Politikë

Sondazhi i Piepolit/ Çfarë lideri politik duan shqiptarët që të drejtojë vendin? Administrator efikas, i ndershëm dhe autoritar

17 Prill, 22:47| Përditesimi: 17 Prill, 22:50

  • Share

1744916576_8.png

Sondazhi i realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli ka pyetur qytetarët shqiptarë se si duhet të jetë lideri politik ideal që duhet të drejtojë Shqipërinë. Rezultatet tregojnë se shqiptarët kanë pritshmëri të larta dhe kërkojnë mbi të gjitha eficiencë, ndershmëri dhe autoritet.

Plot 99% e të anketuarve mendojnë se një administrator efikas është tipari më i rëndësishëm për një udhëheqës, ndjekur nga një lider i fortë dhe autoritar (98%) dhe i ndershëm (98%). Po ashtu, 97% e qytetarëve kërkojnë që udhëheqësi të jetë i moderuar, ndërsa 92% duan një lider sovranist.

Edhe tiparet shumë liberal (89%), konservator (87%) dhe modern (84%) gjejnë një mbështetje të konsiderueshme.


Lajmi kryesor:

Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?