Qytetarët shqiptarë binden më shumë nga oferta politike e Partisë Socialiste për pagat dhe pensionet. Sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregon se 44% e shqiptarëve janë më të bindur nga premtimet e PS, ndërsa në vend të dytë qëndron Sali Berisha, ku 35% e shqiptarëve shprehen se më shumë i bind programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore për pagat e pensionet.
Në vend të tretë, me një distancë të dukshme, renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt, me 9% të shqiptarëve që besojnë tek premtimet e tij për pagat e pensionet.
Ndërsa, partitë e tjera kanë më pak besueshmëri, 5% e shqiptarëve thonë se i bind programi i Agron Shehajt për paga e pensione, 3% programi i Lëvizjes Bashkë së Arlind Qorit dhe nga 1% për Koalicionin Djathtas për Zhvillim, Partia Social Demokrate dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.
Lajmi kryesor:
Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj
SI.E./ReportTv.al
