiptarët do t’I besonin sërish kryeministrit Edi Rama për një tjetër mandat në zgjedhjet e 11 majit. Të dhënat e sondazhit të 17 prillit të Institutit italian Piepoli për Report Tv tregojnë tregojnë se PS fiton me 50% të votave. Një javë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale PS vijon të qëndrojë në avantazh. Rama thellon fitoren krahasuar me rezultatet e 2021 që u konfirmua në krye të qeverisë me 48,7% të votave.
Sondazhi i prestigjozes Piepoli i kësaj të enjteje lë në opozitë koalicionin PD-ASHM të drejtuar nga Sali Berisha duke mos kaluar 33-37% të votave, të dhëna të pandryshuara nga anketimi I javës së kaluar më 10 prill, por në rënie të ndjeshme krahasuar me rezultatin e bashkuar të PD-së katër vite më parë në 46.3%.
Forcë e tretë edhe këtë javë mbetet koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, me një rritje të lehtë me të dhënat e 10 prillit, në 7-9% të votave. Forcë e katërt Partia Mundësia e Agron Shehajt, që krahasuar me javën e kaluar ka pësuar një rënie të lehtë në 3.5-5.5%. PSD e Tom Doshit mbetet e qëndrueshme në vlerat 1-3%, duke ruajtur pozicionin e vet në sondazhe pa lëvizje domethënëse gjatë javëve të fundit.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit pëson një rritje ‘simbolike’, duke kaluar nga 0-2% në sondazhin e 10 prillit, në 0.5-2.5% në këtë të fundit. Koalicioni Euroatlantik i Lulëzim Bashës, mbetet në të njëjtin nivel si një javë më parë. Ndërkohë, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Dashamir Shehit nuk e kapërcen pragun 0.5% të votave.
Një javë pas nisjes së fushatës vihet re një rënie e besueshmërisë së elektoratit për opozitën e Berishës. Pjesa dërrmuese e të anketuarve nga Piepoli, ose 64% shprehen se opozita e drejtuar nga Berisha është “aspak e besueshme”. Ndërsa ka një rritje me 3% të besueshmërisë për partitë e reja të opozitës krahasuar me sondazhin e javës së kaluar, ndonëse shqiptarët mbeten sërish skeptikë në masën 56%.
Tashmë që partitë politike po prezantojnë para qytetarëve ofertat e tyre politike, pyetjes së Institutit Piepoli se programin e kujt subjekti njohin më mirë, 45% e shqiptarëve iu përgjigjën se njohin më shumë premtimet e PS të Edi Ramës mbi pagat dhe pensionet. Madje 44% e shqiptarëve ky program I bind më shumë. Ndërsa në vend të dytë me 34% renditet “Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Nga forcat e reja politike, shqiptarët kanë njohje sa i takon programit të Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet", Partia Mundësia e më pas Lëvizja Bashkë.
Ku sondazh i institutit Piepoli u realizua mbi një kampion prej 1211 qytetarëve me të drejtë vote nga data 10 deri në 15 Prill.
Shqiptarët do t’i besonin sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt, sipas të dhënave të sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv. Tashmë që u përmbyll një javë fushatë elektorale, shifrat tregojnë se PS do të fitonte me 46-50% të votave. Avantazhi i PS vijon të jetë i qëndrueshëm, po ta krahasojmë edhe me rezultatet e një jave më parë ku me pothuajse me të njëjtat shifra, 46,5-50,5% do merrte mandatin e katërt. Rama thellon fitoren krahasuar me rezultatet e 2021 që u konfirmua në krye të qeverisë me 48,7% të votave.
Ndërkohë, koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i udhëhequr nga Sali Berisha qëndron në të njëjtat kuota si në sondazhin e mëparshëm (10 prill), duke mos kaluar 33-37%, një rënie e ndjeshme krahasuar me rezultatin e PD-së në vitin 2021, që ishte 46,3%.
Forcë e tretë mbetet koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, i cili sipas rezultateve të sondazhit do të merrte 7-9% të votave, një rritje e lehtë krahasuar me të dhënat e një jave më parë, kur merrte 6.5-8.5%.
Partia “Mundësia” e Agron Shehajt, nga ana tjetër, ka shënuar një ulje të lehtë në sondazhin e 17 prillit, duke kaluar nga 4-6% në 3.5-5.5%, por mbetet forcë e katërt.
Partia Social Demokrate (Tom Doshi) mbetet e qëndrueshme në vlerat 1-3%, duke ruajtur pozicionin e vet në sondazhe pa lëvizje domethënëse gjatë javëve të fundit.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit pëson një rritje ‘simbolike’, duke kaluar nga 0-2% në sondazhin e 10 prillit, në 0.5-2.5% në sondazhin e sotëm. Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, mbetet në të njëjtin nivel si një javë më parë dhe do merrte 0.5-1% të votave. Ndërkohë, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Dashamir Shehit nuk e kapërcen pragun 0.5% të votave.
Sipas sondazhit të fundit të Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli, pjesëmarrja e mundshme në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të jetë mes 50% dhe 54%.
Të pyetur për arsyet se përse nuk do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit,38% e të anketuarve thonë se nuk i intereson politika, 30% thonë se nuk shoh propozime interesante, 16% deklarojnë se nuk kanë akoma mjaftueshëm informacion.
Ndërkohë, 9% thonë se nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjë parti, edhe pse në fakt në këto zgjedhje kemi numrin më të lartë të partive të reja që garojnë. 7% shprehen se “të gjitha partitë janë njëlloj”.
Sondazhi i realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli ka pyetur qytetarët shqiptarë se si duhet të jetë lideri politik ideal që duhet të drejtojë Shqipërinë. Rezultatet tregojnë se shqiptarët kanë pritshmëri të larta dhe kërkojnë mbi të gjitha eficiencë, ndershmëri dhe autoritet.
Plot 99% e të anketuarve mendojnë se një administrator efikas është tipari më i rëndësishëm për një udhëheqës, ndjekur nga një lider i fortë dhe autoritar (98%) dhe i ndershëm (98%). Po ashtu, 97% e qytetarëve kërkojnë që udhëheqësi të jetë i moderuar, ndërsa 92% duan një lider sovranist.
Edhe tiparet shumë liberal (89%), konservator (87%) dhe modern (84%) gjejnë një mbështetje të konsiderueshme.
Qytetarët shqiptarë binden më shumë nga oferta politike e Partisë Socialiste për pagat dhe pensionet. Sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregon se 44% e shqiptarëve janë më të bindur nga premtimet e PS, ndërsa në vend të dytë qëndron Sali Berisha, ku 35% e shqiptarëve shprehen se më shumë i bind programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore për pagat e pensionet.
Në vend të tretë, me një distancë të dukshme, renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt, me 9% të shqiptarëve që besojnë tek premtimet e tij për pagat e pensionet.
Ndërsa, partitë e tjera kanë më pak besueshmëri, 5% e shqiptarëve thonë se i bind programi i Agron Shehajt për paga e pensione, 3% programi i Lëvizjes Bashkë së Arlind Qorit dhe nga 1% për Koalicionin Djathtas për Zhvillim, Partia Social Demokrate dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.
Shqiptarët besojnë më shumë Edi Ramën për kryeministër sesa kreun e PD Sali Berishën.
Në sondazhin e Piepolit, 45% e shqiptarëve kanë votuar se kanë besim te Rama, ndërsa vetëm 34% kanë votuar për Berishën.
Tashmë që partitë politike po prezantojnë para qytetarëve ofertat e tyre politike, Instituti Piepoli iu drejtoi këtë pyetje shqiptarëve: Premtimet elektorale mbi rritjen e pensioneve dhe pagave të cilës forcë njihni më mirë?
Në krye qëndron PS e Edi Ramës, ku 45% e shqiptarëve deklarojnë se njohin premtimet e PS për pensionet e pagat, ndërsa në vend të dytë me 34% renditet “Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Për forcat e reja politike, shqiptarët kanë këtë njohje sa i takon programit për pagat e pensionet:
Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" i Adriatik Lapajt ka arritur të tërheqë 9% të opinionit publik, Partia Mundësia e Agron Shehajt renditet e katërta me 5%, ndërsa Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit merr 3%.
Në fund të listës qëndrojnë me nga 1%: Koalicioni Djathtas për Zhvillim (Dashamir Shehi), Partia Social Demokrate (Tom Doshi), Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha), apo parti të tjera të vogla.
Shifrat tregojnë qartë që PS dhe PD vijojnë të dominojnë diskursin mbi çështjet ekonomike gjatë kësaj fushate elektorale.
Instituti “Piepoli” dhe Report Tv sjellin sondazhin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, partitë e reja sfidojnë dy partitë e mëdha PD dhe PS, duke kërkuar që të zënë vende në Kuvendin që do të dalë pas zgjedhjeve të 11 majit. Por, sa besim kanë shqiptarët tek partitë e reja të opozitës?
Sipas shifrave të sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli, 26% e qytetarëve shprehen se kanë besim te partitë e reja të opozitës – një rritje prej 3 pikësh përqindjeje krahasuar me rezultatet e një jave më parë, 10 prill.
Por pavarësisht kësaj rritje, shqiptarët duket se janë skeptikë për partitë e reja, pasi 56% deklarojnë se nuk kanë aspak besim, 14% thonë se kanë pak besim. Ndërkohë që 8% thonë se kanë shumë besim, 18% mjaft besim, ndërsa vetëm 4% thonë nuk di të gjykoj.
Besueshmëria e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha vijon të mbetet në nivele të ulëta. Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e Sali Berishës. Një rënie me 1% krahasuar me rezultatin e sondazhit të një jave më parë, kur besimi ishte 32%. Këto janë të dhënat që vijnë nga sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, ndërsa partitë politike janë në ditën e 7 të fushatës elektorale të 11 majit.
Por edhe pse në fushatë prej 1 jave, shifrat nuk janë në favor të Berishës dhe opozitës. Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 64% shprehen se opozita e drejtuar nga Berisha është “aspak e besueshme”, ndërsa 4% e konsiderojnë pak të besueshme,
9% deklarojnë se e konsiderojnë “shumë të besueshme”, ndërsa 22% mjaft të besueshme. Ndërsa 1% nuk dinë të gjykojnë.
Ndërsa ka kaluar vetëm 1 javë fushatë elektorale, Report Tv dhe insituti Piepoli sjellin ekskluzivisht sondazhin e radhës. 45% e shqiptarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e qeverisë, duke ruajtur kështu të njëjtën shifër me sondazhin e një jave më parë.
Konkretisht, 22% deklarojnë se janë shumë të kënaqur dhe 23% janë mjaft të kënaqur. Ndërkohë, 7% janë mjaft të zhgënjyer dhe 47% janë shumë të zhgënjyer. Vetëm 1% nuk kanë një opinion të qartë.
Komente
